Qëndrimi ndaj grupacioneve

Qëndrimi ndaj grupacioneve

0 2824

Pyetja: Cili duhet të jetë qëndrimi i muslimanit ndaj dallimeve të përhapura mes grupacioneve dhe partive të ndryshme?

Përgjigja: I falënderuar është Allahu…

Detyra e muslimanit është t’i përmbahet të vërtetës së treguar qartë në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Duke u mbështetur në Librin e Allahut dhe Sunetin ai i miqëson besimtarët dhe i armiqëson mosbesimtarët. Ai është i detyruar të kundërshtojë dhe të distancohet nga çdo lëvizje dhe parti që ndeshet me të vërtetën.  Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami dhe rruga e drejtë është vetëm një rrugë. Rruga e shpëtimit është adhurimi i Allahut dhe ndjekja e të Dërguarit të Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Prandaj detyrimi i besimtarit është të përqendrohet në rrugën e adhurimit ndaj Allahut dhe në rrugën e zbatimin të sheriatit me sinqeritet dhe përpikëri. Atij nuk i lejohet që ndonjë lloj adhurimi t’ia drejtojë dikujt tjetër pos Allahut. Besimtari duhet të largohet dhe të distancohet nga çdo lëvizje dhe parti, që e kundërshtojnë këtë rrugë dhe duhet të bëhet thirrës i hakut, të cilin duhet t’ua shpjegojë familjes së tij me argumente fetare, me butësi dhe metoda të përshtatshme, duke ua mundësuar atyre të shohin të vërtetën.

Burimi: albislam.com

Përmbledhja e Fetvave të Ibën Bazit vëll. 27 fq. 327

GJITHASHTU NË ALBISLAM