Rukja, a konsiderohet mohim i tevek-kulit?

Rukja, a konsiderohet mohim i tevek-kulit?

0 1721

Rukja, a konsiderohet mohim i tevek-kulit?

Përgjigje: Tevek-kuli është mbështetja e sinqertë në All-llahun, sub­ha­nehu ue teala, për arritjen e të mirave dhe largimin e të kë­qi­jave, duke vepruar shkaqet, të cilat i ka urdhëruar All-llahu. Nuk quhet tevek-kul të mbështetesh në All-llahun, azze ue xhel-le, duke mos i vepruar shkaqet. Mbë­shtetja në All-llahun, sub­ha­ne­hu ue teala, duke mos i vepruar shka­qet konsiderohet fyerje e All-llahut dhe Urtësisë së Tij, qoftë i Lartë­suar Ai nga këto.

All-llahu, subhanehu ue teala, i ka lidhur rezultatet me shka­qe, të ci­lat duhet të veprohen.

Këtu na paraqitet një pyetje: Kush prej njerëzve ka qenë me te­vek-kul më të fortë?

Përgjigje: Ai është i dërguari, Muhammedi, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ai i vepronte shkaqet e mbrojtjes nga të këqijat.

Po, ai kur u niste për në luftë vishte mburojën për t’u mbroj­tur prej shi­gjetave, bile në luftën e Uhudit ka veshur dy mburoja dhe të gjitha kë­to i ka bërë si përgatitje për atë që mund t’i ndodh­te.

Veprimi i shkaqeve nuk konsiderohet mohim i tevek-kulit me kusht që njeriu të besojë se ato janë thjesht vetëm shkaqe dhe nuk kanë ndikim për­veç me lejen e All-llahut, subhanehu ue te­a­la.

Pra, rukja, leximi i njeriut për Veten apo vëllezërit e tij të së­mu­­rë, nuk konsiderohet mohim i tevek-kulit. Sepse dihet mi­rë­fi­lli se Resulull-lla­hu, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem,  i lexonte vet­ve­tes dhe shokëve të tij kur sëmureshin. All-llahu e di më së mi­ri.

Burimi: albislam.com

Muhamed el Uthejmin

GJITHASHTU NË ALBISLAM