POZITA E MORALIT TEK GJENERATAT E ARTA 3/3

POZITA E MORALIT TEK GJENERATAT E ARTA 3/3

0 2018

Imam Gazaliu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Morali i mirë është  cilësi e të zgjedhurve të Allahut (të dërguarve), vepër specifike e të drejtëve (çiltërve), realizim i shenjave bazike të  kësaj feje, fryt i të devotshmëve dhe adhuruesve të dalluar (të përkushtuar në ibadet). Ndërsa, sa i përket moralit të keq, është sëmundje vdekjeprurëse, dënim i pakontestueshëm, paturpësi e shëmtuar, humbje e qartë, ves i keq i cili të largon nga mëshira e Zotit të Gjithësisë, është kabllo lidhëse mes pronarit të moralit të keq dhe shejtanëve, dhe është derë e hapur drejt zjarrit të Allahut të ndezur fortë: “Është zjarri i Allahut i ndezur fort. Që depërton deri në loqkë të zemrës. Ai i mbyll ata dhe ua zë frymën. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.” (Sure Humeze, ajeti 6 deri tek ajeti 9)

I mjafton poseduesit të moralit të mirë se ai është nderuar me këtë begati nga Allahu xhele shanuhu, e cila është cilësi e të zgjedhurve të Allahut dhe të sinqertëve, ndërsa  poseduesi i moralit të keq e udhëheq veten e tij në dynja dhe ahiret, drejt dënimit të dhembshëm të zjarrit të xhehenemit, Allahu na ruajt!

Morali i mirë e dërgon robin e Allahut drejtë shijimit të begative në dynja dhe ahiret, drejt xhenetit të Allahut, takimin me pejgamberwt, sinqertit, shehidët dhe të mirët. Ndërsa, morali i keq është sëmundje e zemrës, largim nga shoqërimi me evlijat e Allahut, largim nga xheneti dhe afrim kah zjarri i xhehenemit, dëshpërim në dynja dhe në ahiret.

Janë të shumta argumentet fetare, të cilat na urdhërojnë në edukimin dhe pajisjen tonë  me moral të lartë dhe të pastër fetar.

Allahu xhele veala për të zgjedhurin e Tij, Muhamedin alejhi selam, ka thënë: “Vërtetë, ti (Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!” (Sure Kalem, ajeti 4)

Pastaj, Allahu xhele veala na bëri të qartë se shkallët e xhenetit janë të ndryshme, e kush dëshiron të ngritet në shkallët e larta të xhenetit, atëherë duhet ta pastrojë veten (nefsin) e tij nga morali i keq e të pajiset me moral të lartë.
Në lidhje me këtë, thotë Allahu në Kur’an: “(Do ta presin) Xhenete të Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjë dhe aty do të jenë përgjithmonë, Ky është shpërblim i atij që e ka pastruar dhe ruajt veten e tij.” (Sure Taha, ajeti 76).
Dhe, kjo është ajo që kanë thirrur të gjithë të dërguarit e Allahut popullin e tyre.

Kujto, kur Musai alejhi selam i bëri thirrje dhe i tha Faraonit, mallkimi i Allahut qoftë mbi të: “E ke ndërmend të pastrohesh. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti tia kesh frikën Atij! (Sure Naziat,18-19).

Vehb bin Munebeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shembulli i atij që posedon moral të keq është sikurse shembulli i qeramikës së thyer, të cilën as nuk mund ta arnosh (ta kthesh në pozitën që ka qenë më herët), as s’mund ta rikthesh në argjile.”

Jusuf bin Esbat, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shenjat e moralit të mirë janë dhjetë: grindjet e pakët, drejtësia, mos kërkimi tepërt i lukseve, ruajtja nga gjynahet, mos justifikimi i gjynaheve, ruajtja nga dëmtimi i krijesave, qortimi dhe fajësimi i vetvetes e jo tjerëve, preokupimi me të metat e veta, e jo me të tjerëve, respektues ndaj të vegjëlve dhe të moshuarve, të folurit me butësi si me atë që është mbi të ashtu edhe me atë që është ndër të”.

Ebu Hafs, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Edukata dhe morali i jashtëm i robit të Allahut është një lloj dëshmie se edhe brendësia (zemra) është e shëndoshë dhe e pastër”.(Medarixh es Salikin, vëllimi 2, faqe 428).

Edukata dhe morali e bëjnë të dalluar robin e Allahut, të veçantë në çdo vend, përmendet pas vdekjes tek robërit, për shembull, të mirë një kohë të gjatë, dhe kushdo që ndalet dhe mendon e vëren se nevoja e robit të Allahut për edukimin e vetvetes është prej gjërave kryesore, dhe nëse moralit ia bashkëngjit veprat e mira zbukurohet edhe më shumë, me moral bëhen dallimet mes njerëzve, jo çdo herë njeriu ka respekt tek krijesat, për shkak diturisë, diplomave, mirëpo me dituri njeriu ka mundësi të arrin shkallë të larta të moralit”.

Shokët e Abdullah ibn Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, udhëtonin me të, shikonin në qetësinë dhe butësinë  e tij, udhëzimet, moralin, edukatën dhe u mundoheshin t’i ngjasojnë në çdo gjë Abdullah ibn Mesudit”. (Garibil hadith,Kasim ibn Selam, vëllimi 3 faqe 383,384) dhe (el i’lam bihurmetil ilm fq.142).

Fund

Autor: Hatib el Bagdadi Allahu e mëshiroftë
Përktheu – Suad Shabani
Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM