RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 4/4

RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 4/4

0 944

8).Kur’ani  ka zbritur udhëzues për të devotshmit:

Dhe çështja tjetër e cila e vërteton vlerën e madhe që posedon devotshmëria,dhe se Allahu ka zbritur Kur’anin si udhërrëfyes  për të devotshmit.

Allahu xhele shanuhu thotë:

ذَٰلِكَ الْكِتَابُ لَا رَ‌يْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ

Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit“.[1]

Imam Kurtubiu,Allahu e mëshiroftë! Në tefsirin e tij për pjesën e ajetit, “për të devotshmit’’, thotë; I ka veçuar Allahu aze vexhele të devotshmit me udhëzim, nderim, nga të gjitha krijesat  e Tij, për shkak se ata kanë besuar fuqishëm në Allahun, dhe këtë besim e kanë vërtetuar me kryerjen dhe bindjen ndaj urdhëresave dhe ndalesave të Allahut subhanehu veteala.

Dhe gjithashtu Allahu na bën me dije se Ai i donë të devotshmit, ua shton atyre udhëzimin dhe i veçon ata nga krijesat tjera”.[2]

9). Devotshmëria është furnizimi më i mirë për besimtarin;

Gjithashtu ajo që na tërheq vëmendjen tonë për të garuar  muslimanët që të stolisin veten e tyre me devotshmëri,është se, Allahu xhele shanuhu e ka përsëritur shpesh fjalën: “furnizimi më i mirë është devotshmëria”.

Allahu xhele shanuhu thotë;

وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ‌ يَعْلَمْهُ اللَّـهُ ۗ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ‌ الزَّادِ التَّقْوَىٰ ۚ وَاتَّقُونِ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ

’Çka do që të bëni mirë, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me çka ju nevojitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë, dhe frikësohuni Mua, o të mençur!’’.[3]

Kadi Ebu Su’ud, Allahu e mëshiroftë!

 Në tefsirin e tij,thotë: “Furnizohuni  me devotshmëri drejt takimit tuaj me Allahun aze vexhel, sepse devotshmëria është furnizimi më i mirë’’.[4]

Abdurrahman Es Sadi,Allahu e mëshiroftë!

Në tefsirin e tij, thotë: “Ai i cili e stolisë vetën e tij me devotshmëri dhe përkujdeset në vazhdimësi për këtë gjë,kjo do ti bëjë dobi robit të Allahut në dynja dhe ahiret,përmes kësaj robi i Allahut shijon ëmbëlsi edhe në adhurimin e tij ndaj Allahut,dhe kjo për robin e Allahut është njëra prej mirësive dhe dhuntive më të mira të cilat mund të i jenë dhuruar dikujt nga dhuruesi më i mirë(Allahu xhele shanuhu),dhe e cila i bën dobi pronarit të saj në dynja dhe ahiret,në relacion me Krijuesin e Tij dhe me krijesat e Allahut në dynja. Mirëpo ai i cili nuk kujdeset për këtë (devotshmërinë),ai do të jetë i privuar prej gjitha atyre mirësive të cilat i cekëm më lartë dhe privohet nga shumë mirësi të tjera,si në dynja ashtu edhe në ahiret kur ta takojë Krijuesin e Tij,dhe kjo ia mohon atij(robit) arritjen e gjërave të cilat i ka përgatitur Allahu aze vexhel special për  robërit e Tij të devotshmit’’.[5]

Në tefsirin e fjalës së Allahut: “dhe frikësomëni Mua, o të mençur!’’, Abdurrahman es Sa’di,thotë: “O ju që posedoni mendje, frikësojuni Zotit tuaj,i Cili urdhëroi mendjet tuaja që të pajisen me devotshmëri, e ai që e lënë anash porosinë e Allahut, kjo argumenton se kjo është injorancë e qartë e robit dhe humbje e mençurisë’’.[6]

El Kasimi,Allahu e mëshiroftë, thotë: “Furnizimi i dytë i robit është më i mirë se furnizimi i parë, d.m.th furnizimi i dytë është ahireti,e në ahiret të devotshmin e presin begati dhe shpërblime të shumta, ndërsa në dynja furnizimi me devotshmëri mund ta qoj nefsin e robit në devijim,vetëpëlqim apo diçka tjetër,ruana Zot!’’.[7]

Një poet me emrin El A’sha, thotë:

“Nëse në këtë dynja nuk kujdesesh për  pajisjen e vetes tënde me devotshmëri !

Dhe pasi të vdesësh, të mundësohet të shohësh vlerat dhe shpërblimet e të devotshmëve,

Do shpresoje dhe ëndërroje, që ti të ishe njëri prej atyre! Duke shijuar shpërblimet e  Allahut,

Mirëpo! Ti nuk ishe, prej atyre të cilët kujdeseshin për mbushjen e kredos së tyre, me devotshmëri në dynja’’.[8]

Një poet tjetër thotë:

“Vdekja është sikurse deti, inspirues drejt të cilit nisen të gjithë

Në deti rrugëtojnë  të gjitha kategoritë e njerëzve, pa dallime

O Nefsi im! Unë po të flasë dhe këshilloj, andaj më dëgjo mirë!

Kjo është njëra prej këshillave dhe thesareve të çmueshme,

Nefsi im! Mbaje mend mirë, se nuk do kesh shoqëri më të mirë,

Gjatë qëndrimit tënd në netët e errëta në varrin tënd,

Se shoqëria e cila nuk do të le vetëm, në netët e frikshme në varrë!

Ajo shoqëri është; ‘’Devotshmëria,vepra e mirë,dhe morali i mirë’’

Andaj,çohu,nxito,kapu fort për këtë shoqëri të artë’’.

10). Devotshmëria është mbulesa më e mirë për besimtarin;

Ajo e cila e bën edhe më tërheqëse robin e Allahut, ta stimulojë për tu pajisur me devotshmëri,është se Allahu e ka ngritur lartë pozitën e devotshmërisë dhe e ka emërtuar në Kuran si mbulesa më e mirë e robit të Allahut.

O robër të Allahut! Secili prej jush i dëshironi rrobat me çmime të larta dhe të bukura, bile dikush rrallon shuajtjen e ushqimeve, për shkak se shumica e të hollave i shkojnë duke u kujdesur për blerjen e rrobave më të shtrenjta dhe më të bukura,atëherë nëse për dynja garojmë në këtë mënyrë, e për ahiret çfarë ke bërë?! Me cilat rroba do dalësh para Madhërisë së Allahut,mendoje mirë këtë,mos e harro dhe anashkalo![9]

Allahu aze vexhel thotë;

يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِ‌ي سَوْآتِكُمْ وَرِ‌يشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ‌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّـهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُ‌ون

O bijtë e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të Allahut që ndoshta të mblidhni mend’’.[10]

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë! Në tefsirin e tij, në lidhje me fjalën e Allahut “mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat”,thotë; “Allahu aze vexhel na bënë të qartë se  pajisja me devotshmëri është prej mbulesave(rrobave) më të mira për robin e Allahut në dynja dhe ahiret’’.[11]

Ashtu siç thotë poeti:

“Nëse robi i Allahut, nuk vishet me mbulesën(rrobën) e devotshmërisë.

Do të mbetet lakuriq, edhe nëse posedon të gjitha llojet e rrobave të dynjasë,

Dhe s’ka dyshim se mbulesa më e mirë për robin, është nënshtrimi ndaj Krijuesit të tij,

Dhe mbulesa më e keqe është, kur robi nuk i bindet Allahut dhe nuk pendohet tek Ai’’.

Fund

Aty ku ia kam qëlluar në këtë përkthim është vetëm prej Allahut. Ndërsa çdo gabim eventual gjatë përkthimit që kam bërë është nga vetja ime dhe shejtani. Allahu im më falë mëkatet mua dhe gjithë vëllezërve e motrave muslimane.

Mos na harroni në duatë e juaja!

Dr. Dhuhur Fadël El-Ilahiji

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kuran: El Bekareh; 2.

[2] Shiko; Tefsiri Kurtubiut: 1/161.

[3] Kuran: El Bekareh; 197.

[4] Tefsiri Ebi Su’udit; 1/207,gjithashtu, shiko në tefsirin e Ibën Kethirit; 1/256.

[5] Tefsiri : Abdurrahman Es Sa’adit; fq.81.

[6] Tefsiri : Abdurrahman Es Sa’adit; fq.81.

[7] Tefsiri: El Kasimi; 3/103, gjithashtu,shiko; Tefsiri i Kurtubiut; 2/412.

[8] Tefsiri: El Kasimi; 3/103.

[9] Fjalë e Përkthyesit .

[10] Kur’an: El A’raf; 26.

[11] Shiko; Tefsiri Kurtubiut: 7/184.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 297