Shikimi në kafe

Shikimi në kafe

0 6796

Pyetje: Shumë gra shtëpiake kur pinë kafe, pasi mbarojnë pirjen e kafes, i kthejnë filxhanët dhe presin pak kohë që të thahen mbeturina e kafes dhe pastaj prej vijave që formohen në brendësinë e filxhanit bëjnë komente për gjendjen, apo të ardhmen e ndonjërës (it). A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigje: Kjo është ajo që në trojet tona i thonë fall, ajo që Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka quajtur “kehane”. Na përcjell Buhariu nga Aishja, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Melekët zbresin në afërsi të reve dhe përmendin ndonjë gjë që është caktuar (nga kaderi), e shejtanët e vjedhin atë me dëgjim dhe me atë i frymëzojnë fallxhorët, e me atë (një të vërtetë), u ngjisin njëqind gënjeshtra nga vetja e tyre (d.m.th., shejtanët).” Ata njerëz, janë të paditur ndaj fesë islame dhe parimet e saj dhe merren me kësi far besëtytnish, të cilat janë shumë të dëmshme. Asnjëherë njeriu që ka sado pak logjikë të shëndoshë, nuk duhet t’ia lejojë vetes që t’i besojë vijave që formohen në filxhanin e kafes, apo komenteve të fallxhoreve që i bëjnë sipas vijave në shuplakën e dorës. Për dëmin e besëtytnive të fallxhorëve Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush shkon te fallxhori nuk i pranohet namazi dyzet ditë, e kush i beson, ai e ka përgënjeshtruar atë që i është zbritur Muhamedit.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM