POROSIA E MIKUT PËR MIKUN

POROSIA E MIKUT PËR MIKUN

0 647

Kështu e porosit dosti dostin dhe miku mikun, po ne !?

Prej Ebu Dherrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: “Miku im (Pejgamberi,-  alejhi selam!),-  më ka porositur:
1. Të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t’i shikoj ata që janë më poshtë se unë.
2.  T’i dua të ngratët dhe të rrij me ta.
3.  Të sillem mirë me të afërmit dhe t’i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën.
4.  Të them të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur.
5.  Po ashtu më ka porositur që sa më shumë të them.
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo është një arkë me gjëra të çmuara nga arkat e Xhennetit”.

Transmetojnë Taberaniu dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij.

Përkthim.

Suad Shabani.
Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM