Si duhet të sillet gruaja e cila është në kohë të pritjes pas shkurorëzimit?

Si duhet të sillet gruaja e cila është në kohë të pritjes pas shkurorëzimit?

0 961

Eselamu alejkum!

Kam një pyetje urgjente i nderuar hoxhe.

Sa i përket kohës së pritjes pas shkurorëzimit (idetit), unë kam qenë e martuar dhe kam jetuar në shtëpi të babës, si qëndron puna për kohën e idetit? A e kam të lejuar të dal nga shtëpia, si për rastet e provimeve në fakultet , apo për të shkuar në xhami, në derse, dhe tek motrat muslimane! Apo duhet të mbyllem në shtëpi dhe të dal vetëm për nevoja urgjente si në rast të sëmundjeve etj?

Allahu ju shpërbleftë me Xhenetul Firdevs!

Përgjigja:

Elhamdulilah…

1. Gruaja që është shkurorëzuar me shkurorëzim jo përfundimtar (talak rexh’ij) periudhën e iddetit  e kalon në shtëpinë e burrit dhe bashkëshortit nuk i lejohet nxjerrja e saj prej shtëpisë përveç nëse kryen ndonjë vepër të shthurur. Gruas nuk i lejohet të del përveç nëse nxirret.

Këtë e mbështesim në ajetin: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Ajo që përfundimisht është e shkurorëzuar  pas shkurorëzimit të tretë (talak bain). Ajo ka të drejtë iddetin (pritjen) e saj ta kalon në shtëpinë e familjes së saj ose në shtëpinë e ish bashkëshortit nëse sigurohet pamundësia e vetmimit me ish bashkëshortin.

2. Dijetarët kanë më shumë se një qëndrim lidhur me mos largimit të gruas në pritje prej shtëpisë. Mendimi i shumicës është se për të vlen dispozita e asaj që është në pritje pas vdekjes së bashkëshortit, dmth. nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Mendimi i një grupit tjetër të dijetarëve është se asaj i lejohet të del me kushtet që vlejnë për gjininë femërore (hixhabi, mahremi nëse udhëton larg etj.)

Mendimin e shumicës e përkrah edhe Ibën Uthejmini , Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Këtë qëndrim ai e mbështet me ajetin: “Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Në hadith përmendet se një grua që ishte shkurorëzuar përfundimisht kishte dal të vjelë nga hurmat e saja dhe ish bashkëshorti e kishte ndaluar. Kur e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ai i ka lejuar duke thënë: Vjeli hurmat tuaja shpresoj të japësh sadaka ose të bësh ndonjë mirësi. (Muslim)

Dijetarët këtë rast e kanë komentuar si leje për dalje në rast të nevojës.

Sipas kësaj që u përmend dalja nga shtëpia pa ndonjë nevojë si vizitë, rekreacion, shëtitje  nuk lejohet. Lejohet dalja për provime, pjesëmarrje në ligjërata ditën, vizitë tek mjeku dhe të ngjashme.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Talha Kurtishi