RUAJU PREJ ZJARRIT  QOFTË EDHE MË GJYSËM HURME

RUAJU PREJ ZJARRIT  QOFTË EDHE MË GJYSËM HURME

0 2313

Adij ibn Hatim, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmendi zjarrin (xhehenemin) e vrenjti fytyrën e tijRFTGV, dhe kërkoi mbrojtjen e Allahut prej tij, përsëri përmendi zjarrin dhe vrenjti fytyrën e tij e kërkoi mbrojtjen e Allahut prej tij, pastaj tha: “Ruajuni prej zjarrit qoftë edhe më gjysëm hurme, e kush nuk gjenë as atë, atëherë edhe më një fjalë të mirë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Në një transmetim tjetër të tyre thuhet: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secili prej jush do flet me Zotin e tij, mes tij dhe Allahut nuk do ketë përkthyes, do shikon në të djathtën e nuk do sheh gjë tjetër pos atë që ka vepruar, do shikon në të majtën e tij e nuk do sheh gjë tjetër pos atë që ka vepruar, do sheh përpara, e nuk sheh gjë tjetër pos zjarrit, para fytyrës së tij, ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me gjysëm hurme, e kush nuk gjen as atë, atëherë edhe me një fjalë të mirë”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

Profeti jonë, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk la asnjë mundësi, e asnjë rast ku mund t’ua tërhiqte vërejtjen umetit nga zjarri, vetëm se ua tërhiqte vërejtjen, nga mëshira, butësia e përkujdesi i tij për ta. Edhe në këtë hadith sahabiu i nderuar Adij ibn Hatim na përcjell një prej porosive të profetit që flet për një vepër e cila e mbron umetin dhe e ruan nga zjarri.

Një gjysmë hurme, është një hiperbolizim, pra, sado pak që është, siç thotë Allahu: “ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë.” Zelzele, 7.

Nga ky hadith nënkuptohet inkurajim për të vepruar çfarëdo vepre të mirë, qoftë ajo vepër e vogël apo e madhe, pak apo shumë, qoftë edhe me një fjalë të mirë, edhe kjo vepër do e mbron njeriun nga zjarri.

Hafidh ibn Haxheri, në librin e tij “Fet’hul Bari” ka thënë: “Ky hadith është inkurajim që të japim sadaka qoftë të jetë pak apo shumë, e të mos e nënçmon atë që e jep, sepse edhe ajo e pakta prej sadakasë e mbron njeriun nga zjarri”.

Ai i cili përditshmëri të tij e ka të jep sadaka, ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, sipas asaj që i mundësohet, si rasti i Aishes, radijAllahu anha, e cila i dha lypësit i cili kishte trokitur në derë, gjithë ushqimin, e herën tjetër i dha një kokërr rrushi.

FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA

Fjala  mirë është vpeër e preferuar, një vepër e çmuar prej veprave të mira, sepse i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e konsideroi fjalën e mirë si të dhurosh sadaka. Aspekti i ngjasimit të fjalës së mirë me dhiënie sadaka prej pasurisë është se sadakaja me para padyshim se ngjall gëzim në zemrën e atij që i jipet sadaka, edhe fjala e mirë e gëzon besimtarin, zë vend në zemrën e tij, a nuk e vëren se fjala e mirë largon armiqësinë dhe hidhërimin! Sikur që thotë Allahu: “Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” Fusilet, 34.

DOBI NGA HADTIHI

         Inkurajim për të vepruar më tepër punë të mira, largimi nga ato të këqijat, dhe se sadakaja është mburojë, qoftë edhe të jetë e pakët, prej sadakasë është edhe fjala e mirë.

         Shumëfishi i rrugëve të hajrit të cilat i ligjësoi Allahu për robërit e Tij që të arrijnë synimet e tyre, prej tyre edhe vetë sadakaja, sepse sadakaja “Shuan mëkatin ashtu siç shuan uji zjarrin”, siç është konfirmuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shënuar nga Tirmidhiu dhe Nesaiu.

         Ky hadith njëherit është edhe argument se Allahu i Madhëruar do flet me çdo njeri në ditën e Kiametit, siç përmendet edhe në transmetimin tjetër: “Secili prej jush vetëm se do i flet Zotit të tij, mes tij dhe Atij nuk do ketë përkthyes”. Që t’ia pohon atij mëkatet e vepruara, i thotë atij: “Ke vepruar kështu e kështu në këtë e këtë ditë”, e pasi që t’i pranon se ato i ka vepruar do mendon se do jetë i shkatërruar, e i thotë: “Ta kam mbuluar në dynja, e Unë ta fali sot”.

“Pastaj shikon në të djathtën e tij, e nuk sheh gjë tjetër, pos atë që ka vepruar”, Allahu i Madhëruar thotë: “ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” Inshikak, 6.

Padyshim, do e takosh Zotin, do llogaritesh para Tij, “e do shikon në të majtën e tij, e nuk sheh gjë tjetër vetëm atë që ka vepruar, do shikon para tij, e nuk sheh gjë tjetër pos zjarrin, para fytyrës së tij, andaj ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me gjysëm hurme, e kush nuk gjenë atëherë qoftë edhe me një fjalë të mirë”.

         Fjala e mirë përfshinë çdo fjalë që e afron njeriun drejt Zotit, dhe ajo është në dy katëgori, siç e përmend Shejh Uthejmini: “Fjalë e mirë në thelbin e saj, dhe e mirë në synim (cakun), e mirë në thelb është dhikri, si fjala: La ilahe il Allah, Allahu Ekber, Elhamdulilah, La havle ve la kuvete ila bilah. Dhikri më i mirë që është leximi i Kuranit. Ndërsa fjala e mirë sipas synimit që synohet, është çdo fjalë e lejuar, siç është biseda me njerëzit, me çfarë synohet shoqërimi me ta, ngjallja e haresë, edhe pse kjo fjalë nuk është e mirë në vete, pos, që ajo me atë që synohet bëhet fjalë e mirë, duke futur gëzim tek vëllezërit e tij, e të fusësh gëzim tek vëllezërit është prej verave që të afrojnë tek Allahu”.

E kundërta e kësaj është fjala e keqe, e cila shkakton përçarje, Allahu thotë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.”

Lusim Allahu të na bën të mundshme të flasim vetëm të mirën, e të na shpëton nga zjarri i xhehenemit.

 

HADITHI I KATËRT

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM