Qëndrimi i Asociacionit të dijetarëve muslimanë lidhur me gjendjen në Siri

Qëndrimi i Asociacionit të dijetarëve muslimanë lidhur me gjendjen në Siri

0 1288

Falënderimi i takon Allahut i cili i mposht kryeneçët, i shkatërron zullumqarët, hakmerret ndaj kriminelëve dhe i arrin ata të arratisurit. Qoftë i falënderuar Allahu të cilit i drejtohen ata që kërkojnë ndihmë, Ndihmësi i të sprovuarve, shtylla e besimtarëve dhe vendi ku  strehimin e gjejnë të shtypurit.Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të mirë, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij të devotshëm deri në Ditën e llogaridhënies.

Asociacioni i dijetarëve muslimanë shpreh revoltën dhe dënon ashpër atë që sistemi Ba’thist në Siri e ushtron ndaj protestuesve e që shfaqet me shtypje, gjakderdhje, sjellje të egër dhe privim nga liritë dhe drejtat elementare. Një gjendje e këtillë të shtypjes, represionit, padrejtësive dhe sektarizmit janë realiteti që më së miri përshkruan sundimin Ba’thist në Siri në katër dekadat e fundit.

Duke u nisur nga detyrat e Asociacionit të dijetarëve muslimanë lidhur me ndodhitë në Siri potencojmë:

  1. Duhet të dihet se ky sistem që sundon Sirinë ka bashkuar tre të këqija: ideologjinë Nusajrije (një prej qindra sekteve shiite),  ideologjinë Ba’thije (të nacional shovinizmit arab) dhe ideologjinë socialiste. Gjitha këto devijime një nga një dhe të bashkuar anulojnë  përkatësinë Islame dhe janë Kufr i qartë që të nxjerr prej fesë.
  2. Gjaku i derdhur dhe të pafajshmit të mbytur janë krime për të cilët përgjegjës janë sistemi dhe pushteti i padrejtë. Këto krime i shtohen regjistrit të errët të krimeve që sistemi në fjalë i ka kryer përgjatë kohës së sundimit të tij. Bëhet fjalë për krime ndaj popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur që rrallëherë kanë ndodhur në historinë bashkëkohore.
  3. Represioni dhe mbytja e popullit që kërkon të drejtat e tij janë rrugë e rrezikshme, në fundin e të cilës është hidhërimi dhe mallkimi i Allahut, prandaj duhet të ndërpritet. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93).
  4. Kërkesat për reforma dhe më tepër liri nga represioni sektarian  dhe ushtrimi i politikës me dhunë  janë kërkesa të ligjshme që i aprovon Islami, madje edhe legjislacioni ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare.
  5. Është për tu turpëruar të dëgjojmë se disa vende perëndimore angazhohen të ndihmojnë vëllezërit tanë të shtypur në Siri ndërsa shtetet Arabe, me qëndrim që i ngjan spektatorit, nuk shprehin asnjë angazhim qoftë edhe në formë të reagimit apo vendimit denoncues të politikës zyrtare.
  6. Banorët e Sirisë, prej qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, që kanë mundësi,  duhet të angazhohen të thyejnë shtetrrethimin e qytetit të Der’as dhe të lehtësojnë vështirësitë e banorëve të qytetit në fjalë.
  7. Prej njerëzve që do ta ketë njërin prej shpërblimeve më të mëdha tek Allahu është ai që çohet para sulltani të padrejtë e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja dhe pasta sulltani e mbyt atë. Xhabiri, radijallahu anhu, tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Zotëri i shehidëve është Hamza ibën Abdul Mutalib dhe njeriu që çohet para prijësit të padrejtë e urdhëron (në të mira), e ndalon (prej të këqijave) dhe pastaj mbytet. (Tirmidhiu dhe Hakimi i cili thotë senedi i hadithit në fjalë është sahih).

Ebu Seid Hudriu, radijallahu anhu, tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “prej xhihadit më të madh është fjala e drejtë në praninë e sulltanit të padrejtë”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe me sened të saktë). Shpresojmë tek Allahu që shehidët e fjalës së vërtetë para sistemit zullumqar ta marrin hisen e bollshme e këtij shpërblimi.

  1. Umeti është i detyruar të angazhohet të ndihmojë të shtypurit ashtu siç është angazhuar për të ndihmuar palestinezët në Gaza. Atë që e bën sistemi sirian në shumë aspekte e tejkalon egërsinë e çifutëve në Gaza.
  2. Dijetarët, thirrësit dhe ata që dëshirojnë përmirësime  janë të detyruar që ti kryejnë obligimet e tyre fetare dhe praktike, të udhëheqin popullin e tyre, të korrigjojnë rrugëtimin e tyre duke i udhëzuar në rrugën më të drejtë dhe më të saktë që garanton përmirësimin e gjendjes së vendit dhe popullit. Këtë duhet ta bëjnë duke mos harruar se qëllimi i tyre duhet të jetë të arrijnë të fitojnë pëlqimin e Allahut  dhe duke u munduar të kuptojnë mirë realitetin, pa devijim, frikë dhe pa anim drejtë lindjes apo perëndimit.
  3. I bëjmë thirrje Organizatës së Konferencës Islamike, Ligës Arabe, Këshillit për bashkëpunim mes vendeve të Gjirit, institucioneve private dhe fisnikëve të Umetit, të angazhohen urgjentisht për ti ndihmuar gratë dhe fëmijët e Der’as, duke mos treguar dobësi e as solidarizim me sistemin kriminel në pushtet në Siri.

Në fund detyrë e gjithë muslimanëve është të bëjnë lutje për vëllezërit e tyre në Siri, të bëjnë lutje për durim, qëndrueshmëri, largim të sprovave dhe të kërkojnë ndihmë prej Allahut kundër keqbërësve.  Numan ibën Beshiri e transmeton këtë  hadith: “Shembulli i besimtarëve në pikëpamje dashurie dhe mëshire në mes tyre është  si një  trup; nëse lëndohet një pjesë e trupit, i tërë trupi lëngon nga pagjumësia  dhe  ndezja  (temperatura).” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahun e lusim që të shpejton largimin e sprovës nga vëllezërit tanë, që tani vuajnë, në Siri,të shpejton largimin e brengës, të vë në krye të Umetit udhëheqës të drejtë, që nderojnë të devotshmit, udhëzojnë mëkatarët, urdhërojnë në të mirë dhe largojnë nga e liga. I tërë suksesi është në dorë të Allahut.

 Kryetari i Asociacionit: El Emin Haxh Muhammed

Sekretari i përgjithshëm: Prof. Dr. Nasir El Omer

Përktheu: Talha Kurtishi