RREGULLA GJATË TË USHQYERIT

RREGULLA GJATË TË USHQYERIT

0 879

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur ndokush orej jush të ushqehet, le të ushqehet me dorën e djathtë, kur të pijë, le pi me dorën e djathtë, ngase shejtani ushqehet me të majtën dhe pin me të majtën.”[1]

KOMENTI:

Është nga etika e të ushqyerit, që të ushqehet dhe të pi me të djathtën. Dhe është një ndalesë që të mos ushqehet me dorën e majtë, arsyeja është ngase shejtani ushqehet dhe pi me dorën e majtë, e ne jemi të ndaluar t’i ngjasojmë shejtanit.

Ebu Davudi shënon hadithin e Hafsa, bashkëshortes së të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, e cila thotë: “I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dorën e djathtë e përdorte për t’u ushqyer, për të pirë, për t’u veshur, e të majtën për nevojat tjera.”[2]

Njejtë e shënon edhe hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila ka thënë: “Dora e djathtë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte për t’u pastruar, e për t’u ushqyer, ndërsa dorën e majtë për në banjo dhe për (të prekur) gjërat e ndyta.”[3]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi në (Sahihun e tij, me numër 2020)

[2] Në (Sunenin e tij, me numër 32)

[3] Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë vleresoi dy hadithet sahih – autentike, në librin e tij (Sahih Ebu Davud, hadithin e Hafsas me numër 25, dhe hadithin e Aishes me numër 26).

GJITHASHTU NË ALBISLAM