SHEMBULLI I MUSLIMANËVE, ÇIFUTËVE DHE TË KRISHTERËVE

SHEMBULLI I MUSLIMANËVE, ÇIFUTËVE DHE TË KRISHTERËVE

0 1970

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa, radijAllahu anhu, tregon: I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i muslimanëve, çifutëve dhe i të krishterëve është si shembulli i një njeriu, i cili morri në punë punëtorë që të punojnë për të që nga mëngjesi e deri në mbrëmje për një çmim të caktuar. Ata punuan deri në mesditë dhe thanë: “Ne nuk i duam paratë e tua që i ke caktuar për ne dhe ajo që kemi bërë, le të shkojë kot. Njeriu u tha atyre: “Mos e ndërprisni punën, por plotësojeni atë që ka mbetur prej saj dhe merrni pagën tuaj të plotë.” Por ata nuk pranuan dhe e lanë.

Njeriu morri në punë dy punëtorë tjerë pas tyre dhe u tha: “Plotësoni (duke punuar) pjesën e ditës që ka mbetur dhe ju do të keni pagën e caktuar si për grupin e parë.” Kështu, ata punuan deri në kohën e pasdites e pastaj thanë: “Le të shkojë kot ajo që kemi bërë dhe mbaje për vete pagën e caktuar për ne. Njeriu u tha: Plotësoni pjesën e mbetur të punës, pasi vetëm pak kohë të mbetur nga dita”. Por ata nuk pranuan.

Pas kësaj, ai zuri në punë një grup tjetër për të punuar për pjesën e mbetur të ditës, kështu ata punuan deri sa arriti perëndimi i diellit dhe ata morrën shpërblimin e dy grupeve të para. Kështu është shembulli i këtyre njerëzve (muslimanëve) dhe shembulli i kësaj Drite të cilën ata e kanë pranuar.”[1]

Në transmetimin e ibn Omerit, radijAllahu anhu, qëndron se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i juaj dhe i ithtarëve të Librit, është si shembulli i një njeriu i cili morri punëtorë me mëditje, e u tha: “Kush do punojë për mua që prej mëngjesi e deri në mesditë për një Kirat (një pjesë të dinarit)? Punuan çifutët. Më pas tha: “Kush do punojë për mua që prej mesdite e deri në namazin e iqindisë për një Kirat? Punuan të krishterët. Më pas tha: “Kush do punojë për mua prej iqindisë e derisa të perëndon dielli për dy Kirate? Ju jeni ata. U nevrikosën çifutët e të krishterët, e thanë: “Si është e mundur ne të punojmë më tepër e të paguhemi më pak. U tha: Vallë, a mos kam pakuar nga ajo që e merituat? Thanë: Jo. U tha: Kjo është meritë e imja, ia jap kujt të dëshirojë unë.”[2]

KUPTIMI I HADITHIT

ithtrët e Librit”. Janë Çifutët dhe të krishterët.

ata morën shpërblimin e dy grupeve të para”. Pasi që puna e tyre shkoi për kot, e nuk morrën shpërbimin e tyre, e puna e muslimanëve në pjesën e mbetur të ditës për dy Kirate, është sikur ata të kenë marrë dy Kiratet e dy grypeve, dhe e merituan për punën që e bënë, dhe fituan atë që të parët e humbën, për këtë Allahut thotë: “O ju besimtarë, – keni dro Allahun dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhurojë mëshirë të dyfishtë, dhe do t’u japë dritë me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë (gabimet); Allahu është falës dhe mëshirues . dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata, kurrfarë dhuntie të Allahut nuk do të fitojnë (marrin), pasi që dhuntia është vetëm në dorën e Allahut – Ai ia dhuron kujt të dojë. E Allahu është pronar i mirësisë së madhe.” Hadid, 28-29.

Për këtë, ithtarët e Librit pohuan se nuk u është bërë padrejtësi ndaj shpërblimeve të tyre.

“Qëllimi i hadithit është të sjell një shembull të atyre të cilëve u erdhi Musai, alejhi selam, ata kishin të punojnë tërë kohën sipas urdhërave dhe ndalesave të tija, derisa Allahu dërgoi Isain, alejhi selam, i cili i urdhëroi ata ta pasojnë, por ata refuzuan, e u larguan nga ajo me çfarë erdhi ai. E të tjerët punuan sipas asaj me çfarë erdhi Isai, alejhi selam, ai i urdhëroi që të punojnë me gjërat që u obliguan në pjesën e mbetur të kohës, kështu që ata punuan derisa u dërgua, zotëriu jonë, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i ftoi ata që të punojnë sipas asaj me çfarë erdhi ai, por ata e refuzuan dhe e kundërshtuan, e Allahu i solli muslimanët, të cilët punuan sipas asaj me çfarë erdhi, dhe e përfunduan deri në ditë të Kiametit. E këta e kanë shpërblimin e atij që ka vepruar gjithë kohën në adhurim ndaj Allahut të Madhëruar, si ata punëtorët të cilët u morrën për të punuar tërë ditën, pra grupi i parë.

Në hadithin e ibn Omerit është përcaktuar afati kohor i çifutëve, dhe ata kanë shpërblimin e tyre, derisa Allahu shfuqizoi sheriatin e tyre me Isain, alejhi selam, dhe në momentin e dërgimin të Isait, alejhi selam, u tha: Kush do punojë deri në këtë kohë do ketë një Kirat. Punuan të krishterët derisa Allahu shfuqizoi atë me ardhjen e Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem. Ai tha, duke i dalluar muslimanët: Kush do punojë pjesën e mbetur të ditës, do ketë dy Kirate? Muslimanët thanë: Ne do punojmë deri në fund të ditës. Ata që punuan prej çifutëve derisa besuan në Isain, alejhi selam, dhe vepruan sipas sheriatit të tij, ata i kanë dy shpërblime, njashtu edhe të krishterët nëse kanë besuar në Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve selem, siç është përmendur në hadith; ai njeri i cili ka besuar profetin e tij, dhe më ka besuar mua, atij i jipen dy shpërblime.[3]

Nëse thua: Hadithi i Ebu Musait aludon se që të dy grupet nuk kanë marrë asgjë, ndërsa hadithi i ibn Omerit tregon se secili grup ka marrë nga një Kirat. Themi: Kjo vlen për ata të cilët vdiçën para se të vijë sheriti tjetër, ndërsa ai i Ebu Musait, vlen për ata që ndryshuan, apo nuk i besuan profetit i cili u dërgua më pas.[4]

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith është një provë për Ehlu Sunetin, që tregon se shpërblimi vie nga Allahu, si mirësi nga Ai, i Lavdishmi, Bujari.
  2. Dallimi i këtij umeti, duke i dhënë shpërblimin e plotë edhe pse punët janë të vogla. Ky është umeti më i mirë, më i plotë, për nga besimi ndaj profetit të tyre, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe gjithë profetëve të mëparshëm. Dhe për arsyen se Allahu e veçoi me të dërguarin më të dalluar, sal-Allahu alejhi ve selem, me fenë më të plotë, që është dëshmitare edhe e umeteve të mëparshme. Si dhe veçori të ndryshme.
  3. Muslimani duhet ta ndien begatinë e madhe që na e ka dhuruar Allahu neve muslimanëve, për nimetet e shumta. Veprojmë pak, ndërsa shpërblehemi shumë. Allahut i takon falënderimi e mirësia.
  4. Hadithi na bën të kuptojmë se ai i cili merr një punë, e më pas punon por nuk e përfundon, ai nuk e meriton pagën e tij.
  5. Në fjalën e tij “vetëm pak kohë të mbetur nga dita” aludon për kohën e shkurtër të muslimanëve krahas umeteve të mëhershme.
  6. Lejohet të mirren punëtorë me mëditje, për një çmim të caktuar, për një kohë të caktuar.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

__________

[1] Buhariu, 2271.

[2] Buhariu, 2268.

[3] E transmeton Tirmishiu 4/420, Shejh Albani e vlerësoi sahih, në librin “Sahih Sunen Tiridhi” 3/116.

[4] Nga libri Umdet el Karij 5/54.

GJITHASHTU NË ALBISLAM