SHUMË GJËRA RRETH NAMAZIT

SHUMË GJËRA RRETH NAMAZIT

1 5292

Allahu i madhëruar  ka bërë farz pesë kohët e namazit: Sabahun, Drekën, Ikindinë, Akshamin

dhe Jacinë.

Vendimi i Sheriatit për atë që e lë namazin:

Të gjithë dijetarët janë të pëlqimit se ai që mohon detyrimin e namazit, del nga feja, mirëpo nëse e lë namazin duke besuar se është detyrim, për statusin e tij dijetarët janë ndarë në dy grupe: disa e kanë konsideruar renegat (murted), kurse të tjerët besimtar, i cili ka bërë mëkat të madh. Shkaku i këtij mospajtimi është kuptimi i haditheve të të Dërguarit, në të cilat lënësi i namazit trajtohet kafir (mosbesimtar) duke mos bërë dallim mes atij që e mohon namazin dhe atij që e lë nga përtacia. i Dërguari, lavdia dhë mëshira qoftë mbi të, ka thënë: “Mes njeriut dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit.”

Burejde, radijAllllahu anhu, thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin duke thënë: “Marrëveshja që është në mes neve dhe atyre është namazi, ai që e lë namazin kabërë kufër.”

 

Kush e ka obligim namazin:

Faljen e namazit e ka obligim çdo musliman që ka arrit pubertetin dhe që është i shëndoshë mentalisht. Për këtë, përgjegjësi i fëmijës obligohet ta urdhërojë atë që të falë namazin edhe pse ende nuk e ka detyrë, mirëpo me qëllim që të mësohet për të fal namaz.

 

Kohët e namazeve:

Secili namaz ka intervalin kohor gjatë të cilit duhet të realizohet. Ky interval ka fillimin dhe mbarimin e tij. Është e pëlqyer që Dreka të falet në kohën e parë, me përjashtim kur është shumë nxehtë, në atë rast preferohet të falet në kohën e flladshme, brenda intervalit të caktuar. Është e pëlqyer që Ikindia të falet në kohën e parë, nëse vonohet derisa të zverdhet dielli (të afrohet në perëndim) pa asnjë arsye, është mëkat sepse në atë kohë politeistët i përkulen shejtanit. Është e pëlqyer falja e Akshamit sa më shpejt dhe urrehet vonimi i tij. Është e pëlqyer të vonohet Jacia, nëse nuk është rëndë, edhe atë deri pak para mesnatës. Është e urryer të flihet para Jacisë dhe të bisedohet pas Jacisë pa dobi. Është e pëlqyeshme që Sabahu të falet në kohën e parë të tij, kjo quhet – teglis.

Namazi i SABAHUT

 

DREKËS IKINDISË AKSHAMIT JACISË
Fillimi i kohës

Së namazit

Fillon me agimin e mëngjesit

 

Fillon kur del dielli nga zeniti Fillimi prej kohës kur bëhet hija sa dy herë vetë objekti Fillimi prej kohës kur perëndon dielli Fillon me humbjen e dritës së kuqe në perëndim
Mbarimi i kohës së namazit Zgjat deri në lindjen e diellit

 

Zgjatë deri sa të bëhet hija e një objekti sa vet objekti Zgjat derisa të perëndoj dielli Zgjat derisa te humbasë drita e kuqe në perëndim Zgjat deri në mes të natës

 

Kur konsiderohet se ka arritur namazin një individ?

Ebu Hurejra thotë se Resulull-llahu, sal-lallllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që e ka arritur një rekatë të namazit të Sabahut para se të lind dielli, ka arritur namazin e Sabahut. Dhe ai që e arrin një rekatë të Ikindisë para se të perëndojë dielli, ka arritur tërë Ikindinë.” Ky rregull i përfshin të gjitha namazet.

 

Kompensimi i namazeve të kaluara:

Nëse njeriun e zë gjumi apo harron dhe i ik koha e namazit, atëherë duhet ta falë në momentin kur i kujtohet. Mirëpo, një gjë duhet mbajtur gjithnjë parasysh: sipas mendimit më të saktë namazi i lënë me qëllim nuk kompensohet (nuk bëhet kaza). Allahu i madhëruar për çdo namaz farz ka caktuar fillimin dhe mbarimin e kohës së tij. Fillon në kohë të caktuar dhe mbaron në kohë të caktuar. Për këtë nuk ka dallim në mes të atij, që e fal namazin para kohe dhe atij që e fal pas kohe, ngase që të dy nuk e kanë falur namazin në kohën e vet. Gjithashtu, edhe kazaja është përcaktim, ndërkohë që askush nuk ka të drejtë të japë ligj përveç Allahut dhe Resulullahu.

Po të kishte qenë kazaja detyrim për njeriun, që e lë namazin pa e falur derisa të dalë koha e tij, as Allahu e as Resulull-llahu, nuk kishin për ta lënë pa e sqaruar. Njeriu që nuk është i përpiktë në faljen e namazeve në kohën e tyre, ai menjëherë duhet të pendohet tek Allahu i Madhëruar dhe të mos e përsërisë gabimin.

 

Kohët kur është e ndaluar të falim namazin:

Gjatë lindjes së diellit derisa të ngritët pak, kur është në zenit, derisa të anojë pak kah perëndimi dhe kur t’i afrohet perëndimit, derisa të perëndojë. Nga kjo bëjnë përjashtim: -Të falurit e namazit të xhumasë, dy  rekatet e abdesit, falja e namazit përshëndetës (tehijjetul- mesxhid) etj. Ndalohet nafilja pas agimit të mëngjesit dhe para namazit të sabahut. Ndalohet të falurit nafile kur të thirret ikameti.

 

Vendet ku ndalohet të falet namazi:

 

E tërë toka është e përshtatshme pwr tw falur namazin përveç varreve, banjave dhe ahurit të deveve.

GJITHASHTU NË ALBISLAM