SHPRESA E PRINDËRVE?

SHPRESA E PRINDËRVE?

0 1510

Shpresa e prindërve tu është: të jesh prej atyre që kanë jetë me vlera, të jesh i sjellshëm, i mëshirshëm, i udhëzuar në rrugë të drejtë, larg punëve të ulëta, ultësirave shkatërruese, larg degjenerimit, devijimit, robërimit nga epshet dhe kënaqësitë, që janë pre e injorancës dhe e mëkateve. Prandaj mos e humb shpresën tënde dhe shpresën e tyre mbi ty, për një çast epshi ose për një ore pakujdesie, por përzgjidhe shoqërinë tënde me kë qëndron dhe qetësohesh. Sepse poqëse njeriu i lëshohet epshit të tij, ai e shpie në humbje, madje kjo është vërtetuar nga të tjerët që kanë ndjekur epshet e tyre se si kanë përfunduar, kurse ai i cili përfiton udhëzim të drejtë, cilësitë të larta, moral të bukur ai bëhet krenaria e prindërve të tij.

Pra, frenimi i vetvetes nga veset e ulëta, rënies në epshet e shëmtuara dhe të këqija, mbrojtja nga animi në mëkate dhe dyshime, është ruajtje nga pakujdesia. Ruajtësi nga këto gjëra është ruajtës i nderit të tij, e ruan veten e tij nga shkatërrimi, si dhe e ruan imazhin e tij në syrin e njerëzve që jetojnë dhe e njohin atë, e kjo pa dyshim se bën që ai të ketë një pozitë të lakmueshme në mesin e shoqërisë dhe nuk e vret shpresën e prindërve dhe të afërmve të tij për të.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM