SËMUNDJET E GJUHËS (2)

SËMUNDJET E GJUHËS (2)

0 2049

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 41 )

    10. Mallkimi:
Së pari: Cilësi e muslimanit është të mos jetë mallkues.
Së dyti; Kemi mallkime të cilat nxjerrin nga Islami, dhe kemi mallkime të cilat llogariten mëkate të mëdha.
Mallkime të cilat nxjerrin nga Islami janë: Mallkimi i Allahut, mallkimi i pejgamberëve alejhimu selam, mallkimi i librave të shpallura apo i fesë së Allahut në përgjithësi.
Mallkime të cilat llogariten si mëkate të mëdha, por që nuk të nxjerrin nga Islami, janë: Mallkimi i ndonjërit nga robërit e Allahut, i prindërve apo i dikujt tjetër.

  1. Muzika. Është e ndaluar muzika në Islam, përpos në darsëm, nëse këndohet nga gratë tek mexhlisi i grave (ku nuk ka përzierje me burrat), por pa instrumente muzikore dhe me tekste të lejuara nga sheriati Islam si dhe këndimi i fëmijëve për festat e bajrameve, thjesht këndim pa instrumente dhe me tekste në lidhje me Bajramet.
  2. Përqeshja e njerëzve: Allahu e ka ndaluar një gjë të tillë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshin një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë mos të përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato.” (Huxhurat: 11 ).
  3. Nënçmimi dhe thirrja e njerëzve me llagape të këqija: Një gjë të tillë e ndalon Allahu në Kur’an: “….dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)! (Huxhurat: 11 )
  4. Përhapja e sekreteve të njerëzve: Një gjë e tillë është haram(e ndaluar ) në Islam.

Dr. Mustafa Murad Profesor në fakultetin e davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 100

NUK KA KOMENTE

KOMENTO