Punoj si kuzhinier ku përdoret alkooli dhe mishi i derrit?

Punoj si kuzhinier ku përdoret alkooli dhe mishi i derrit?

0 1335

Pyetje: përshëndetje hoxhë i nderuar, eselamu alejkum, kisha një pyetje:
Jam duke punuar si kuzhinier në një hotel dhe desha me dit a kam gjynah që po punoj aty dhe a e kam haram rrogën që e marr se dihet qe hoteli është vend i zinas, plus në kuzhinë përdoret mishi i derrit të cilin për fat të keq edhe e gatuaj unë, mirëpo unë nuk e ha për veti, më jepni mendimin tuaj?
Kisha dashur edhe diçka a thua pse bej këtë punë që s’është e pastër për ta punuar një musliman jam edhe i pa fat nuk po më realizohen planet qe dua t’i realizoj? Desha ta di mendimin tuaj . Me respekt hoxhë i nderuar.

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Allahu i madhëruar na ka treguar se disa vepra ndalohen dhe disa të tjera lejohen. Këto ligje janë kufijtë e Tij. Ai që do respektojë kufijtë e Allahut dhe do bëjë vepra të mira, do ketë jetë të lumtur “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahël: 97)

Ai që do t’ia kthejë shpinën këtyre ligjeve dhe do shkel kufijtë e Allahut do ketë një jetë të vështirë “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.” (Taha: 124-125)

Një parim i hallallit dhe haramit është ajeti kuranor: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mos u ndihmoni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (Maide:2) Pra, nëse dikush ndihmon një mëkat në çfarëdo mënyre, konsiderohet se ka bërë haram. Mishi i derrit, alkooli, zinaja janë mëkate të mëdha dhe nuk lejohet të ndihmohet realizimi i tyre, prandaj dijetarët duke u mbështetur në këtë parim kuranor kanë thënë se puna në lokale ku shërbehen këto harame është e ndaluar.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM