SHKOQITJE TË DISA AJETEVE KURANORE RRETH MUSAIT, ALEJHI SELAM

SHKOQITJE TË DISA AJETEVE KURANORE RRETH MUSAIT, ALEJHI SELAM

0 998

Rreth tregimit mbi Musain , alejhi selam, në disa ajete Kuranore ka nevojë për një sqarim të kuptimeve, dhe largim të dyshimeve të cilat bien në kundërshtim me qëllimin e kuptimin e sakt të atyre ajeteve, prej tyre janë:

Fjala e Allahut: “e babën e kemi fort plak.” Kasas, 23.

Në kontekstin e këtij ajeti rreth Musait, alejhi selam, është përmendur udhëtimi i tij deri në Medjen, takimi i tij me dy vajzat, të cilat po mbushnin ujë. Komentuesit e Kuranit janë ndarë në mendime se për kë bëhet fjalë për plakun në ajet: Kush është ai? Mendimi i parë thonë se ai ka qenë Shuajbi, alejhi selam, i cili ishte dërguar tek banorët e Medjenit. Të këtij mendimi janë shumica e komentuesve të Kuranit, këtë e ka pohuar edhe Hasan el Basriu, e të tjerë,  trasnmeton edhe ibn Ebi Hatim.

Të tjerët thonë se: Shuajbi, alejhi selam, ka jetuar në një kohë të gjatë para Musait alejhi selam, për arsye se ai i tha popullit të tij: “por edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.” Hud, 89.

Ndërsa shkatërrimi i popullit të Lutit, alejhi selam ka ndodhur në kohën e Ibrahimit alejhi selam, kjo konfirmuar me ajet Kuranor. Me këtë bëhet e ditur periudha e gjatë kohore mes Musait, alejhi selam dhe Ibrahimit, alejhi selam, që parashikohet të jetë diku rreth katërqind vite. Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mendimi më i fortë është se ai nuk ka qenë Shuajbi, alejhi selam, ngase po të ishte Musai alejhi selam tek ai, sigurt që do përmendej në ajetin Kuranor, e ajo që përmendet në disa hadithe se ai ka qenë Shuajbi, alejhi selam, zingjiri i atyre haditheve nuk është i vlefshëm. Edhe në librat e beni israilëve përmendet se ky njeri e ka pasur emrin Thebrun”, ibn Kethiri përmend edhe thënie të tjera në atë se kush ka qenë ku njeri, e për në fund thotë: “Më e sakta është se kjo çështje nuk bëhet e ditur pos se me tekst të sheriatit, ndërsa nuk ka asnjë tekst që argumenton këtë.” Atë që e përmend ibn Kethiri aludon se mendimi i shumicës së komentuesve të Kuranit se ai plaku ka qenë Shuajbi, alejhi selam, nuk është i sakt, për arsye se kjo çështje njihet vetëm me citat sheriatik, në çrast mungon citati.

Fjala e Allahut: “E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet?.” Zuhruf, 52

Këtë e ka pohuar Faraoni, një gënjeshtër e shpifje e qartë, për çfarë inati dhe mosbesimi i tij e shpiu atë ta thotë këtë, duke shikuar në Musain, alejhi  selam, me sy jobesimtari dhe keqbërësi, e Musai, alejhi selam ishte i nderuar, i respektuar, i bukur në fizionominë e tij, me çfarë habiste sytë e të tjerëve që kanë sy e mendje të shëndoshë. Fjala e tij: “i cili mezi mund të shprehet.” Njashtu është një shpifje, edhe pse gjuha e Musait, alejhi selam, që kur ishte në fëmijëri, ishte e dëmtuar me gacë zjarri, për çfarë kishte kërkuar nga Allahu i Madhëruar që t’ia largoj nyjen e gjuhës, që ta kuptojnë njerëzit, dhe Allahu ia kishte plotësuar lutjen e tij: “Të është dhënë ty ajo që kërkove, o Musa!.” Taha, 26.

Musai, kërkoi nga Allahu t’ia largoj çdo pengesë të kumtimit e kuptimit, për arsye se të metat fizike që nuk janë vepër e robit, për to nuk qortohet ai, e Faraoni edhe pse kuptonte, kishte mendje që logjikon, ai këtë e dinte, por ai me këtë dëshironte të krijonte një propagandë tek ithtarët e tij për arsye se ishin injorantë të çmendur.

Fjala e Allahut: “vulosi zemrat e tyre.” Junus, 88.

Kjo ishte një lutje nga Musaiu, alejhi selam, një shfaqje e hidhërimit për hir të Allahut dhe fesë ndaj Faraonit dhe parisë së tij, pasi që i ishte bërë e qartë atij se nuk ka hajr tek Faraoni e ithtarët e tij, njëjtë siç Nuhu, alejhi selam tha: “Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues, sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë!.” Nuh, 26-27.

Për këtë, Allahu iu përgjigj Musait, alejhi selam, në këtë lutje, në çrast siguroi vëllain e tij Harunin, për të cilin Allahu tha: “(Perëndia) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni ju dy dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të padijshmëve!.” Junus, 89.

Fjala e Allahut: “A, tani (po beson) e më parë ishe rrebel dhe ishe prej ngatërrestarëve?!.” Junus, 91.

Këtë e pohon Allahu i Madhëruar për Faraonin, në këtë fjalë në këtë gjendje ekzistojnë fshehtësi, për të cilat Allahu e informoi të dërguarin e Allahut. Transmeton Imam Ahmedi nga ibn Abasi, radijAllahu anhuma, i cili ka thënë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur Faraoni tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë të bijtë e Israelit.” Xhibrili më tha mua: “O Muhamed! Po të më shihje, kur kisha marrë një grusht me lloç prej deti, duke ia futur në gojë, nga frika se mos po e kaplon mëshira (e Allahut).” E shënon Tirmidhiu, dhe ka thënë: hadithi është hasen.

Fjala e Allahut: “O Musa! – a ty, në atë tokë gjendet popull i pa mëshirë (dhunues).” Maide, 22.

Disa komentues të Kuranit kanë përmendur disa transmetime rreth gjendjes së beni israilëve, për madhështinë fizionomike të atij populli, ku në mesin e tyre ishte edhe Auxh ibn Unuk ibn Adem, alejhi selam, gjatësia e të cilit ishte tre mijë e treqind e tridhjetë e tre kut! Që është një gjë shumë e çuditshme dhe e panjohur, nuk përmendet si fakt, si dhe është në kundërshtim me atë që përmendet në dy Sahihët se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu krijoi Ademin, gjatësia e të cilit ishte gjashtëdhjetë kut, e më pas njerëzit dalngadalë zvogëloheshin deri në ditët e sotit.” Buhariu dhe Muslimi.

Ata kanë përmendur se ky njeri ka qenë jobesimtar, dhe se ishte kopil, i cili ishte penguar të hip në anije, dhe se tufani nuk kishte arritur as tek gjunjët e tij, e gjithë kjo është një gënjeshtër dhe shpifje, ngase Allahu ka përmendur se Nuhi, alejhi selam, është lutur kundër jobesimtarëve dhe ka thënë: “Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues.” Nuh, 26.

Allahu thotë: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atë që e mëshiron Ai!.” Hud, 43.

Nëse i biri i Nuhit, alejhi selam, u fundos në ujë si jobesimtar, e si atëherë me Auexh ibn Unuk, si një jobesimtar dhe kopil?! Kjo nuk pranohet logjikisht e as fetarisht, njashtu emri i personit Auaxh ibn Unuk, nuk është i konfirmuar.

Fjala e Allahut: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!.” Gafir, 25.

Mund supozohet se kuptimi i këtij ajeti është njejtë me atë që ceket në ajetin tjetër, që është fjala e Allahut “ua mbyste fëmijët mashkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë.” Kasas, 4. Pos që e vërteta është ndryshe, siç e përmend këtë edhe Razi: “Kjo është një vrasje tjetër nga ajo që ndodhi në kohën e lindjes së Musait, alejhi selam. Ngase ajo e para ishte në kohën kur falltorët njoftuan për ardhjen e një fëmiju që do ishte armik i tij, e Faraoni urdhëroi mbytjen e gjithë foshnjeve meshkuj, ndërsa kjo kohë ishte pasi që Musai alejhi selam kishte ardhur tek Faraoni, i cili shpalosi mrekullitë e tija të qarta, e në këtë kohë Faraoni urdhëroi të vriten gjithë meshkujt të cilët kishin besuar së bashku me Musain, që të mos rriten në fenë e Musait, e ai të forcohet me ta, që është specifikë e meshkujve përdallim nga femrat, për këtë edhe urdhëroi vrasjen e meshkujve.”

Fjala e Allahut: “(Samirija) u përgjegj: “Unë kam parë atë që nuk e kanë parë ata, – e kam marrë një grusht dhe në gjurmët e (kalit të) Pejgamberit, e atë – e kam hedhur (në stolinë e shkrirë).” Taha, 96.

Shumica e komentuesve të Kuranit kanë mendimi se i “dërguari” i përmendur në ajet është Xhibrili, alelejhi selam, e “gjurmët” e tija është dheu i shputës së kafshës së tij. Por që disa dijetarë të tjerë kanë përmendur: Nuk ka në Kuran pohim të kësaj që kanë cekur komentuesit e Kuranit, ajo që kuptohet qartë nga ajeti është se “i drëguari” i përmendur është Musai, alejhi selam, e “gjurmët” e tija është suneti dhe udhëzimi i tij, me çfarë ai ka urdhëruar. Thuhet: Filani ndjek hapat e filanit, e merr nga gjurmët e tija, kur ai pason rrugën e tij.

Pra kuptimi i ajetit, sipas mendimit të dytë, është se Musai, alejhi selam kur filloi ta qorton Samiriun e ta merr atë në pyetje për çështjen që ai thërriti në devijim, në adhurimin e viçit. Musai alejhi selam e njoftoi atë për dënimin e rëndë që e priste atë në dynja e në ahiret. Raziu, ka thënë: “Dije se kjo thënie është në kundërshtim me atë nga komentuesit e Kuranit, mirëpo është më afër të së vërtetës, për disa arsye…” e më pas ka përmendur katër arsye të cilat e përforcojnë këtë thënie. Kështu mënjanojmë thëniet e komentuesve të Kuranit, për çfarë nuk ka gjë të keqe, për shkak se janë pa asnjë zingjir transmetimesh të vërteta, në përgjithësi janë tregime nga beni israilët.

Fjala e Allahut: “E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur, andaj dërgoje me mua atë, si ndihmës timin, që t’i vërtetoj fjalët e mia. Unë, me të vërtetë, frikohem se ata do të më quajnë gënjeshtar.” Kasas, 34.

Nga ky kontekst mund të thuhet se: Cili është qëllimi që Haruni të vërtetoj fjalët e Musait? Zemahsheriu i është përgjigjur kësaj pyetje me atë se: Nga vërtetimi i Harunit, alejhi selam, nuk është për qëllim që ai t’i thotë Musait: Të vërteten e the, apo t’u thotë njerëzve: Të vërtetën e tha Musai, por qëllimi i ajetit është që ai me gjuhë të thotë të vërtetën, të polemizon me jobesimtarët, ashtu siç vepron një njeri i urtë e orator, ky është vërtetim i dobishëm që synohet, njejtë siç vërtetohet fjala me argument, a nuk sheh fjalën e Allahut: “E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur.” Kasas, 34.

Fjala e Allahut: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar.”  Shuara, 12.

Musai, alejhi selam, iu ankua Zotit të Madhërishën, ngase frikohej nga përgënjeshtrimi i popullit të Faraonit, u ankua për ngushtësinë që e ndjente në zemrën e tij për shkak devijimit që e kishin, për frikën prej tyre që mos ta vrasin kur të takojnë. Kjo nuk nënkupton që ai të ndalet nga zbatimi i shpalljes, apo të arsyetohet për moskumtin të saj. Por është një kërkim ndihme nga Allahu, për bartjen të përgjegjësisë, e kërkim leje nga Ai që ta dërgon edhe Harunin së bashku me të, që ai të jetë një ndihmës në përhaçjen e mësazhit e të jetë zëvendës  i tij në kumtimin e fesë në rast se do vritej.

Fjala e Allahut: “Ai e hudhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej.” Taha, 20

Shkopinjët të cilat u hodhën në tregimin e Musait, alejhi selam, ndonjë herë janë përshkruar si “hajetun” “gjarpër që zvarritej.” Taha, 20. E ndonjëherë si “thu’ben” “e ai u bë gjarpër i madh.” Araf, 107. E herën tjetër si “Xhen” “E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër.” Neml, 10.

Mund që të parmendohet ndonjë kundërshtim mes këtyre përshkrimeve, por e vërteta është se nuk ekziston asnjë lloj kundërshtimi mes tyre, për arsye se “hajetun” është emër i përgjithshëm për gjitha llojet e gjarpinjëve, për të madhin e të voglin, femër apo mashkull. E “thu’ben” është gjarpëri i madh ndërsa “Xhen” është gjarpër me trup të vogël me lëvizje të shpejta. Disa komentuesi kanë përmendur se sa i madh ka qenë ky gjarpër, dhe se si dukej por që të gjitha ato transmetime janë të dobëta, të cilave nuk u referohet e as që ndërtohet mbi të ndonjë dobi.

Fjala e Allahut: “Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar.” Shuara, 38.

Komentuesit e Kuranit janë ndarë në mendime për numrin e magjistarëve, disa kanë thënë: Kanë qenë shtatëdhjet e dy, e disa të tjerë kanë thënë se numri i tyre ka qenë më shumë se aq. Është një divergjencë e cila nuk ka peshë, e as që ia vlen të zgjatet shtjellimi i saj.

Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NUK KA KOMENTE

KOMENTO