RRETH PËRDORIMIT TË TERMIT “SHEJH”

RRETH PËRDORIMIT TË TERMIT “SHEJH”

0 1625
Fjala “shejh” në gjuhën arabe përdoret për atë që është i shtyer në moshë, për atë që ka dije, pasuri, e të ngjashme.
Shejh ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Është përhapur kjo tash sa që për pak nuk është bërë epitet për atë që është injorant, apo nuk di asgjë, dhe me sa shoh nuk bën, sepse ti nëse përgjithëson mbi personin fjalën shejh duke qenë ai injorant që nuk di asgjë, njerëzit mund të mashtrohen pas tij dhe të mendojnë se ai ka dije. Kështuqë, mund të kthehen tek ai dhe të kërkojnë fetva dhe të tjera, dhe me këtë ndodhë një e keqe e madhe. Shumë prej njerëzve, lusim Allahun të na udhëzojë ne dhe ata, nuk çajnë kokën nëse pyetet dhe jep përgjigje qoftë edhe pa dije, sepse ai e sheh që nëse thotë: “nuk e di”, kjo është mangësi për atë, ndërsa realiteti është që nëse njeriu thotë për atë që nuk e di, nuk e di, është përsosmëri për atë. Porse nefsi është i brumosur për t’u shfaqur, përveç atij që e ka mbrojtur Allahu. Unë shoh që fjala shejh nuk duhet t’i thuhet, përveç atij që e meriton, ose për shkak të: moshës së tij, dinjitetit të tij, ose udhëheqjes së popullit të tij ose dijes së tij.
Shejh Muhamed Salih Munexhid thotë: ”Karakterizimi me fjalën shejh për dijetarët dhe kërkuesit e dijes për shkak të dijes nuk ka qenë e përhapur në kohën e Muhamedit alejhi selam e as në kohën e shokëve të tij dhe të tabi’inëve, dhe në mesin e tyre ka patur dijetarë të njohur dhe nuk është njohur ky epitet. Shkurt, ky epitet nuk ka qenë i njohur si karakterisitikë për dijetarët në gjeneratat e para, por është bërë i njohur tek muhadithinët (komentuesit e hadithit), fukahatë (juristët islam) dhe të tjerët pas tre shekujve, ndërsa datën e përdorimit dhe përhapjes së saj saktësisht nuk e di”. Allahu e di më mirë.
Them: Kjo shprehje ka filluar të përdoret dhe përhapet në trojet tona shqiptare dhe me këtë kihet për qëllim hoxha që i mëson të tjerët dhe ka dije.
Kjo shprehje (shejh) thuhet si respekt për hoxhën, tek i cili personi mëson direkt ose indirekt dhe si shprehje nuk ka asgjë të keqe nëse e quajmë një hoxhë prej hoxhallarëve tanë. Ndërsa është realitet se këtë epitet nuk ia ka dhënë vetes asnjë hoxhë prej hoxhallarëve në trojet shqiptare në ligjëratat e tij, shkrimet e tij ose në profilet e ndryshme në rrjetet sociale. Pra, kjo është bërë më shumë nga nxënësit e dijes dhe xhemati si respekt dhe nder për ata, e jo si lavdërim ose ngritje. Kjo është një argument i fortë se hoxha çdo herë ka qenë i nderuar me epitete të bukura nga xhemati në trojet shqiptare.
Allahu i ruajtë hoxhallarët tanë dhe xhematin nga çdo e keqe, ndërsa në botën tjetër na bashkoftë në xhenetet e Tij.
Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM