Shpjegim i hadithit “mjerë për thembrat nga zjarri”!

Shpjegim i hadithit “mjerë për thembrat nga zjarri”!

0 3915

Pyetje: Abdullah ibn Amr, radijallahu anhuma, transmeton: “I dërguari, salallahu alejhi ue selem, u vonua në një udhëtim që udhëtonim, e arritëm ne atë, e namazi po kalonte, derisa ne merrnim abdes, filluam të japim mes’h mbi këmbët, ai thërriti me zë të lartë: “Mjerë për thembrat nga zjarri” dy apo tre herë”. Dëshiroj një shpjegim më të gjerë rreth këtij hadithi?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Shpjegimi mbi këtë hadith mund të shtjellohet sipas pikave në vijim:

Së pari: Teksti dhe vlerësimi i hadithit.

Abdullah ibn Amr radijallahu anhuma transmeton: “I dërguari salallahu alejhi ue selem u vonua në një udhëtim që udhëtonim, e arritëm ne atë, e namazi po kalonte, derisa ne merrnim abdes, filluam të japim mes’h mbi këmbët, ai thërriti me zë të lartë: “Mjerë për thembrat nga zjarri” dy apo tre herë”. E transmeton Buhariu, hadithi numër 60 dhe Muslimi me numër 241 me një shprehje të ndryshme, ku thuhet:

Abdullah ibn Amri transmeton: U kthyem me të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem nga Mekeja në Medine, saqë kur ishim tek një ujë gjatë rrugës, shpejtuan njerëzit për namazin e ikindisë, filluan të marrin abdes me shpejtësi, arritëm tek ata, thembrat shiheshin që nuk i kishte prekur uji. Atëherë i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Mjerë për thembrat nga zjarri, plotësojeni abdesin”.

Ky hadith është transmetuar nga një grup i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç thotë Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë pasi që e transmeton këtë hadith  nga Ebu Hurejra radijallahu anhu.

Dy: Transmetuesi i hadithit.

Është sahabiu i nderuar Abdullah ibn Amr ibn As, ishte prej dijetarëve në mesin e sahabëve, prej atyre që shumë ka transmetuar hadithe, shkruante çdo gjë që dëgjonte nga i dërguari salallahu alejhi ue selem në fleta të veçanta te ai, saqë u bë e njohur një prej fletëve të tija e quajtur “es Sadikah” (e sinqerta), vdiq në Taif.

Tre: Kuptimi i fjalëve.

Vejl (وَيْلٌ) mjerë: dijetarët kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjale. Prej tyre kanë thënë: Është një luginë në Xhehenem, të tjerët kanë thënë diç tjetër, pos që të gjithë janë unanim se ajo është një fjalë kërcënuese, frikuese dhe kanosje rreziku.

Bedrudin Ajni, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Fjala (Vejl) është një paskajore e cila nuk ka folje të saj, është një fjalë që ka kuptim dënimin dhe shkatërrimin”.

Katër: Dobitë e përfituara nga ky hadith.

1-    Obligueshmëria e larjes së këmbëve gjatë abdesit, dhe jo lejueshmëria e me’hut të këmbës duke mos e larë, këtë e marrim nga mohimi i të dërguarit salallahu alejhi ue selem mes’hit të këmbëve në shpejtësi duke mos i larë dhe jo kalimi i ujit mbi to. Kjo dispozitë është unanime tek të gjitha medh’hebet e katërta. Andaj edhe imam Buhariu e titullon një kapitull të tij me fjalët: “Kapitulli Larja e këmbëve e jo mes’hi mbi to”. Libri Sahih Buhariu, Libri i abdesit, kapitulli numër 27.

Imam Tirmidhiu Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kuptimi i këtij hadithi është se nuk lejohet mes’hu mbi këmbët, poqë se nuk ka në to meste apo çorape”. Nga libri “Sunen i Tirmidhiut” 1/96.

Po ashtu Nesaiu ka titulluar kapitullin “Obligueshmëria e larjes së këmbëve” në librin Suneni i Nesaiut, libri i Pastërtisë me numër 89. Një ashtu edhe Bejhakiu Allahu e mëshiroftë me titullin “Argumenti se obligim për këmbët është larja dhe se mes’hu nuk lejohet” në librin “Sunen Kubra” 1/68.

2-    Obligueshmëria e përfshirjes së gjithë gjymtyrëve gjatë larjes, dhe atë duke arritur uji në gjitha pjesët e gjymtyrëve të abdesit dhe mos lërja asnjë pjesë të tyre, këtë e hasim në fjalën e të dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Mjerë për thembrat nga zjarri” të veçuarit në përmendjen e thembrave, për arsye se janë fundi i këmbëve, është e mundshme të mos arrijë uji në të, për atë i cili nuk i kushton vëmendje, e aludon në domosdoshmërinë e vëmendjes në plotësimin e abdesin në vendet e obligueshme. Imam Buhariu Allahu e mëshiroftë ka nxjerrë këtë dobi nga ky hadith, dhe ka thënë: “Kapitulli mbi larjen e këmbëve e jo mes’hun e këmbëve”. Gjithashtu ka titulluar kapitullin e tij Muslimi dhe Ebu Davudi në librat e tyre.

3-    Mëshira e të dërguarit salallahu alejhi ue selem ndaj shokëve të tij, ku vonohej nga karvani dhe ecte i fundit në mënyrë që të gjenë të dobëtit, të bartë për të paaftit e të mbikëqyrte gjendjen e tyre.

4-    Kujdesi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta në kryerjen e namazit dhe mos vonimin e tij nga koha e faljes, edhe nëse ishin në udhëtim e në gjendje të lodhur.

5-    Kujdesi i të dërguarit salallahu alejhi ue selem në mësimin e sahabëve, sqarimin e dispozitave fetare në rast kur kishin nevojë për të, mos heshtja e tij salallahu alejhi ue selem gjatë gabimeve kur ndodhnin prej tyre.

6-    Dhe në hadith ka një dobi të cilën e ka përmendur Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në kapitullin e tij “Kush ngrit zërin me dije” Sahih Buhari, libri i diturisë numër 3. Hafidh ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Autori është argumentuar për lejueshmërinë e ngritjes së zërit në dije, nga fjalët “Thërriti me zë të lartë”, të argumentuarit me këtë plotësohet atëherë kur ka nevojë për një gjë të tillë, për shkak largësisë, tubimit të madh, etj. Me këtë ndërlidhet edhe nëse është në ligjëratë, siç është vërtetuar në hadithin e Xhabirit:  I dërguari salallahu alejhi ue sele kur ligjëronte e përmendte Kiametin nevrikosej dhe ngrit zërin”. Hadithin e transmeton Muslimi.

7-    Thënia e transmetuesit (dy apo tre herë) është argument gjithashtu për metodën e dobishme të mësimit të cilën e përdorte i dërguari salallahu alejhi ue selem, dhe atë duke përsëritur fjalën që ta mësojnë atë dëgjuesit dhe të vërtetohen dyshuesit.

8-    Ky hadith po ashtu është edhe përkujtim për myslimanin për domosdoshmërinë për të qenë në pajtim me ligjet fetare në gjitha veprimet dhe thëniet e tija, e të mos neglizhon diç nga ato. I dërguari salallahu alejhi ue selem i ka kërcënuar ata të cilët nuk u arrinte uji në thembra gjatë abdesit me mjerim dhe zjarr ditën e Kiametit, është një vepër shume e thjeshtë në sytë e shumë njerëzve, mirëpo tek Allahu është një gjë e madhe, të kenë kujdes muslimanët të mos bëjnë lëshime në gjëra që mund të jenë shkak për shkatërrimin e tyre në ahiret, ndërsa Allahu i Madhëruar ka thënë: “menduat se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe”. Nur, 15.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com