Përshëndetja për dore me gratë me të të cilat e ke të lejuar martesën?

Përshëndetja për dore me gratë me të të cilat e ke të lejuar martesën?

0 2125


Përshëndetja për dore me gratë me të të cilat e ke të lejuar martesën?

Pyetësi:

-A lejohet përshëndetja për dore me femrat e moshërritura?

Përgjigje:

-Këtu ka një sqarim: nëse gratë janë prej atyre që e ke haram martesën me ato si për shembull nëna, bija, motra, halla etj. lejohet.

Nëse  bëhet fjalë për ndonjë grua që e ke hallall martesën me të, atëherë përshëndetja për dore me të është haram, sepse një grua e ka zgjatur dorën ta përshëndes Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe i tha asaj: “Me të vërtetë unë nuk i përshëndes gratë për dore”[1],

Gjithashtu Aishja –Allahu qoftë e kënaqur me të!- ka thënë: “ Jo, pasha Allahun, dora e Pejgamberit asnjëherë nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje (të huaj)”[2],

Kështu që kjo është haram sepse pastaj shkaktohen provokime ndërmjet dy gjinive.[3]

  Shejh AbulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Hadithi sahih, Ibn Maxhe, faqe 145, hadithi nr 2323

[2] Hadith sahih, Ibn Maxhe  faqe 145, hadithi nr 2324

[3] Burimi: Nga faqja zyrtare e Shejh bin Bazit –Allahu e mëshiroftë!-, Mexhmua el Fetava vel mekalat mutenevia- pjesa 6