SHKAQET QË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË ( 2 )

SHKAQET QË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË ( 2 )

0 2981

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 34 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë (Pjesa e dytë);

  1. Besimi në Kadan dhe Kaderin e Allahut.

Kjo është një cilësi e të lumturve, ai i cili beson fuqishëm në kadan dhe kaderin e Allahut, do të jetë njeriu më i qetë dhe më i lumtur. Pra, nuk ka mundësi të arrihet lumturia e vërtetë pa e besuar Allahun, e prej besimit në Allahun, bën pjesë edhe besimi në kadan dhe kaderin e Allahut. Besimtari duhet të kënaqet me atë që ia ka caktuar Allahu. Ngase njeriu në këtë jetë sprovohet, dhe i vetmi që del fitimtarë në sprovat është ai cili pajtohet me caktimet e Allahut, e ai i humburi është ai i cili nuk pajtohet dhe nevrikoset me caktimet e Allahut, Allahu na ruajtë.

Do e cekim në vijim një shembull praktik në lidhje me dobinë e besimit në kadan dhe kaderin e Allahut dhe se si ky besim ndikon në lumturinë e vërtetë të njeriut;

Urve Ibën Zubejri, Allahu e mëshiroftë, u sprovua me sëmundjen tek këmba e tij. Mjeku i sygjeroi prerjen e këmbës, në mënyrë që t’i shpëtojnë pjesët e tjera të trupit nga kjo sëmundje. Urve u pajtua me këtë sygjerim të mjekut, mirëpo mjeku i tha: Duhet patjetër të përdorim alkool në mënyrë që mos t’i ndiesh dhimbjet gjatë prerjes së këmbës.

Urve refuzoi një gjë të tillë dhe tha: Nuk dua që të mos e përmend Allahun në ato çaste!? Mjeku i tha: E, çfarë të veprojmë!? Urve ia ktheu: E kam një ide! Unë po marrë abdes, po lidhem në namaz, e kur të lidhem në namaz, atëherë veproni çfarë të doni me mua. U lidh në namaz Urve dhe mjeku filloi prerjen e këmbës, dhe Urve fare nuk lëvizi vazhdonte namazin, pasi u kry prerja e këmbës deri tek gjuri, e sollën ca vaj që mos t’i rridhte gjaku pas prerjes së këmbës. Mirëpo, menjëher pas lyrjes me vaj të këmbës Urves i ra të fikët, e morën dhe e vendosën tek kreveti i fjetjes. Pas disa orëve Urves i erdhi vetëdija, dhe kur pa disa njerëz të tubuar rreth tij, duke i thënë: Përhajr, Allahu të shpëtoi këmbën nga kjo sëmundje dhe kaloi gjithëçka mirë dhe me sukses. Por, gjatë prerjes së këmbës vdiq djali yt!?

Urve ua ktheu: ” Falënderimi i takon Allahut, pajtohem me caktimet e Tij, kur Allahu më sprovon, përmes sprovës Ai më falë mëkatet, të Atij jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

Ky, pra është besimi i vërtetë në kadan dhe kaderin e Allahut, mirëpo ku jemi ne sot me shembujt e atyre burrave të mëdhenjë të selefus salihit (të parëve tanë të mirë). Allahu, xhele ue ala, thotë: “Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura).” ( Fusilet: 35 ).

  1. Dituria rreth sheriatit Islam;

Pra, ata që e njohin Allahun dhe rregullat e Fesë së Tij, janë njerëzit më të lumtur.

Shembull praktik; Sahabiu i nderuar: Hubejb Ibën Adijin radijAllahu anhu, kur e kapën pabesimtarët dhe para se ta vrisnin u kërkoi atyre që ta lejonin t’i falte dy rekate namaz. Pabesimtarët e lejuan t’i falte dy rekate namaz, dhe ishte njeriu i parë që kishte falë dy rekate namaz para se ta vrisnin. Pasi përfundoi namazin u tha: Pasha Allahun, po mos të mendoja që ju do mendonit se po frikësohem nga vrasja, do ta zgjatja edhe më shumë namazin.

Pasi e përgatitën vrasjen e tij, njëri nga pabesimtarët i tha: ” A do dëshiroje që Muhamedi alejhi selam të jetë këtu në vendin e varsjes e ti të ishe në gjirin familjarê i qetë dhe i kënaqur!!? Hubejbi i tha; Jo, pasha Allahun, nuk do doja kurrë që Muhamedit alejhi selam, t’i ndodh diçka, nuk e ndrroj Muhamedin alejhi selam as me veten e as me familjen time.”

Shiko vëlla i nderuar në këtë besim të paluhatshëm të sahabiut Hubejb ibën Adij, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Vazhdon….

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM