Pyetje: Jam një djalë 19 vjeçar, jam beqar, i ndikuar dhe i dhënë shumë pas bukurisë së femrave. Me çfarë më këshilloni, si t’i largohem sprovës (fitnes) së femrave, ngase e tërë vëmendja ime qëndron tek bukuria e femrës, pothuajse gjatë gjithë kohës më ndodhë një gjë e tillë!?
Përgjigje: Duhesh ta largosh shikimin tënd nga harami, t’i ndërpresësh mendimet e tua nga gjërat e tilla. Duhet të meditosh se çfarë ka përgatitur Allahu i Madhëruar për ata që e ruajnë veten (nderin) e tyre dhe largohen nga gjërat që i ka ndaluar Allahu i Madhëruar.
Gjithashtu, nxito dhe martohu, ngase martesa (për hir të Allahut) ta ruan shikimin (nga haramet) dhe nga imoraliteti. Martesa, njëherit është edhe nga gjërat që t’i largon mendimet e këqija dhe të kota dhe të bën të mjaftohesh me gjëra hallall (të lejuara).
Allahu e dinë më së miri
Shejh Ibn Xhibrini, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com