SHKAQE QË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË – 5

SHKAQE QË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË – 5

0 3758

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 43 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë (Pjesa e pestë);

  1. Shoqërimi me shokë të mirë; Askush nuk mund ta mohojë se njeriu ndikohet nga shoku i tij, një gjë e tillë tashmë është e provuar dhe e dëshmuar nga realiteti i sotëm dhe historia e kaluar.

Dhe, mu për këtë arsye i Dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të parfumeve dhe zejtarit. Të parin nëse e viziton, ose do të dhurojë ndonjë parfum, ose do të blesh ti diçka prej tij ose vetëm nga ndeja që ke bërë tek ai, do të vijë era e mirë (që nga momenti kur të dalësh nga ai). Kurse, i dyti, ose ti djeg rrobat, (e nëse nuk t’i djeg rrobat) ose kur të dalësh nga ai, do të kundërmosh erë të keqe.”

(Mutefekun alejhi: nga hadithi i Ebu Musa el Eshariut radijAllahu anhu,shënuan: Buhariu; 5/2104(5214) dhe Muslimi:4/2026(2628).

  1. Dije se dëmet që t’i bëjnë njerëzit janë në dobinë tënde;

Ibrahim et Tejmij, rahimehullah, thotë: “Kur dikush prej njerëzve më bën padrejtësi, unë e mëshirojë atë.”

Shejhul Islam Ibën Tejmijes, rahimehullah, i bënë padrejtësi disa nga dijetarët dhe nga njerëzit e asaj kohe. U burgos, dhe pas një kohe kur doli nga burgu, i thanë; A dëshiron të hakmerresh ndaj të gjithë atyre që të kanë bërë zullum!? Ibën Tejmije, tha; “Ua kam bërë hallall dhe ua kam falur të gjithë atyre që më kanë bërë zullum.”

Transmetohet se Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ishte në Qabe dhe erdhi një njeri nga Horasani duke qarë!! Kadi Ijadi, i tha: Pse po qan!? Ia ktheu: Po qaj, ngase i humba ca dinarë, dhe kuptova se ato mi vodhi dikush mua dhe fillova të qaj. Kadi Ijadi i tha: Po qan, shkaku se ke humbur ca dinarë!? Njeriu ia ktheu: Jo, por mu kujtua çasti se do të takohem para Allahut me vjedhësin, e ia fala, e mëshirova dhe fillova të qaj.”

Transmetohet se njërit nga selefi (të parët tanë) i thanë; Të ka përgojuar filani. Ai shkoi të kërkonte dhuratën më të mirë që kishte dhe t’ia dërgonte përgojuesit! E mori dhe shkoi tek përgojuesi dhe ia dhuroi dhuratën! Përgojuesi me habi e shikoi dhe i tha: “Po, kjo dhuratë nga na erdhi dhe pse ma solle mua!? Ia ktheu: I Dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi selam, na urdhëroi që kush na bên një të mirë, t’ua kthejm në të njejtën mënyrë atë të mirë.”

Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhu, se pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë; “Kush ua bënë një të mirë, shpaguani(kthejani me të njetën mênyrë), e nëse nuk mundeni t’ua shpaguani, atëherë lutuni për të derisa të mendoni se ua keni shpaguar.”

(Ahmedi: 2/99, Ebu Davudi: 1672, Nesaiu; 2/82(2567), Ibën Hibani: 8/199(3408), Hakimi; 2/73(2369 ). E saktësoi Hakimi, Dhehebiu dhe Shejh Albani).

Pra, ai që bën gibet dikë prej vëllezërve të tij, veçse ia ka dhuruar disa nga veprat e tij të mira.

  1. Fol fjalë të mira dhe ktheje të keqen me të mirë; Allahu xhele ue ala, thotë; “Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fusilet: 34 ).

Medito, vëlla i nderua rreth kësaj porosije dhe këtij udhëzimi madhështorë.

Allahu, xhele ue ala, njashtu kur i përshkruan robërit e Tij të zgjedhur, thotë; “… e kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.”( Furkan: 72 ).

  1. Kthimi për çdo gjë tek Allahu dhe shpeshtimi i lutjeve drejtuar Allahut;

Ky, njëherit ishte edhe udhëzimi i pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem.

I dërguari i Allahut, lutej; “O Allahu im, mëshirën Tënde e shpresoj, mos më le të mbështetem tek vetvetja ime, as sa një përpëlitje e syrit, dhe ma përmiso tërë gjendjen time, nuk ka të adhurua tjetër përveç Teje.”

(Ahmedi: 5/42, Ebu Davudi: 2/745(5090), Ibën Hibani; 3/250(970) dhe të tjerët. Shejh Shuajb Arnauti dhe Shejh Albani janë të mendimit se hadithi është hasen (i mirë).

“O Allahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dynjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën time shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen time rehati nga çdo e keqe.” (Muslimi: 4/2087,2720).

” O Allahu im, te mbeshtetem Ty nga paaftesia dhe pertacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dënimi i varrit. O Allahu im, m’i jep devotshmeri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim, sepse Ti je pastruesi me i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im personal. O Allahu im, të mbështetem Ty nga dija e padobishme dhe nga zemra jo e devotshme, nga shpirti i pangishëm dhe nga lutja të cilës Ti nuk i përgjigjësh.” ( Muslimi)

  1. Gruaja e devotshme dhe shtëpia e gjerë.

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM