RËNDËSIA E BESIMIT NË RINGJALLJE

RËNDËSIA E BESIMIT NË RINGJALLJE

0 2190

Allahu subhanehu ve teala bëri xhenetin vendbanim të atyre që respektuan Atë, dhe zjarrin dënim për ata që e kundërshtuan. Dhe në këtë caktim nuk ka dyshim e as ndryshim. Dha premtim që të respekton atë që Allahun adhuron e të mos i bëj padrejtë në asgjë, premtoi që jobesimtarët dhe paganët e politeistët t’i fut në zjarr përgjithmonë, Allahu thotë: “atëherë e merituan ndëshkimin Tim”. (فحق وعيد) Kaf 14.

Të nderuar, dita e Fundit është një prej gjashtë kushteve të imanit, që është të besosh Allahun, melaqet, librat, pejgamberët, ditën e Kiametit, dhe në kaderin (caktimin) e Allahut. Ai që nuk beson në këtë shtyllë, e ka përfundimin e keq, rruga e tij është për në xhehenem – Allahu na ruajt-

Andaj, fitimi më i madh në dynja është që ti në çdo kohë vetën ta angazhosh me atë që është më me prioritet dhe më e dobishme për ty në botën e ringjalljes. (Shejhul Islam Ibën Kajim në El Fevaid)

Paganët, politeistët, ata që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, këtë çështje e kanë stërmadhuar aq shumë, dhe kanë polemizuar me të dërguarin salallahu alejhi ue selem gjatë, saqë një prej tyre sillte një asht  para duarve të dërguarit salallahu alejhi ue selem, e i thoshte: “A mendon se Zoti yt do ta kthen këtë ashtu si ka qenë? Ky kishte emrin As in Vail, dhe i dërguari salallahu alejhi ve selem iu përgjigj: “Po, dhe të fut ty në zjarr”. Dhe vije përgjigjja nga Kurani, përgjigje e qartë, e vërtetë, argument i fortë, Allahu thotë:

  

Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim”. Jasin, 78-79.

وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ

Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë”. Xhathije, 24.

وَقَالُوا إِنْ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ

Ata thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi”. EnAm, 29.

Pra jobesimtarët mohuan ditën e Ringjalljes, jobesimtarët dhe mëkatarët nuk mund të paramendojnë se do të ketë ditë Kiametit, se këto vepra që punojnë në këtë botë patjetër që do të shpërblehet e do të llogaritet për to, ata që pasojnë epshet e tyre nuk mund të bartin në kokat, e mendjet e tyre diç që quhet Dita e Fundit, për atë ata shpejt e mohojnë dhe bëhen kryelartë ndaj pranimit të asaj dite. Saqë disa e harrojnë, janë mospërfillës e as që mendon ndonjë herë për atë ditë, ngase meditimi se ku do të shkojë është një gjë e vuajtur posaçërisht sa i takon atyre mëkatarëve të cilët dolën nga rruga e Allahut aze ve xhel. Allahu i Drejti, i Githëdijshmi e di se njerëzimi nuk qëndron në trupat e tyre për çdoherë në këtë tokë, veprat e tyre do të gjykohen ditën e Kiametit, që do të ndodhë pas kësaj jete. Pa ditën e Kiametit këta njerëz, do të vazhdojnë në epshet e tyre në çdo drejtim, ata rrokullisen në kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote, i sheh  duke luftuar  njëri-tjetrin me ligjet mes vete, nacionalitetet, shoqëritë duke xhelozuar njëra tjetrën, ku i forti mund të dobëtin, i padrejti, zullumqari e mund të drejtin dhe kështu, vetëm se për një shkak, se ata nuk besojnë në ditën e Kiametit, Allahu subhanehu ve teala i sprovon njerëzit që të kuptohet se kush është prej atyre që beson në ditën e Kiametit dhe kush është në dyshim.

Edhe arabët para ardhjes së pejgamberit salallahu alejhi ue selem nuk besonin në ringjallje, besonin që ringjallja pas vdekjen është përrallë, dalja prej varreve iluzion që nuk të besohet, se janë gënjeshtra që nuk i pranon logjika, e i dërguari salallahu alejhi ue selem erdh që ta rregullojë këtë çështje, ditë e natë.

Në Kuran kur përmendet besimi në Allahun Një përmendet edhe besimi në ditën e Fundit, ai e shëron këtë çështje me qartësi. Allahu thotë:

Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!”. Tegabun, 7.

Ndonjëherë e përmend duke krahasuar atë, Allahu thotë:

Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja”. Kaf, 9-11.

Dhe ndonjëherë duke sjellë shembuj dhe tregime të cilat na tregojnë se si Allahu ngjall të vdekurit, ndërsa jobesimtarët e refuzuan këtë rreptësisht para të dërguarit salallahu alejhi ue selem që të besojnë në ditën e  Kiametit, Allahu thotë:

Ata thanë: “Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?”. Muminun, 82.

Dhe Allahu subhanehu ve tela përmend disa tregime të bukura prej tregimeve Kuranore, sikur që është  ajeti:

Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij”? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin – Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)”? Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës”! Ai (All-llahu) Tha: “Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send”. Bekare, 259.

Disa nga komentuesit e Kuranit thonë se ky ishte një burë i mirë prej beni israilëve, ose një prej lajmëtarëve (nebij), i cili kishte dalë me gomarin e tij, me vete kishte rrush e mish të ngarkuar mbi gomar, që ishte ushqimi i tij përgjatë rrugës, e kaloi pranë një fshati diku në Palestinë, u ndal në këtë fshat, aty nuk kishte as njeri as kafshë, e as shpezë e as drunj. Një fshat i rrënuar,  me shtëpi të  rrënuara, mori dy grushtet dhe goditi njëra tjetrën e tha duke shikuar kah qielli “Si e ngjall këtë Allahu pas këtij shkatërrimi”. Si do e ringjall Allahu këtë tokë? Si do ta kthen si ka qenë? Ku janë njerëzit, ku janë të gjallët, drunjtë, lulet? Nuk ka gjë, e Allahu deshi që t’i tregoj se si do të ndodh ringjallja.

Edhe atë edhe gomarin e tij, Allahu e futi në provë, që të sheh me veten e tij se si Allahu e bën të vdes atë dhe gomarin e tij e të ngjall të dytë. Kështu vdiqën njëqind vite, ndërsa ushqimin që kishin me vete nuk e kishte goditur asgjë, nuk ishte tretur, as që ishte ndryshuar era e tyre, qëndruan në enë njëqind vite të plota.

Dijetarët thonë se Allahu e bëri të vdes në kohë të agimit ndërsa e ringjalli atë pas njëqind vitesh në kohë të iqindisë, e kur e ringjalli Allahu, shikoi diellin, e tha: Jam vonuar në gjumë, dhe filloi udhëtimin, e Allahu i shpalli atij: “Sa ke qëndruar në këtë vend?” Tha: Një ditë, pastaj dyshoi edhe në këtë e tha, ose një pjesë të ditës.

E Allahu i thotë: Ku e ke gomarin tënd: Tha: Nuk e di! Shikoi, kur e pa lëkurën e gomarin që ishte e kalbur, për shkak shumë viteve që kishin kaluar, po ashtu edhe eshtrat e gomarin , ishin shndërruar më në pluhur, por ushqimin e tij e kishte aty pranë.

Dhe Allahu fillon ringjalljen e gomarit, pluhurin e bën asht, dhe u formuar forma e gomarit, më pas i vendoi mishin, e mbuloi me lëkurë, pastaj sytë, e veshët dhe ia dha shpirtin, e gomari filloi të lëkund kryet.

Ndërsa ushqimi nuk ishte ndryshuar, kush e bëri që ushqimi që nga natyra e tij është të ndryshohet nëse qëndron një qind vite? Ai është vetëm Allahu. Dhe në fund i tha: “Dije se Allahu është i plotfuqishëm për çdo gjë”. Të mos kesh në mendjen tënde vesveset e injorantëve, e as dyshimet e jobesimtarëve se Allahu nuk ringjall ata që janë në varre.

Tregimi i dytë është “dhe kur Ibrahimi tha”. Bekare, 126. Ai është imami i tevhidit, prijës në besim, ai nuk dyshonte asnjëherë, ai ishte që barti fjalën La ilahe il Allah. Është ai i cili thoshte, atë ditë kur u hodh në zjarr, ndërsa Xhibrili alejhi selam i thoshte: A ke ndonjë nevojë, O Ibrahim! Ai i tha: Për ty, tha, Jo. Ndërsa për Allahun Po. E kur iu afrua zjarrit tha: “Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë”. Ali Imran, 173.

Një ditë doli Ibrahimi alejhi selam prej Irakut dhe u nis për në rrugë, e pa një lopë të therur në  skaj të lumit, e i kishin ardhur shpezët nga qielli e ujqit, qentë e kafshët e egra, që të gjithë merrnin nga një copë sa mbeti në eshtra, u kthye Ibrahimi alejhi selam e tha: O Zot! A do të kthehet kjo nga barqet e kafshëve të  egra ditën e Kiametit?

Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit”?”. Bekare, 260.

Ai ishte besimtar, mirëpo dëshironte të sheh me sytë e tij se si ngjall Allahu të vdekurit: “Tha: A nuk beson” E pyet Allahu, a je duke dyshuar?

tha: “Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)”! Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti”.

I thirri Ibrahimi alejhi selam, e ato u shndërruan në zogj ashtu si ishin, kjo është çështja e ringjalljes, që duhet ta shërojmë tek njerëzit që të jetojnë një jetë të reale, të jetë besimi i tyre i pastër.

Se si duhet të jetë besimi jonë në ringjalljen, në ditën e Kiametit?! Duhet të marrim këta shembuj nga Kurani, dhe i dërguari salallahualejhi ve selem kishte edukuar zemrat e sahabëve të besojnë në ditën e Kiametit sikur se ta shohin.

Transmetohet fjala e Aliut radijallahu anhu, i cili ka thënë: “Betohem në Atë, që shpirti im në dorën e Tij! Po të më hiqte Allahu mua perden, dhe e shoh xhenetin e zjarrin, Havdin dhe urën e Siratit, peshoren, nuk do të më shtonte tek unë më tepër besimin as sa një kokër gruri”. Ngase ai e parashikonte ditën e Fundit sikur ditën të cilën e jetonte, ky është dallimi mes nesh dhe mes sahabëve, ngase besimi jonë është në dyshim, ndërsa imani i atyre ishte bindje, ata vepronin për ditën e Kiametit ashtu siç na veprojmë e mundohemi për ditët e sodit, ata shpresonin që Allahu tu jep kënaqësi, lumturi në ditën e Fundit, ndërsa ne shpresojmë që Allahu të bën lumturinë, rehatinë, dhe të na ndihmojë në këtë botë, ata jetonin duke lakmuar ditën e Fundit, kur shihnin pallatet e njerëzve në këtë botë shpresonin pallate në xhenet, kur shihnin kopshtet në këtë botë, kërkonin nga Allahu t’ju jap kopshte në xhenet, Allahu thotë:

Eshtë i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç’thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate”. Furkan, 10.

Kur sahabët prezantuan në luftën e bedrit, u rreshtuan për të takuar armikun, nxorën shpatat, i dërguari alejhi salatu ve selam u thoshte: “O banorë të Bedrit! Allahu po u thotë juve: Veproni çfarë të doni, Allahu u ka falë juve, o banorë të Bedrit! Betohem në atë që shpirti im në dorë të Tij, nuk ka mes jush dhe mes xhenetit, vetëm se të luftoni këta, e të hyni në xhenet”. Erdh Umejr ibn Hamam Ensari, i cili ishte duke ngrënë disa hurma, nga uria që kishte, i hodhi nga dora, morri këllëfin e shpatës dhe e theu: dhe tha: Kjo është një jetë e gjatë nëse qëndrojë derisa të hajë këto hurma, hyri në luftë dhe u vra. Për çfarë? Ngase besoi me bindje se premtimi i Allahut është i vërtetë, nuk kishte dyshim në të.

Andaj prej shenjave të mosbesimit në ditën e Fundit është përulja ndaj dynjasë dhe kënaqësive të saja, kërkimi i jetës së gjatë dhe qëndrimit të përhershëm në këtë botë, saqë ka disa mundohen të ikin nga vdekja, e as që dëshirojnë të dëgjojnë të përmendet kjo ditë. I sheh njerëzit se si u ngushtohet zemra kur u përmendet atyre vdekja, kur flitet rreth varreve, kërcënimit që është në Kuran, e thonë: Na leni të qetë të hamë e të pimë të sigurt e të lumtur.

Prej dobive të besimit në këtë ditë:

1-është se myslimani vepron seriozisht për këtë ditë-

Njeriu i mirë kur të dijë e kënaqësia është e pafundme, dhe se ai do të shpërblehet, do të vepron e vepron, e atë ditë do t’i thuhet lexuesit të Kuranit: “Lexo dhe ngritu, lexo, ngase pozita jotë është në ajetin e fundit që do e lexosh”.

Kur të kupton se sado që do t lexon do të shtohet pozita e tij në xhenet, sado që do të lexon do të ngritet, kjo duhet të jetë nxitës për të?

2-Kthimi i të drejtës atij që i takon:

Allahu subhanehu ve teala në një hadih kudsij thotë: “O robër të Mi, Unë kam ndaluar padrejtësinë për Mua, dhe mes jush e bëra të ndaluar, andaj mos bëni padrejtë njëri tjetrit”. Allahu ka ndaluar nga zullumi, dhe të dijë secili se padrejtësia do të ketë fundin e tij, do t’i kthehet e drejta atij që i takon, qoftë edhe ditën e Kiametit atëherë kur njerëzit do të jenë më të nevojshëm për vepra të mira e jo për vepra të këqija, e do t’i thuhet atij që ka bërë padrejtësi, t’ja kthen hakun, i merren veprat e mira që i ka vepruar, namazi, agjërimi, sadakaja, i jepet atij që i është bërë e padrejtë, e nëse njeriu nuk ka punë të mira, atëherë merren gjynahet e këtij i jepen ati zullumqarit, saqë do ta meriton hyrjen në zjarr, për shkak padrejtësisë që e ka vepruar.

Allahu thotë:

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئاً وَإِنْ كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. Endija 47.

Kush garanton për mos padrejtësi, qoftë ajo mes bashkëshortëve, në shkolla, apo në vende të punës, në shoqëri në përgjithësi. Nuk ka askush, edhe qoftë se thuhet janë gjykatat, mirëpo shumica e gjykatave nuk gjykojnë me ligjin e Allahut, gjykata ku buron padrejtësia, e si të mbron të padrejtin, rrallë ka njerëz që kanë frikë Zotin e të mos bëjnë padrejtë, ose për shkak të interesit material, apo ndërmjetësimeve, apo për shkak afërsisë familjare, detyrohet që gjykatësi të gjykon në formë tjetër, e të shtrembëron të drejtën, atëherë kush është ai që të kthen ty të drejtën? Është dita e Fundit, atëherë do të kthehet të gjitha padrejtësitë.

3-Muslimani nuk pendohet për veprën e tij nëse nuk gjen frytet e saja në këtë botë-

Ata e dinë që këta vepra nuk humbin, dhe se ata do të shpërblehen për to nga Allahu subhanehu ve teala, e më këtë i lehtësohet myslimanit të vërtetë rruga e tij e gjatë, vështirësitë, dhe pengesat që gjenden në rrugën e tij, ngase e di që do të gjen shpërblimin tek Zoti i botëve.

Nuk brengoset edhe nëse vepra e tij është e vogël, ngase e di se një njeri hyri në xhenet për shkak të një druri që kishte larguar nga rruga, që i bënte dëm muslimanëve, siç ka thënë i dërguari salallahu alejhi ue selem: “Frikojuni zjarrit qoftë edhe me gjysmë hurme”. Kur të kupton se njeriu do të shpërblehet edhe për gjysmën e hurmës, ai nuk bëhet neglizhent për punë të mira edhe nëse janë të pakta e të lehta, për dallim prej atyre mospërfillësve të cilët thonë: Çfarë të bëjnë dobi ty këto punë? Pse të përkushtohemi me kësisoj vepra? Humbin shansin e shpërblimit, ndërsa është e njohur edhe në gjuhën e popullit se ai që s’bën punë të vogla ai nuk bën as punë të mëdha, kjo shkon gradualisht.

4-Njeriu duhet të llogarit veten e tij-

Ditën e Kiametit të gjithë do të japin llogari para Allahut një nga një, e jo në grupe, por individ për individi “ditën që do të vijë kur çdo njeri do të mbrojë vetëm veten dhe kur do t’i plotësohet çdokujt ajo që e ka punuar; e atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi!

Disa njerëz edhe thonë, përderisa njerëzit bëjnë mëkate edhe unë bëj ashtu si bëjnë ata, shejtani ia zbukuron atij bashkimin me njerëzit në mëkate. Sikur të mendon se ata njerëzit do të ndërmjetësojnë për këtë te Allahu për këtë, dhe përderisa njerëzit pasojnë tjetër kënd,  ata janë të arsyetuar.

Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ وَاخْشَوْا يَوْماً لا يَجْزِي وَالِدٌ عَنْ وَلَدِهِ وَلا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَنْ وَالِدِهِ شَيْئاً إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ فَلا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ

O njerëz! Druajuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës kur prindi nuk do të mund t’i ndihmojë fëmijës së vet asgjë, e as fëmija nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë prindit të vet! Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, e, le të mos u mashtrojë jeta e kësaj bote, dhe le të mos u mashtrojë mashtruesi (djalli) në Allahun”. Lukman 33.

Këtyre u themi se Allahu do të llogarit të gjithë, ata që pasohen dhe ata që i pasojnë të tjerët, e nuk do ta arsyeton asnjërin? Përse nuk ke menduar? Se jo kah e cila më dërgon filani, a është në pajtim me Allahun apo jo? Padyshim ata që udhëheqin kanë përgjegjësi por të gjithë një nga një do të japin llogari para Allahut.

5-Shërimi i zemrave të besimtarëve dhe atyre që u është bërë e padrejtë-

Atë ditë i vrari do të vije e të thotë: O Zot, përse më vrau? Dhe Allahu hakmerret për ata që u dënuan në këtë botë nga jobesimtarët e kriminelët.

Veprat do të peshohet me precizitet, nuk fshehet asgjë e as që humbet, do të jetë drejtësi absolute, atëherë do të shfaqet krenaria e besimtarëve dhe poshtërimi i jobesimtarëve.

6-Prej dobive të besuarit në ditën e ringjalljes është se kur njeriu të kupton madhështinë e kompensimit, se fundi i respektit ndaj Allahut është xheneti, gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka, kënaqësia e saj nuk zhduket, jeta në të është  e përhershme. Ky do të jetë një shpërblim i madh që bën të harron myslimani lodhjen duke vepruar, ngase ai shikon përpara, shikon në ahiret, e kënaqësia e xhenetit ia bën të harron mundimin e vështirësitë e tij.

Ngase adhurimet janë ngarkesë për robin, në to ka një lloj vështirësie për njeriun, si agjërimi, haxhi, apo edhe në dhënien e zeqatit, mirëpo njerëzit kanë mundësi ta kryejnë, e Allahu nuk ngarkon njeriun më tepër sa nuk mund të bartë, mirëpo a ka në to vështirësi. Po! A ka mundim? Po! A duhet vepruar? Po! Nuk ka xhenet për atë që nuk vepron, apo nuk lodhet, e nuk jep mundin e vet njeriu.

Është kjo kënaqësi që i ndihmon njeriut, kënaqësia që është kompensim për besimtarin. Nëse vetëm këtë e kupton njeriu atëherë përgatitet për të dhënë edhe më shumë, për atë ditë të gjatë, një ditë sa pesëdhjetë mijë vite, e rëndë për ta, ngase mëkatet do t’i bartin vetë, e do të presin ndër diell i cili do të afrohet mbi kokat e tyre, e etja do të jetë e madhe.

Ditë e vështirë, ditë ku gjithsecilit do t’i caktohet fati i tij. Padyshim se është ditë e rëndë. Nuk i bën dobi, pos ai që vije në atë ditë me zemër të pastër e punë të mira.

E lusim Allahun subhanehu ve tala të na jep sukses në punë të mira, të veprojmë për atë ditë, mos të na mashtrojë kjo botë e shkurtë e përkohshme, nga synimi i asaj që është e përhershme.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM