SHKAQET QË PENGOJNË TË JESH I LUMTUR – 2

SHKAQET QË PENGOJNË TË JESH I LUMTUR – 2

0 1427

MËSIME DHE POROSI ISLAME (40 )

Shkaqet që nuk lejojnë të jesh i lumtur (Pjesa e dytë):

  1. Zemërimi; Nuk ka dyshim që zemërimi shpie drejtë shkatërrimit të lumturisë.

Allahu, xhele ue ala, i lavdëron besimtarët të cilët; “ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” (Shura: 37).

Muhamedi, alejhi selam, thotë: “Nuk ka dyshim se i fuqishëm (i fortë) është ai i cili e pêrmbanë veten e tij (nga fjalët dhe veprat e këqija) kur është i zemëruar.” ( Buhariu: 20/270, Muslimi: 17/42-43).

  1. Frika nga dikush tjetër pos nga Allahu, xhele ue ala; Një frikë e tillë e shëmton rahatllëkun dhe lumturinë. Allahu, xhele ue ala, thotë:”Kush është më fajtorë se ai që pengon të përmendurit e emrit të Allahut nëpër faltoret (xhamitë) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk hyjnë në to, përveç atëherë kur kanë ndonjë frikë (trishtim). Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.” (El Bekare: 114 ).

Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” ( Ali Imran; 175 ).

Allahu i përshkruan fjalët i Ibrahimit alejhi selam, i cili i tha popullit të tij: “Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur për njësimin e Allahut). Ai(Ibrahimi) tha: “A mos vallë ju dëshironi të pelemizoni me mua për Allahun, e ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë. Unë nuk frikësohem prej putash që veni ju shoq atij. (Unë nuk frikohem prej asgjëje), përveç nëse don Allahu(të ndodhë diçka me lejen, diturinë dhe dëshirên e Tij). Zoti im, me dijeninë e vet e ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?” (El En’am: 80).

  1. Dyshimet dhe mendimet e këqija për Allahun, e pastaj edhe për krijesat e Tij (të tjerët) : Allahu xhele ue ala, thotë: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Frikësojuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është pranues i pendimit dhe mëshirues.” ( El Huxhurat; 12 ).

Dhe, kjo bindje e juaj(këto mendime), që keni pasur në Zotin tuaj, u ka shkatërruar juve, e u bëtë prej atyre që janë në humbje.” (El Fussilet: 23 ).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: ” Largohuni nga dyshimi, ngase dyshimi është gënjeshtra më e madhe.” ( Mutefekun alejhi: Buhariu; 5/1976(4849), Muslimi: 4/1985(2563).)

  1. Nxitimi dhe ngutia në përhapjen e të këqijave në umet (në mësin e muslimanëve): Allahu xhele ue ala, thotë: “Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nuk i dini.” ( En Nurë; 19 ).

Këto, pra ishin disa nga shkaqet që nuk lejojnë të jesh i lumtur.

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM