SHKAQET QË TË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË SË VËRTETË

SHKAQET QË TË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË SË VËRTETË

0 981

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 31 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë :

Kush e kërkon lumturinë dhe nuk i përmbahet shkaqeve të lumturisë, ai nuk do ta arrijë atë. Pra, do t’i cekim disa nga shkaqet e arritjes së lumturisë.

  1. Besimi në Allahun dhe kryerja e veprave të mira; Allahu i madhëruar, thotë: “Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97 )

Pra, kush beson Allahum dhe bën vepra të mira, qoftë femër apo mashkëll, të tillët Allahu do t’i begatojë me një jetë të lumtur.

Të gjithë dëshirojmë jetën e lumtur, atëherë duhet ta besojmë fuqishëm Allahun dhe të kryejm vepra të mira. Allahu i madhëruar, thotë: “Ata që besojnë, madje Hebrenjt, të krishterët dhe Sabi’inët; – kushdo që beson Allahun(si është urdhëruar), jetën tjetër dhe punon vepra të mira, për ta nuk ka kurrfarë droje as mërzie.” ( El Maide; 69 ).

Transmetohet nga Ebi Jahja Suhejb Ibën Sinani, radijAllahu anhu, se pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çudi me punën e besimtarit, tërë çështja e tij është e mirë për të, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mirë për të. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe kjo është mirë për të“. (Shënon: Imam Muslimi; 4/2295(2999).

Pejgamberi, alejhi selam, qetësinë, ëmbëlsinë dhe lumturinë e tij e kërkonte në namaz dhe adhurim ndaj Allahut, ai thoshte: “O bilal, thirre ikametin për namaz, na qetëso me namaz.”

(Ebu Davudi në sunenin e tij: 4/296(4986), Ahmedi në musnedin e tij: 5/364, 5/371, Tahaviu në Mushkil Athar: 14/167(5549) dhe të tjerët, e saktësoi Shejh Albani në Sahih ebi Davud: 4172).

Shohim sot që shumica njerëzve thojnë: Ne kemi probleme, jemi të mërzitshëm, skemi kohë me u falë, mos na lodhni shumë: Namazi, namazi! Ndërsa, shembëlltyra jonë, Muhamedi, alejhi selam, thoshte: ” Më është kënaqësia, qetësia, lumturia e syve të mi në namaz(në faljen e namazit).”

(Imam Ahmedi në musnedin e tij: 3/128(12315), Nesaiu në sunenin e tij: 7/61(3939), e bëri të mirë zingjirin e këtij hadithit Shuajb Arnauti dhe e saktësoi Shejh Albani).

Shembull praktik nga Shejhul Islam Ibën Tejmije, ai dhe shumë dijetarë të tjerë e gjenin lumturinë si në mirësi poashtu edhe në sprova. Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, u burgos, u malltretua në burgjet e Damaskut, ai u thoshte armiqve të tij: Ju veproni çfarë të doni, xheneti dhe kopshtet e tij janë në zemrën time, e shijoj imanin edhe në burg, nëse më mbani në burg, do vetmohem me Allahun xhele ue ala, kudo që të më dërgoni, lumturinë e kam me vete ajo nuk largohet asnjë sekond nga trupi dhe zemra ime, nëse më largoni prej qytetit, do jem i lirë ta adhurojê edhe më shumë Allahun dhe të thërras njerëzit drejtë adhurimit të Allahut, po dëshironit të më mbytnit, atëherë dijeni se do të jem shehid dhe i vdekur në rrugën e Allahut.”

Ky pra, ishte shejhul islam Ibën Tejmije, shembull praktik i lumturisë së vërtetë.

Vazhdon….

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com