Si bëhet pendimi nga besëtytnitë?

Si bëhet pendimi nga besëtytnitë?

0 1628

Pyetje: Nëse biem në ndonjë besëtytni si duhet të pendohemi, a ka ndonjë dua të veçantë për këtë?

Përgjigje: Për çdo gjë që është mëkat duhet të pendohemi. Sa u përket besëtytnive, si “tijere” Abdullah ibën Mesudi ka thënë: “Secili prej nesh domosdo…”, që nënkuptohet se kushdo prej nesh mund të bjeri në kësi far besëtytnish, pa e hetuar. Nëse mëkati ka qenë nga besëtytnitë, si oguri, atëherë duhet bërë kjo dua: “Allahume la tajre il-la tajruk ue la hajre il-la hajruk, ue la ilahe gajruk.”, që d.m.th., “O Zot, s’ka ogur përveç asaj që Ti vendos, s’ka të mirë, përveç të mirës Sate dhe s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.” E kur dyshojmë se kemi bërë ndonjë mëkat që mund të jetë shirk, atëherë duhet bërë kjo dua: “All-llahumme inní eudhu bike en ushrike bike ue ene ealemu ue estagfiruke lima la ealemu.”, që d.m.th.: “O Zot, kërkoj mbrojtje te Ty nga shirku, të cilin e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.”, sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shirku në umetin tim është më i fshehtë sesa ecja e milingonës në sipërfaqen e zezë në natën e errët.”