RAMAZANI, KY MUAJ I BEKUAR ( 2 )

RAMAZANI, KY MUAJ I BEKUAR ( 2 )

0 3766

Vlera e agjerimit të ramazanit :

Dije vëlla, se agjërimi i ramazanit ngërthen në veten e tij dobi dhe vlera të shumta. Agjërimi i ramazanit është adhurim përmes të cilit robi afrohet tek Allahu i Madhëruar. Robi përmes këtij adhurimi shfaq sinqeritetin dhe përuljen para Zotit të tij, duke shpresuar në shpērblimet të cilat i ka përgatitur Allahu për robërit e Tij të sinqertë.

Përmes agjërimit robi i Allahut e dobëson egon dhe nefsin e tij dhe i pakëson apo largohet tërësisht nga mëkatet.

Përmes agjërimit robi i kujton mirësitë e Allahut, duke u larguar nga ngrënia dhe pirja, ai kujton të varfērit dhe të ngratit, ngase ata nuk i posedojnë këto gjëra as në ramazan e as para ose pas ramazanit, duke u nisur nga ky fakt robi i Allahut shtron iftare dhe u blen ushqime të varfërve dhe të ngratërve. Ngase, kështu shprehet falënderimi ndaj dhuntive të Allahut si dhe bëhet ruajtja e tyre nga humbja.

Agjërimi i lë gjurmë besimtarit në jetên e tij, atij i zbutet zemra në ramazan duke përkujtuar Allahun dhe duke kryer sa më shumë adhurime gjatë këtij muaji.

Njashtu, agjēruesit bëjnë gara në kryerjen e punëve të mira gjatë këtij muaji tē begatē si dhe ndalojnë nga veprat e liga dhe fitnet e ndryshme të cilat mund të ndodhin apo mund të veprohen në ramazan.

Agjërimi është shkak për faljen e mëkateve, pranimit të lutjeve, ndërjmetsim për agjëruesit në ditēn e gjykimit, ashtu siç ka ardhur në hadithë: “O Zot, e kam ndaluar nga ushqimi dhe ëndjet (dëshirat), ma mundësoj të ndërmjetsoj për të.” (Ahmedi).

Agjërimi ështē shkak që agjëruesit t’i falen mëkatet, të lirohet nga zjarri i xhehenemit si dhe të fitohet mēshira e Allahut.

Në xhenet, Allahu enkas ka përgatit një derë për agjēruesit e cila quhet Rejan.

Ky muaj i bekuar ngërthen shumë adhurime dhe vlera tē shumta, por ne po mjaftohemi me kaq.

Allahu na dhuroftë sinqeritet në fjalë dhe vepra, na pranoftë agjërimin dhe veprat e tjera, lavdi dhe falênderimi i takojnë vetëm Atij, përshëndetjet qofshin për pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij.

Shkroi: Kryesia e dy haremeve (Xhanisë së pejgamberit alejhi selam në Medine dhe e Qabes në Meke)

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM