PERLAT PEJGAMBERIKE – 8 –

PERLAT PEJGAMBERIKE – 8 –

0 803

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu dynjanë ia jep atij që e do dhe atij që nuk e do, por Islamin nuk ia jep askujt tjetër vetëm se atij që e do. Andaj atij që Allahu ia ka dhënë Islamin, vërtetë   atë  e ka dashur.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Çudi puna e besimtarit, ajo për të është e tëra hajr. Dhe kjo (specifikë) është vetëm për të (nuk vlen për jomuslimanët). Ashtu që nëse e godet ndonjë e mirë ai falënderon, kjo është mirë për të (sepse fiton sevape). Po nëse e godet ndonjë e ligë ai bën sabër për të, kjo përsëri është mirë për të (sepse fiton sevape).”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sevapi (shpërblimi) i madh është në sprovat e mëdha. Allahu i Madhëruar kur ta do dikë edhe e sprovon, e pastaj nëse ai pajtohet me sprovën, pajtohet edhe Zoti me të (duke u kënaqur me të), e nëse e kundërshton sprovën, hidhërohet Zoti ndaj tij.”

Abdullah bin Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  thotë se njëherë Pejgamberi,- alejhi selam!,- u kthye me fytyrë prej nesh dhe na tha: “O ju muhaxhirë (shokët e tij të shpërngulur nga Meka)! Pesë gjëra nëse ju sprovoheni me to, e unë kërkojë nga Allahu që ju mos t’i zini ato (të mos ndodhin derisa të jeni ju gjallë:

Nuk ndodh që të përhapet imoraliteti –zinaja-, e ta bëjnë atë haptazi, e që nuk do të përhapën tek ta epidemi dhe sëmundje të ndryshme, të cilat nuk kanë qenë të njohura më parë në gjeneratat e kaluara.

Nuk ndodh që një shoqëri ta pakësojë peshojën (të bëjë mashtrime në peshojë), e që të mos goditen me thatësi, jetë të vështirë dhe pushtet të vrazhdë.

Nuk ndodh që një shoqëri ta ndalë zekatin e pasurisë ë tyre, e që të mos ua ndalë Allahu shiun nga qielli, dhe sikur të mos ishte hatri i shtazëve, nuk do të kishte lëshuar shi fare.

Nuk ndodh që një shoqëri ta thyejë besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e që Allahu të mos ua çojë një armik të jashtëm, i cili ua merr një pjesë të pasurisë së tyre.

Dhe nuk ndodh që prijësit e një shoqërie të mos gjykojnë me sheriatin e Allahut, e që Allahu të mos fus mes tyre përçarje dhe urrejtje.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodh që tek një popull (një shoqëri) të përhapet kamata  e që të mos ia bëjnë vetes së tyre hallall (të lejuar) dënimin e Allahut.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu kënaqet me robin e Tij kur ai e fut kafshatën e bukës në gojë dhe për të falënderon Allahun, ose pinë ujë dhe falënderon për të Allahun.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Ai, i cili pasi të ushqehet (pasi të ha bukë) thotë: Elhamdulilah që më ushqeu me këtë ushqim dhe më furnizoi me të mirat e Tij, pa mundësinë dhe aftësinë time, do t’i falen atij gjynahet që i ka bërë më herët.”

Transmeton Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se: “Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,-  falte namaz (nafile natën) derisa iu ajën këmbët (nga qëndrimi gjatë në këmbë) e Aishja i tha: O i Dërguar i Allahut, pse po e mundon veten kaq shumë, përderisa Allahu t’i ka falur të gjitha mëkatet? Ai ia ktheu: “Oj Aishe, a të mos jem rob falënderues!?”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha një herë Muadhit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “O Muadh, unë të dua ty shumë, andaj mos harro të thuash pas çdo namazi: O Zot më ndihmo që të të përkujtoj Ty, të të falënderoj Ty dhe të të adhuroj Ty (ashtu siç Ti je i kënaqur).”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai që nuk falënderon për pak, ai as për shumë nuk falënderon. Dhe ai që nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon as Allahun. Të folurit për dhunti të Zotit është falënderim (shukr) dhe heshtja ndaj saj është kufër (mohim) i atyre dhuntive. Uniteti (xhemati) është rahmet, ndërsa përçarja  është  dënim .”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

 Mishkatu Mesabih 3/1392, nr. 4994.

 Muslimi: 2999.

 Tirmidhiu nr.2396, dhe ka thënë: Hasen garib. Ndërsa Albani ka thënë: Hasen sahih.

 Ibën Maxhe:. 4019. Shejh Albani e ka bërë hasen (të mirë).

 Transmeton Imam Ahmedi: 3809. Hejthemiu në “Mexhmeu ez-Zevaid” 4/118 ka thënë: Transmeton Ebu Ja’la me sened të mirë. Shejh Albani në “El-Xhamiu es-Sahih” : 5510 ka thënë:  Është i mirë (hasen).

 Muslimi: 2734

 Tirmidhiu: 3458 dhe ka thënë: Hasen garib. Ndërsa Shejh Albani ka thënë: Hasen.

 Buhariu :4837, Muslimi: 2820.

 Buhariu:4837, Muslimi: 2820.

 Ahmedi: 4/278 dhe Ahmed Shakiri: 18362 ka thënë: Hadithi është Sahih.