“PO TI NUK KE PËRGJEGJËSI, PSE AI NUK PASTROHET”

“PO TI NUK KE PËRGJEGJËSI, PSE AI NUK PASTROHET”

0 1192

Sa famëmadh që është Kur’ani, sa të bukura që janë ajetet e sa të ëmbla janë shprehjet dhe sa  të qarta porositë e tij! Kam medituar rreth këtij ajeti e sikur e dëgjoj për të parën herë, e disa vëllezër tani thonë: Duhet patjetër të pastrohemi!


I Dërguari –salAllahu alejhi ve selem- ishte i preokupuar në thirrjen e një personi me pozitë të lartë tek Kurejshët,  në atë kohë i erdhi Abdullah ibn Umi Mektum i cili ishte i verbër –radijallahu anhu- e thoshte: “O i Dërguar i Allahut! Më mëso nga ajo që të ka mësuar Allahu! Ndërsa Pejgamberi –salAllahu alejhi ve selem- e refuzoi atë dhe u drejtua kah personi jobesimtar duke shpresuar se do ta pranon Islamin, atëherë zbriti qortimi i ashpër hyjnorë nga shtatë kat qiej: “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti, Dhe meqë ai frikësohet, E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij), Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.” Abese, 1-11.

I Lartësuar qoftë Allahu! Çfarë bëri i Dërguari i Allahut! Ai vetëm se dëshiroi një dobi të madhe për Islamin dhe muslimanët, e i dha përparësi para dobisë më të vogël, u përkujdes në udhëzimin e personit me pozitë të lartë prej prijësve të fisit Kurejsh,  ngase në udhëzimin e tij kishte dobi të madhe për muslimanët, përforcim për ta, dhe mbrojtje nga dëmi që u vinte në kohë kur u shtuan vuajtjet dhe u ngushtua liria e tyre.

Ndërsa personit të verbër e të dobët, nuk i bën dëm atij e aspak Islamit derisa i Dërguari i Allahut të përfundonte thirrjen e tij, ngase ai është njeri besimtarë, e as që ka dëm që refuzoi ate për qëllimin bujar që kishte, kështu duket për shikuesin, mirëpo ҫështja nuk është e tillë në peshoren e qiellit.

Kujdesi për udhëzimin e njerëzve, posaqërisht atyre me pozitë prej të cilëve shpresohet pranimi i Islamit ose udhëzimi i tij, për dobi të madhe të Islamit dhe muslimanëve është prej obligimeve më të mëdha  dhe më të rëndësishme fetare, dhënia përparësi dobive të mëdha të përgjithshme para dobive të vogla individuale është urdhër me të cilin ka ardhur sheriati duke e pëlqyer dhe porositur këtë, mirëpo kushtëzohet që të mos shkakton lërje të një obligimi prej obligimeve të fesë, apo tejkalim diҫ prej kufijve të saj, ngase sheriati i gjithë është i ndërtuar mbi realizimin e dobive dhe largimin e dëmeve.

Sa shumë që jemi nevojtarë të meditojmë rreth këtij ajeti në fillim të sures “Abese” në këtë kohë ku është përhapur e ashtu quajtur fikhu i lehtësimit, i cili përmban në shumë raste dhënien përparësi dobisë para tekstit, kërkimi i lehtësimeve dhe thënieve të dobëta të cilat pajtohen me nevojat e njerëzve sot dhe nxitjen e tyre për në fe (ashtu siҫ pretenduan), ne kemi paramendim të mirë për njerëzit e tillë mirëpo synimi nuk e arsyeton  ҫdo mënyrë.

Kjo metodologji kishte gjurmë negative të demonstruara me vepra, prej tye: Konsiderimi harameve të vogla, mangësia në kryerjen e obligimeve, mosndalimi i disa ndalesave, posaqërisht kur janë dakord me epshin në shiprt dhe fenë e dobët, më e rezikshme prej këtyre gjërave se ndoshta ka ofruar vendin për pranim të ideoloxhisë së irxhasë e cila po ringjallet përsëri.

Tani po i cek disa pika të rëndësishme, që nuk janë të panjohura për lexuesin e nderuar, ato janë:

1-Se sheriati ëshët i ndërtuar mbi nocionin lehtësim dhe butësi “nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi” Haxh 78 Apak nuk ka nevojë për më tepër lehtësim.

2-Duhet që feja të shfaqet ashtu siҫ ka zbritur nga Allahu “  E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai” Kehf 29, duke pasur parasyshë mënyrat e shkallëzimit gjatë thirrjes.

3-Çdo dobi që e kundërshton një tekst të Kuranit apo hadithit, ose ixhmanë është dobi e anuluar, nuk konsiderohet si e tillë dhe ҫdo dobi e vërtetuar nuk lihet për ndonjë dobi të imagjinuar, deh sheriati është më e njohur për dobitë sesa mendja.

4-Ky sheriat i tolerancës është i vlefshëm për ҫdo kohë eҫdo vend, nuk ka në te vështirësi e as lodhje, mund që muslimanët e kësaj kohe t’u përmbahen kufijve të saj dhe shfaqjen e riteve në shumë prej vendeve.

5-Prej rregullave të sheriatit për të cilat janë unanim është Gjërat e domosdoshme i bëjnë të lejuara ndalesat, kur njeriu është në gjendje të rëndë të le një obligim apo të vepron një ndalesë atëherë kjo atij i lejohet, mirëpo gjërat e domosdoshme përcaktohen me kufijtë kohën dhe vendin, dhe nuk u lehtësohet me to gjithë njerëzve.

6-Në lehtësimin nuk shohim ndonjë gjurmë të qartë gjatë thirrjes së jomuslimanëve ose gjatë pendimit të mëatarëve, por jobesimtarët dhe mëkatarët e përbuzin atë që bën lajka në fenë e tij.

Kjo ishte një ndalje e shkurtë rreth këtij ajeti.

Dhe për në fund e lus Allahut që të vërtetën të bën ta shohim si të vërtetë dhe të na mundëson atë ta pasojmë dhe të pavërtetën ta shohim si të pavërtetë dhe të na mundëson të largohemi prej saj.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM