Pse ndalohet pirja e duhanit?

Pse ndalohet pirja e duhanit?

0 3899

Pyetje:

Për çfarë shkaku është e ndaluar pirja e duhanit?

Përgjigje:

Duhani është ndaluar për shkak se dëmton shëndetin, ndodh që e helmon njeriun, ndoshta edhe ia humb vetëdijen, mirëpo esenca e ndalimit është për shkak se dëmton shëndetin. Pejgamberi thotë:

“Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes, e as dikujt tjetër”[1] që do të thotë se çdo gjë që njeriut i shkakton dëm në shëndetin  apo në fenë e tij, është e ndaluar për të, gjithashtu është e ndaluar që t[u jep të tjerëve sepse kjo është sikur me i dhënë helm apo diçka të ngjashme, Allahu thotë:

Shpenzoni për hir të Allahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. Allahu njëmend i do punëmirët.”[2]

Pra për këtë shkak dijetarët e kanë ndaluar pirjen e duhanit sepse shkakton dëme të mëdha dhe kjo është e njohur tek duhanpirësit, mjekët apo ata të cilët shoqërohen me duhanpirës.

Prej dëmeve të duhanit është se ka mundësi që të shkaktojë vdekje të papritur, kollitje të pandërprerë apo ndonjë sëmundje deri në vdekje, andaj për këtë shkak është haram, sepse është i dëmshëm dhe duhet të ndalohet përdorimi i tij, gjithashtu duhet që mjekët t’i këshillojnë duhanpirësit dhe është obligim që mjekët dhe mësuesit të mos e pinë, kështu që të bëhen shembull për ata që e pinë.[3]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi; albislam.com

[1] Shënon Ibn Maxheh 576, Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr/5732

[2] Sure Bekare 195

[3] Burimi:binbaz.org.sa, mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia pjesa 5.