POLEMIKA NË ISLAM

POLEMIKA NË ISLAM

0 601

Njeriu si qenie sociale u krijua me aftësi dhe instikte të veçanta në mënyrë që të përmbush misionin hyjnor- mëkëmbës i fjalës së Zotit në tokë.

Ai ushtron ndikimin e tij në shoqëri por edhe ndikohet. Shpreh argumentat e tij, rreh mendimet me të tjerët dhe formon bindje e botëkuptime për dukuri të caktuara. Kjo marrëdhënie e tij me shoqërinë manifestohet shpesh nëpërmjet polemikave. Pra, njeriu polemikën e ka pjesë të natyrës së tij. Allahu thotë në Kuran: “Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu, më shumë se çdo tjetër është polemizues” (Kehf:58)

Parashtrohet pyetja: polemika në këndvështrimin islam, është diçka pozitive apo negative?

Në Kuran gjejmë pak raste ku polemika përmendet në kontekst pozitiv, të tjerat janë të gjitha konotacione negative, prej tyre:

1. “Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri” (Ankebut: 46)

2. ‎”Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? Allahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.” (Bekare: 66)

3. ‎”…mos polemizo për numrin e tyre përpos ashtu në tërësi (për thelbin duke shmangur hollësitë), dhe askë mos e pyet për ta” (Kehf: 22)

Këto ajete kuranore përmendin karakteristikat e polemikës pozitive e që janë: sjellja e mirë dhe konstruktiviteti, dituria rreth çështjes për të cilën polemizohet dhe trajtimi i thelbit. Kjo polemikë nuk shoqërohet me hasmëri dhe është e pranishme mes dijetarëve, mendjendriturve dhe të edukuarve.

Polemika negative karakterizohet me: fanatizëm, jokorrektësi, hasmëri, inat, fyerje dhe kritika personale etj. Këto polemika janë shumë të pranishme në mesin e injorantëve, të paedukuarve, të mllefosurve dhe pasuesve të epshit.

Të gjitha tekstet fetare qortuese të polemikës, flasin për polemikën negative. Muhamedi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të thotë: “nuk devijon nga e vërteta një popull vetëm se nga shtegu i polemikës – pastaj lexoi ajetin kuranor: “Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë” (Zuhruf: 58)

Burimi: albislam.com

Hoxhë Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 145

0 352

NUK KA KOMENTE

KOMENTO