PËRMENDJA E ALLAHUT DHE AGJËRUESI

PËRMENDJA E ALLAHUT DHE AGJËRUESI

0 456

Allahu i Madhëruar, thotë : “Vërtetë zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Rra’d: 28).

Përmendja e Allahut, është më e madhja e adhurimeve, Allahu e di se çfarë veproni ju.” (Ankebut: 45).

Pra më kujtoni (përmendni) Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.” (El Bekare: 152).

O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab: 41-42).

Besimtarët e përmendin shpesh Allahun, ndërsa munafikët e përmendin pak dhe me syefaqësi.

Allahu, e përshkruan gjendjen e tyre në Kur’an:

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa: 142 ).

Një njeri erdhi tek Hasan el Basriu dhe i tha: Vuaj nga ashpërsia dhe ngurtësia e zemrës, më trego ilaçin? Hasan el Basriu, i tha: “Zbute dhe çliroje zemrën tënde me përmendjen e Allahut.”

Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Le të jetë në vazhdimësi gjuha jote e lagur duke përmendur Allahun.” ( Tirmidhiu ).

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Allahun, është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.” (Buhariu ).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Me të vërtetë do të vijë në ditën e Gjykimit një burrë i madh dhe i shëndosh , e nuk do të peshoj tek Allahu, as sa një krah i mizës.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Selefi, thonin: “Përmendja e Allahut është shërim për zemrën e muslimanit, kurse përmendja e njerëzve êshtë sëmundje për zemrën e muslimanit.”

Ibn Kajimi, rahimehullah, thotë : “Përmendja e Allahut është dera më e madhe e hapur ndërmjet robit dhe Allahut, përderisa robi nuk e mbyll atë me gafletin(pakujdesin) e tij.”

Vazhdon, Ibn Kajimi dhe thotë : “Nuk ka dyshim se shtëpitë në Xhenet ndërtohen me përmendjen e Allahut .”

Allahu i Madhëruar, thotë : “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. (Enbija: 47 ).

E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” ( Zelzele: 7 – 8 ).

Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit! ( Al Imran: 190 – 191 ).

Vëlla i nderuar agjërues : Dije se ai që e njeh Madhështinë e Allahut, ai e përmend shpesh Atë, ndërsa ai që nuk e njeh Madhështinë e Allahut e përmend pakë Allahun. Kush e përmend shpesh Allahun, aludon se është i sinqertë me Allahun. Kush e pakëson përmendjen e Allahut, aludon se njeriu i tillê nuk është i sinqertë me Allahun.

Dobitë e përmendjes së Allahut :

1. Përmendja e shpeshtë e Allahut, ngritë gradat muslimanit në dunja dhe ahiret.

2. Përmendja e Allahut shlyen mëkatet.

3. Pastron zemrat nga syefaqësia dhe mendjemadhësia.

4. Qetëson zemrat.

5. Sjell lumturi dhe furnizim.

6. E afron muslimanin tek Allahu.

7. Ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Allahut.

8. Është nga ibadetet më madhore dhe më të dashura tek Allahu.

9. Forcon lidhjet mes robit dhe Allahut.

10. Shkak për faljen e mëkateve dhe fitimin e shpërblimeve të panumërta.

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NUK KA KOMENTE

KOMENTO