SHPIFJA PËR BURRAT DHE GRATË E NDERSHME

SHPIFJA PËR BURRAT DHE GRATË E NDERSHME

0 5630

Ata që i fajësojnë gratë e ndershme (për kurvëri), e nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihnie me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni më kurrë të dëshmuarit e tyre, këta janë njerëz ngatërrestarë, pos atyre, që pas kësaj pendohen dhe përmirëzohen. Me të vërtetë Allahu është falës dhe mëshirues.” (Nurë: 4-4)

E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.” (Ahzab: 58).

Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nuk i dini.” (Nurë: 19).

Me të vërtetë, ata që i fajësojnë gratë e ndershme, zemërdlirë, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën, dhe për ta ka dënim të madh. Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata. Atë Ditë Allahu do t’ju plotësojë dënimin e merituar dhe do ta dijnë ata, se Allahu, është e vërteta e qartë.” (Nurë: 23-25).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese”. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.” (Shënon: Buhariu: 2766, Muslimi: 89).

Transmetohet nga Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush ia përmend apo ai mvesh dikush ndonjë njeriut një gjë të cilën ai nuk e posedon, por ia përmend me qëllim që ta turpërojë. Atëherë, Allahu do ta burgosë Ditën e gjykimit në zjarr të Xhehenemit, derisa ta argumentoje atë që ia ka mveshur atij, apo atë që ka thënë.” (Shënon: Taberani: muxhmeu ez zeuaid: 8/94).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kam ndëgjuar Muhamedin,- salAllahu alejhi ue selem!,- duke thënë: “Kush e shpif për imoralitet atë që ka në pronësi të tij, do të ndëshkohet Ditën e Gjykimit për këtë shpifje, përpos nëse është e vërtetë ajo që ka thënë për të.” (Shënon: Buhariu: 6858, Muslimi: 1660).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM