PSE FILLON EZANI ME “ALLAHU EKBER” …?

PSE FILLON EZANI ME “ALLAHU EKBER” …?

0 3326

A e ke pyetur ndonjë ditë veten, se pse ezani fillon me shprehjen Allahu Ekber (Allahu është më i madhi), dhe nuk fillon me ndonjë shprehje tjetër, si Subhanallah, apo Esh-hedu en la ilahe il-lAllah??

Fshehtësia e saj gjendet në këtë ajet të sures Xhumua, ku Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!”. Xhumua 9.

Pra, qëllimi i zgjedhjes së kësaj shprehjeje nuk është vetëm se tërheqja e vërejtjes së dëgjuesit, por është edhe vetëdijesimi i tij, se Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjet në atë moment, se çdo gjë që e preokupon atë nga preokupimet e dynjasë.

Nëse je duke mësuar dhe duke përsëritur, dije se Allahu është më meritor t’i përgjigjesh, se sa ta vazhdosh leximin.

Nëse je duke mbjell apo duke korrur, dije se Allahu është më i madh që t’i përgjigjesh, sesa të preokupohesh me tokën dhe frytet e saj.

Nëse je duke bërë shitblerje, Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjesh, se sa të merresh me tregti në atë moment edhe nëse e di se fiton nga ajo tregti.

Për këtë arsye shprehja Allahu Ekber, është ajo më e mira që e dëgjojmë derisa të jemi gjallë.

Sa herë që e dëgjojmë ezanin dhe i përcjellim e i përsërisim fjalët e myezinit, dhe tek shprehja “Haja alas-salah, haja alal felah – Ejani në namaz, ejani në shpëtim”, themi La havle ue la kuvete il-la bil-lah (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut), kërkojmë ndihmë nga Allahu i Madhëruar që ta praktikojmë këtë fe dhe sheriat.

Me përcjelljen e ezanit, ti vetëm se e vërteton dhe e pranon shpirtërisht se, çdo gjë që thuhet nga ezani, përputhet me atë që gjendet në gjoksin tënd nga bindja dhe e vërteta.

Ngutja dhe nxitimi për në namaz, është vërtetim praktik i të nxituarit në veprimin e urdhëresave të Allahut dhe mos neglizhencën e tyre.

Si mendoni, a jemi ne nga ata!?

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com