SHTYLLA E PARË E ISLAMIT

SHTYLLA E PARË E ISLAMIT

0 2027

  Shehadeti – Dëshmia “La ilahe il-Allah ve ene Muhameden resulullah”

Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut – la ilahe il-Allah, është shtylla e parë prej shtyllave të islamit, pa dyshim se në të hyn edhe dëshmia se Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është i Dërguari i Allahut edhe pse nuk ceket shpesh,kurse ajo është prej çështjeve të fesë të patjetërsueshme e cila duhet ta din, pa përjashtim  çdonjëri prej muslimanëve.

Do të flasim për këtë shtyllë të madhe në këto pika:

   Një – Emrat e saj: janë të shumta që tregojnë për realitetin e saj dhe zbulojnë kuptimet e saj, e prej tyre “Kelimetu Teuhid”,”kelimetul-ihlas”,”kelimetu-shehadet”,”Shehadetul hak”, etj.

    Dy– Shtyllat e saj, janë dy:

   a – Mohim – është për qëllim pjesa ”La ilahe”, që do të thotë: Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet”.

   b – Pohim – është për qëllim pjesa ”il-Allah”, që do të thotë: përveç Allahut.

    Kjo fjalë mohon të ketë të adhuruar tjetër përveç Allahut në këtë gjithësi, i Cili është i vetëm dhe nuk ka shok. Madje këto dy shtylla gjenden në shumë ajete Kur’anore që shpjegojnë shehadetin, prej tyre janë:

      1 – Fjala e Allahut : ” Nuk ka dhunë në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota, e kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues i Gjithëditur.” [1]

   Këtu  në këtë ajet lidhja e fortë e ka kuptimin e shehadetit – La ilahe il-Allah, kështu është komentuar nga Ibn Abasi, Seid Xhubejri, Dahaku, Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).

  Tagut:është çdo gjë të cilën njeriu e vlerëson përtej kufirit,qoftë në adhurim,ndjekje,bindje dhe kusht është të jetë i kaqur me të poqese është njeri.

   Ajeti Kur’anorë argumenton këto dy shtylla dhe ato janë: Mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun, e kjo është kuptimi i fjalës – La ilahe il-Allah.

   2 –  Fjala e Allahut : ” Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhurojeni Allahun dhe largohuni tagutit Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?.[2]

  3 – Fjala e Allahut në gjuhën e Adit:” Thanë: A na erdhe ta na tregosh të adhurojmë vetëm Allahun e të braktisim atë çfarë adhuronin prindërit tanë, nësë je i vërtet në atë që thua sillna atë që na e premton. [3] Gjithashtu përgjigje për Hudin (paqa e Allahut qoftë mbi të), fjala e Allahut  : ” Edhe tek populli i Adit dërguam vëllaun e tyre Hudin, i cili u tha: O populli im adhuronie Allahun, sepse nuk keni të adhuruar përveç Tij.” [4] e cila ndryshe don të thotë : fjalën La ilahe il-Allah. Në këtë kontekst flet edhe ky ajet:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar pos Meje,e pra më adhuroni Mua.” [5]

   Pra i ka thirur në dëshmin se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe kuptuan prëj kësaj se Hudi (paqa e Allahut qoftë mbi të) i thiri në dy gjëra:

    E para: “Të adhurohet Allahu i vetëm pa shok”, kjo është shtyllë e parë, pra pohimi.

   E dyta: ”Të braktisin atë që adhuronin prindërit e tyre” kurse kjo është pjesa e dytë pra mohimi.

     4 –  I dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” Kush thotë La ilahe il-Allah dhe mohon atë çfarë adhurohet përveç Allahut, është e ndaluar pasuria e tij, gjaku i tij kurse llogaria e tij ështe tek Allahu”. [6]

   Në një transmetim të imam Ahmedit qëndron :” Kush e njëhson Allahun të vetëm pa shok dhe mohon çfarë adhurohet përveç Tij nuk lejohet pasuria e tij dhe gjaku i tij.” ky hadith përforcon pjesën e mohimit – nefji.

[1] Suretul-Bekare, ajeti:256.

[2] Suretu Nahl, ajeti:36.

[3] Suretu A’raf, ajeti:70.

[4] Suretu A’raf, ajeti:65.

GJITHASHTU NË ALBISLAM