Pse muslimanët i therin kafshët për të ngrënë mish?

Pse muslimanët i therin kafshët për të ngrënë mish?

0 604

Pyetja 1: Vrasja e kafshës është një akt dhe vepër e pamë­shir­­sh­me. Atëherë përse muslimanët konsumojnë ushqim jo-vegjetativ?

Përgjigje: ‘Vegjetarianizmi’ tashmë është një lëvizje e njo­hur në botë. Madje ka shumë prej atyre që këtë lëvizje e ndër­lidhin me të drejtat e kafshëve. Ç’është e vërteta një numër i madh i njerëzve konsumimin e mishit dhe të produkteve të tjera jo-vegjetative e konsiderojnë si shkelje të të drejtave të kaf­shëve. Feja Islame urdhëron falje dhe mëshirë për të gjitha krijesat e gjalla. Në të njëjtën kohë Islami është ai që mbron faktin, se Allahu e ka krijuar tokën si dhe mrekullitë e saj; flo­­rën dhe faunën, për t’i sjellë dobi mbarë njerëzimit. Nje­rë­zimi duhet t’i shfrytëzojë me maturi të gjitha resurset në këtë botë, si begati hyjnore dhe amanet nga Allahu. Le të shi­kojmë në disa aspekte të tjera të këtij argumenti.

Muslimani pavarësisht nga të qenit vegjetarian i pastër mund të jetë një musliman i mirë. Nuk është e domos­dosh­me për një musliman që të ushqehet me ushqime jo-vegjetative.

Sidoqoftë Kurani e lejon muslimanin, që të ushqehet me ush­­qime jo-vegjetative. Vargjet kuranore në vijim janë argu­ment ndaj këtij realiteti:

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kaf­shëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Kur jeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.”[1]

“Ai i ka krijuar kafshët për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rro­ba të ngrohta dhe dobi të tjera. Dhe prej tyre ju ushqeheni.”[2]

“Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre dhe nxirrni shumë dobi të tjera.”[3]

Ushqimi jo-vegjetativ është një burim i shkëlqyeshëm pro­tei­nash. Biologjikisht ai përmban proteina të plota, d.m.th. tetë aminoacidet thelbësore, të cilat nuk janë të sintetizuara nga trupi dhe si të tillë duhet të bëjnë pjesë në dietë. Mishi gjithashtu përmban hekur, vitaminën B1 dhe niacin.

Nëse i vrojtoni dhëmbët e kafshëve barngrënëse (herbivorous animals), si fjala vjen, lopa, dhia dhe delja do të gjeni diçka të ngjashme dhe të habitshme tek të gjitha ato. Të gjitha kë­to kafshë zotërojnë një grup dhëmbësh, të cilët janë të rraf­shët, me fjalë të tjera, këta dhëmbë janë të përshtatshëm për ushqime bimore.

Nëse i studioni dhëmbët e kafshëve mishngrënëse (carni­vo­rous animals), si luani, tigri, leopardi, të gjithë këta zotërojnë një grup dhëmbësh të mprehtë, të përshtatshëm për të përtypur mish. Nëse analizoni grupin e dhëmbëve të nje­rëzve do të vëreni se ata kanë dhëmbë të rrafshët dhe në të njëjtën kohë edhe të mprehtë. Si rrjedhojë, ata zotërojnë dhëm­bë, të cilët përshtaten për të dy llojet e ushqimeve barishtoret dhe mishin e që quhen “omnivorous”, dhëm­­bë që përtypin gjithçka.

Dikush mund të parashtrojë pyetjen, nëse Allahu i Ma­dhë­rishëm ka dashur që njerëzit të ushqehen vetëm me pe­ri­me, atëherë përse na pajisi me dhëmbë të mprehtë? Është më se e logjikshme, që Allahu ka planifikuar, që ne mund të ush­qehemi dhe të kemi nevojë për të dy llojet e ushqimeve, vegjetative dhe jo-vegjetative.

Sistemi tretës i kafshëve barngrënëse mund të tretë ve­tëm barishtoret. Sistemi tretës i kafshëve mishngrënëse mund të tretë vetëm mishin. Mirëpo për sa i përket sistemit tretës të qe­nieve njerëzore, ai ka mundësi dhe fuqi të hajë dhe të tretë të dyja ushqimet, vegjetative dhe jo-vegjetative.

Disa religjione e kanë pranuar dhe miratuar sistemin vegje­tativ, si një normë të dietës për faktin se ata janë krejtësisht kundër vrasjes së gjallesave. Po qe se një person mund të mbi­jetonte pa mbytur asnjë gjallesë, atëherë unë do të isha personi i parë që do të miratoja një mënyrë të tillë jetese. Në të kaluarën njerëzit mendonin se bimët nuk kanë jetë, me fjalë të tjera, ato janë qenie të pajetë. Sot, është fakt mbarë­bo­tëror, se edhe bimët kanë jetën e tyre. Prandaj logjika e tyre për të mos mbytur gjallesa nuk mund të rea­li­zohet e as të përmbushet madje edhe duke qenë vegjetarian i pastër.

Ata argumentojnë se bimët nuk mund të ndiejnë dhimbje, kështu që të vrasësh një bimë krimi është më i vogël në kra­hasim me vrasjen e një kafshe.

Sot shkenca na tregon se madje edhe bimët ndiejnë dhim­bje. Mirëpo të qarët e bimëve nuk mund të dëgjohet nga qeniet njerëzore. Kjo ndodh për shkak të pamundësisë së veshit njerëzor për të dëgjuar zëra të cilët nuk janë në nivelin e zërave të dëgjueshëm d.m.th. 20 Herc- 20.000 Herc.

Çdo gjë që është më poshtë dhe mbi këtë nivel nuk mund të dëgjohet nga krijesa e quajtur njeri. Një qen mund të dëgjojë deri në 40,000 Herc. Prandaj ekzistojnë fishkë­lli­ma të qenve të heshtur, të cilët kanë frekuencë prej më shu­më se 20.000 Herc dhe më pak se 40.000 Herc. Fishkë­lli­ma të tilla mund të dëgjohen vetëm nga qentë dhe kurrsesi nga qeniet njerëzore. Qeni është në gjendje të njohë fishkë­lli­mën e pronarit dhe menjëherë shkon tek ai. Në SHBA, një fer­mer kishte bërë një hulumtim, i cili kishte zbuluar një ins­tru­ment, përmes të cilit konvertonte të qarët e bimëve në mënyrë që të dëgjohej nga qeniet njerëzore. Ai ishte në gjen­­dje që të kuptojë menjëherë kur bimët qanin për ujë. Hu­lumtimet e fundit tregojnë, se bimët mund të ndihen të lum­tura dhe të pikëlluara, ato gjithashtu edhe qajnë.

Një vegjetarian argumentonte mendimin e tij duke thënë se bimët zotërojnë vetëm dy ose tri shqisa, ndërsa kafshët kanë pesë shqisa. Kështu që të mbytësh një bimë është një krim më i vogël, sesa të vrasësh një kafshë. Le të supo­zoj­më, se vëllai juaj ka lindur shurdhmemec, me fjalë të tjera, ai ka dy shqisa më pak, krahasuar me krijesat e tjera njerëzore. Pasi ai të ketë arritur moshën e pjekurisë dikush e vret atë. A do të kërkonit nga gjykatësi që vrasësit t’i japë dë­nim më të vogël për shkak se vëllai juaj kishte dy shqisa më pak? Në fakt, ju do të thoshit se ai ka vrarë një person të pafajshëm dhe si rrjedhojë gjykatësi domosdo duhet t’i jepte vrasësit një dënim edhe më të madh.

Në Kuranin Famëlartë thuhet: “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha gjërat e lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është ar­miku juaj i hapur.”[4]

Sikur çdo qenie njerëzore të ishte vegjetariane kjo do të çonte në shumimin e tepruar të bagëtisë në botë pasi riprodhimi dhe shtimi i tyre është shumë i shpejtë. Allahu i Madhë­ri­shëm me urtësinë e Tij hyjnore është i Dijshëm, se si duhet të mba­jë ekuilibrin e krijesave të Tij në mënyrën e duhur. Nuk ësh­të çudi, se pse Ai na ka lejuar neve të ushqehemi me mishin e bagëtisë.

rianë

Unë nuk kam ndonjë kundërshtim nëse disa njerëz janë ve­gje­tarianë të pastër. Megjithatë ata nuk duhet t’i bojkotojnë jo-vegjetarianët si të pamëshirshëm. Në fakt, nëse të gjithë in­dia­­nët bëhen jo-vegjetarianë, atëherë jo-vegjetarianët aktualë do të humbasin shumë pasi çmimet e mishit do të rriteshin.

 

Nga gjuha angleze: Mr. Feim DRAGUSHA

Burimi: albislam.com

[1] Maide, 1.

[2] Nahl, 5.

[3] Muminun, 21.

[4] Bekare, 168.