SHEMBULLI I FESË ISLAME

SHEMBULLI I FESË ISLAME

0 1809

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Nevas ibn Sem’an el Ensarij, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Allahu solli një shembull, një rrugë të drejtë, që në të dyja anët e saja ka dy mure, në ato dyja ka dyer të hapura, e në çdo derë perde të nderë, në derën hyrëse të rrugës është një thirrës i cili thotë: O ju njerëz! Hyni në këtë rrugë që të gjithë e mos lakoni. Dhe një thirrës nga brendia e rrugës, kur një derë prej atyre dyerve (anësore) fillon të hapet, thërret: Mjerë ti! Mos e hap ngase po e hape do hysh në të. Rruga (e drejtë) është islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Madhëruar, dyert e hapura janë ndalesat e Allahut, ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut, aze ve xhel, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilltari i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Thënia: “këshilltari i Allahut në zemrën  e çdo muslimani.” Është meleku shoqërues në zemrën e një besimtari, dhe një shoqërues tjetër që është djalli.

Ky hadith është një shtytës për të përqendurar në rrugën e drejtë të Allahut, dhe një kërcënim nga devijimet e mundshme, veprimi i mëkateve dhe pasimi i rrugës së shejtanit.

Tibiu ka thënë: “Hadith i ngjshëm me këtë ëhtë hadithi “sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e që gati mund të hyjë në to”. Muri është në pozitën e territorit, dhe rreth saj janë dyert, perdet janë kufijtë e Allahut, që është pikndarja mes robit dhe ndalesave të Allahut.”

Islami është fe e drejtë, kjo ësht ënjë prej veçorive të saj, Allahu thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” En Am, 153.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e lexoi këtë ajet, shënoi një vijë të gjatë në tokë, dhe në dy anët e kësaj vije shënoi vija të shkurtra, e më pas tha: “Kjo është rruga e Allahut”, që ishte vija e gjatë “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë” dhe në dy anët e rrugës bëri me shenjë e tha: Këto janë rrugicat e shejtanit, që në hyrje të çdo rruge ka nga një shejtan që thërret në të.”

Muret kanë dyer të hapura, po qëse del nga ajo derë ku të shpien? I dërguari i Allahut kur na e sqaroi këtë shëmbëllim tha: “dyert janë ndalesat e Allahut” pra nëse njeriu hynnë ato dyer,  vetëm se ka hyrë në harame.

Atëherë çfarë përfitojmë nga perdet e vënduara në dyer? Perdet janë citatet sheriatike (Kuran dhe sunet) që të ndalojnë ty të hysh në ndalesa. Ka disa njerëz janë neglizhentë, ecën dhe sheh derën e hapur në të cilën derë nuk ka perde, mund që ai të hyn, e kur ti e pyet: Pse hyre, të thotë: unë nuk vërejta gjë. Por, nëse ai dëshron të hyn, ai patjetër se duhet ta largon perden, e në këtë rast ai këtë e veproi qëllimisht apo me pa qëllim, padyshim se qëllimisht, sepse ai largoi perden, përdallim të mos kishte perde, mund që të hynte duke mos vënë re, apo duke harruar, por pasi që perdert janë të vënduara, ai e die se dëshiron të hyn në të. Andaj mëshira e Allahut të Madhëruar bëri që të ketë perde në këto dyer që të mos e tërheqin njeriun e mos të futet në to.

DOBI NGA HADITHI

  1. Të kapurit për Librin e Allahut të Madhëruar është shkaku kryesor i mbrojtjes dhe shpëtimit nga rrugët e devijimit, dhe lajthitjet e fitneve.
  2. Mëshira e Allahut mb robërit e Tij, pasi që bëri që në zemrën e çdo besimtari të ketë një këshillues që e thërret atë kah e mira, e nxit në të dhe ia bën të dashur.
  3. Muslimani duhet t’i përkushtohet rrugës së drejtë (Siratul Mustekim) e të etë kujdes nga thirrësit e devijimit të cilët e shkatërrojnë atë që iu përgjigjet atyre, dhe e hedhin atë në gjëra që e hidhërojnë Allahun e Madhëruar.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

[1] Tirmidhiu 2859, Imam Ahmedi në “Musned” 29/181-182 me numër 17634, Albani e vlerësoi sahih “Sahih Tergib ve Terhib” 2/294 me numër 2348.

GJITHASHTU NË ALBISLAM