Si duhet të nxjerr zeqatin për mallrat e tregtisë, në këtë rast për barnatore?

Si duhet të nxjerr zeqatin për mallrat e tregtisë, në këtë rast për barnatore?

0 1906

Pyetja: Si llogaritet zeqati i mallit të tregtisë (barnave), ngaqë kam mall me vlerë rreth 10.000 euro, nuk kam para të gatshme dhe a hiqet qiraja mujore për 12 muaj  dhe shpenzimet tjera?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut…

Është vaxhib (obligim) nxjerra e zeqatit për mallrat në tregti, me dy kushte:

Kushti i parë: Të arrijë sasinë (85 gram ari).

Kushti i dytë: Të kalojë një vit i plotë.

Zeqati për mallrat e tregtisë obligohet për çdo gjë që është përgatitur për shitje dhe tregti, ku bëjnë pjesë barnat dhe të gjitha gjërat të cilat shiten në barnatore, ndërsa ajo që nuk shitet, nuk jepet zeqat për të, sikur inventari, raftet, mjetet e punës, si kompjuteri, etj.

Nuk  llogariten harxhimet e qirasë së lokalit e as paga e punëtorëve, e asgjë prej shpenzimeve. Por jep zeqatin nga fitimi i pastër i parave dhe mallit që e posedon.

Për atë, duhet të llogaritet ajo që shitet në barnatore nëse kalon një vit, çmimin e shitjes së mallit, e jo çmimin e blerjes së mallit, i llogarit të gjitha dhe nxjerr prej saj 2.5 %.

Duhet ditur se koha e mallrave të tregtisë është plotësimi i kohës për paratë me të cilat ke blerë, dhe nuk fillon nga koha e posedimit të mallit apo fillimit të shitjes së tij.

Burimi: albislam.com