SËMUNDJET E GJUHËS (1)

SËMUNDJET E GJUHËS (1)

0 2792

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 37 )

Disa nga sëmundjet e gjuhës, janë:
1. Të folurit për gjërat që nuk të përkasin. Argument, hadithi që Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nga bukuritë e Islamit, është braktisja e gjërave që nuk kanë të bëjnë me ty.” (Tirmidhiu, hadithi është hasen).
2. Të folurit e tepërt, qoftë edhe të folurit për gjëra të lejuara.
3. Të folurit për mëkatet.
4. Të folurit për të metat e muslimanëve.
5. Polemikat në gjëra të kota.
6. Debate të shumta në çështjet e fesë, përpos nëse kërkohet sqarimi i ndonjë çështje të Akides, çështje për të cilën njerëzit kanë dyshime dhe paqartësi në te.
7. Të folurit me mendjemadhësi, duke menduar se je më i mirë se të tjerët.
8. Sharja apo ofendimi i robërve të Allahut. Me e rënda ndër to është sharja e prindërve:

Transmetohet nga Abdullah ibën Amru, radijAllahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e tij”. Thanë sahabët: “O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili i shan prindërit e tij?” Pejgamberi, alejhi selem, iu përgjigj: “Kur njeriu e shan babën e ndokujt, ai veçse e ka sharë babën e vet (në ato çaste) dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt, ai veçse e ka sharë nënën e vet”. (Mutefekun alejhi, Buhariu: 5973, Muslimi: 9/146).

Ose sharja e ndonjërit nga robërit e Allahut: Transmetohet nga Abdullah Ibën Mes’udi, radijAllahu anhu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsja mbytja e tij është kufër.” (Mutefekun alejhi: Buhariu dhe Muslimi).

Pra, sharja e prindërve dhe robërve të Allahut është nga mëkatet e mëdha të gjuhës. Ndërsa, sharja e shtazëve, shpezëve është nga mëkatet e vogla të gjuhës.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM