Rreth nesh

Rreth nesh

albislamlogo1

Kush është ALBISLAMI?

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Albislami është ueb faqja e parë Islame në gjuhën shqipe, që filloi punën e saj në Mars të vitit 1999. Ai synon përhapjen e diturisë fetare dhe rrënjëzimin e metodologjisë së ehli suneh uel xhemaa, te të gjithë myslimanët e rajonit dhe te ata të cilët hulumtojnë pas të vërtetës. Këtë gjë, Albislami e bën nëpërmjet materialeve të saja edukative, mësimore dhe analizave të ngjarjeve globale me këndvështrim të thellë fetar.

Albislami po ashtu jep mund të shtrenjtë për të bashkuar myslimanët në rrugën e drejtë, larg grupeve, sekteve dhe pasimit të verbër. Gjatë gjithë kësaj mbështetet në ndihmën e Allahut, subhanehu ue teala, pastaj në udhëzimin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe në traditën e tri gjeneratave të para të myslimanëve. Arritjen e të cilës e mundëson ekipi profesional që është i angazhuar në këtë veprimtari. Ekipi i Albislamit, sidomos i revistës është i formuar nga hoxhallarë të vendeve tona, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Materialet e revistës tashmë do të mund t’i gjeni edhe në ueb faqen tonë, pas një intervali kohor nga dita e botimit.

Mesazhi i Albislamit

 

 

 

Albislami u drejtohet mbarë lexuesve të gjuhës shqipe, synon t’i drejtohet logjikës së njerëzve, t’i njoftojë me punët e mira, t’i ngjallë dhe t’i zbusë zemrat e po ashtu t’i rritë ambiciet e tyre. Nëpërmjet këtyre, synon të ndërtojë myslimanë:

– me besim të pastër dhe të shëndoshë

– me dije të thellë

– me kuptim të vërtetë të realitetit (situatës aktuale)

– t’i bazojë qëndrimet e tij mbi baza fetare

– në metodologjinë e tij të ndjekë rrugën e tri gjeneratave të para të myslimanëve.

Qëllimet i Albislamit

 

 

 

1. Përhapja e besimit të ehli sunetit.

2. Përhapja e diturisë fetare, e cila është e ndërtuar mbi argumente dhe baza fetare.

3. Dhënia rëndësi studimeve të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në këshillimin dhe përmirësimin e popullit tonë.

4. Njoftimi i lexuesve me aktualitetin e myslimanëve në përgjithësi, qoftë në aspektin politik, ekonomik, ideologjik apo pedagogjik duke u munduar në zgjidhjen e atyre problemeve aq sa lejojnë mundësitë.

5. Thirrja në bashkimin e mundësive dhe kapacitetit të myslimanëve dhe thirrja për tu larguar nga fanatizmi lokal, partiak apo grupor (xhemator).

6. Paralajmërim i myslimanëve në përgjithësi dhe i thirrësve (davetçive) në veçanti nga kampanjat e llojllojshme që organizohen kundër tyre, me qëllim që të kenë kujdes.

Metodologjia:

 

 

 

Albislami përmban shkrime e përkthime nga dijetarë dhe hoxhallarë eminent, gjëra të cilat ndihmojnë në gjetjen e mjeteve të qëlluara për të shërbyer veprimtarinë Islame dhe atë, me metoda që bazohen në analiza dhe qartësi, në shprehje dhe në qëllime.

Albislami edhe pse është në gjuhën shqipe, ai nuk bën dallim midis myslimanëve. Nuk pretendojmë se Albislami është zëri i vetëm i myslimanëve shqiptarë, nuk pretendojmë se e drejta e thirrjes Islame na takon vetëm neve. Nuk e refuzojmë të vërtetën ngado që vjen dhe nuk i nënçmojmë zërat tjerë, të cilët punojnë dhe mundohen për më të mirën e myslimanëve.

Albislami mundohet t’i eliminojë ballafaqimet partiake (grupore, xhematore) dhe divergjencat personale, të cilat zhdukin ëmbëlsinë e da’vetit.  Gjatë gjithë kësaj, Albislami mundohet të sqarojë bazat dhe të vërtetat fetare ashtu si janë.

Albislami është foltore, ku sqarohet e vërteta dhe ngjallet vetëdija. Ndoshta nuk kemi mundësi për të thënë të vërtetën në çdo çështje, por të kotën nuk do ta themi asnjëherë, me lejen e Allahut.

 Vizioni i Albislamit

 

 

 

Shpresojmë se me ndihmën e Allahut e pastaj edhe me mundin e hoxhallarëve dhe davetçive në përgjithësi, Albislami ka arritur një shkallë të lartë të pranimit dhe besueshmërisë te ata që punojnë për Islam. Albislami do të mundohet që të jetë:

– referencë Islame te shumë njerëz, sepse ajo posedon metodologji të drejtë dhe të thellë Islame.

– burim i pasur dhe i pastër, që u del në ndihmë thirrësve, hatibave, ligjëruesve dhe studiuesve.

– material efektiv për zgjimin e vetëdijes dhe njoftimin me realitetin (aktualitetin) e popullit tonë.

– shtyllë nga shtyllat kryesore në ndërtesën e mediumit fetar Islam.

E lusim Allahun të na bëjë të sinqertë në fjalë dhe vepra, të na falë të gjitha gjynahet, ato që shihen dhe të tjerat që nuk shihen, të na japë të mirat në këtë dynja dhe më të mirën e ahiretit, xhenetin firdeus dhe shikimin e Fytyrës së Tij. Amin

Stafi i ueb faqes:

Shpend Zeneli – kryeredaktor

Talha Kurtishi – redaktor i rubrikës “zgjodhëm për ju”

Agim Bekiri – redaktor i rubrikës “pyetje dhe përgjigje”

Suad Shabani – redaktor i rubrikës “hutbe”

Shpend Zeneli – redaktor i rubrikës “ilmihali”