POROSI DHE KËSHILLA PËR HAXHILERËT

POROSI DHE KËSHILLA PËR HAXHILERËT

0 2452

Vëlla i nderuar haxhi!

Të këshilloj me disa këshilla, duke e lutur Allahun që të bëjnë dobi ty në shtëpinë e pastër (Qaben), duke shtuar adhurimin tënd dhe duke u larguar nga mëkatet.

Këshilla e parë: Kujdesu që t’i falësh pesë kohët e namazit në Qabe, ji prej tyre që prezentojnë para ezanit në Qabe si dhe ji i përkushtuar gjatë faljes së namazit tënd.

Këshilla e dytë: Lexoje shumë Kur’anin, sepse leximi i Kur’anit është një nga shkaqet kryesore të cilat e ofrojnë robin tek Allahu xhele ue ala. Shtoje leximin e Kur’anit shumë, sidomos gjatë kohës së haxhit.

Këshilla e tretë: Namazi në Qabe llogaritet sa 100.000 mijë namaze karshi namazit në xhamitë e tjera. Andaj, kujdesu fali edhe nafilet (namazet vullnetare). Nëse dëshiron të jesh në shoqërinë e Muhamedit alejhi selam në xhenet duhet të bësh sa më shumë sexhde. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ” Ndihmoje veten tënde me shumë sexhde.” (Muslimi).

Këshilla e katërt: Prej punëve më të mira është edhe ruajtja dhe bërja e dhikrit së mëngjesit dhe mbrëmjes. Nëse nuk e ke mësuar përmendsh, atëherë lexoje përmes libërthave të ndryshëm, si mburoja e muslimanit, etj.

Këshilla e pestë: Ruaje veten tënde nga fjalë e këqija, përgojimi, rrena, bartja e fjalëve. Kujdes mos e ofendo asnjë njeri me gjuhën tënde. Mos harro, se në haxh apo Meke shpërblimet shumëfishohen, por edhe mëkatet zmadhohen tek Allahu xhele ue ala.

Këshilla e gjashtë: Shpejto o vëlla dhe pendohu tek Allahu xhele ue ala për mëkatet tua dhe të kaluarën tënde. Hape fletën e re dhe të bardhë të jetës tënde. Mbushe me iman dhe vepra të mira.

Këshilla nga Imami i Qabes Shejh Dr. Abdurrahman ibn Abdulaziz es Sudejsi Allahu e ruajt

Nga arabishtja: Suad Shabani 30.09.2014.

GJITHASHTU NË ALBISLAM