PREJ SHENJAVE TË MËDHA TË KIAMETIT

PREJ SHENJAVE TË MËDHA TË KIAMETIT

0 336

Ebu Hurejra, Allahuq qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk do ndodh Kiameti, deri sa të lind dielli nga perëndimi, e pasi që të lind nga perëndimi gjithë njerëzit do besojnë, mirëpo atë ditë: “atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij.” (En Am, 158). Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Lindja e dielit nga perëndimi është një prej ndodhive të mëdha, e cila kur të ndodh do i shtang e i trishton të gjithë banorët e tokës, ta dini se Kiameti do vije, nuk ka dyshim në të, që të gjithë do besojnë kur të shohin këtë argument të qartë të cilin nuk mund ta ndryshojnë, por, kthimi dhe besimi i tyre në atë kohë nuk u bën dobi aspak, ngase Allahu nuk pranon pendimin e të penduarit e as keqardhjen e pishmanit të asaj kohe.

Dobi nga hadithi

  1. Prej shenjave të mëdha të Kiametit është lindja e diellit prej perëndimi.
  2. Mos pranimi i besimit të një jobesimtari, e as pendimit të mëkatarit pasi që të lind dielli prej perëndimit.

HADITHI I TRIDHJETË E NJË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM