SAHABËT NUK PATËN DIVERGJENCA NË AKIDE (ҪËSHTJET E BESIMIT)

SAHABËT NUK PATËN DIVERGJENCA NË AKIDE (ҪËSHTJET E BESIMIT)

0 1317

Në Akidën (çështjet e besimit)  Islame – i lavdëruar qoftë Allahu-  nuk ka divergjenca në çështjet e saj, as mes Sahabëve nuk pati,  por as mes atyre që erdhën më vonë prej Ehli sunetit dhe xhematit, ngase ata besojnë atë në të cilën aludon Kurani dhe suneti dhe nuk fusin diçka prej vetës së tyre  ose prej mendimeve të tyre dhe kjo është arsyeja për unanimin, marrëveshjen dhe bashkimin e tyre në një Akide dhe në njëmetodologji duke zbatuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani!“ (Ali Imran: 103)

Prej kësaj: Meseleja (çështja) e shikimit të besimtarëve ndaj Zotit tëtyre ditën e Gjykimit. Ata janë të pajtimit unanimisht për vërtetësinë e saj për shkak të argumenteve „Mutevatir“ nga Kur`ani dhe Suneti qëvërtetojnë këtë dhe ata nuk patën divergjenca në këtë çështje.

Mirëpo, sa i përket mospajtimit se a e ka parë i Dërguari, salAllahu alejhi ve selem,  Zotin e tij natën e Miraxhit  me shikim të syve, ai ështëmospajtim për një ndodhi të posaçme në këtë dynja dhe nuk ështëmospajtimi për shikimin e Tij ditën e Gjykimit.  Mendimin të cilin e mbështet “xhumhuri” (shumica) e dijetarëve dhe ky është mendimi i vërtetë se ai, salAllahu alejhi ve selem, e ka parë Zotin me zemrën e tij e jo me sytë e tij, ngase kur u pyet ai, salAllahu alejhi ve selem për këtë tha: “Nurë (dritë) si ta shoh ?!“(1) Kështu që, mohoi shikimin e tij ndaj Zotit me sytë e tij në këtë rast për shkak prezencës së mbulesës që parandaloi këtë, e ajo është drita. Dhe po ashtu, ngase ata janë unanimisht të një mendimi se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij në këtë botë sikurse ka ardhur në hadith: “Dhe dine se askush prej jush nuk ka mundësi ta shoh Zotin e tij deri sa të vdes“.(2) Transmeton Muslimi, me përjashtim të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem. Mirëpo, e vërteta është se nuk e ka parë duke u marrë kjo në konsideratë.

(1)  Sahih (autentik): E nxjerrë Muslimi (178/291) prej hadithit të Ebu Dherrit radij Allahu anhu

(2)  Sahih (autentik): E nxjerrë Muslimi (169/95) prej hadithit të Abdullah ibn Umerit radij Allahu anhu

[ Lexhnetu daimeh-Komisioni i përhershëm: 21008 ]

Nga arabishtja: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM