Si duhet t’i agjëroj gjashtë ditët e muajit sheval?

Si duhet t’i agjëroj gjashtë ditët e muajit sheval?

0 1897

Pyetje: a është patjetër të agjëroj 6 ditët e shevalit radhazi apo të zgjedh cilën do ditë ai ngas 6 ditët e këtij muaji? Si dhe nëse muslimani agjëron këtë vit 6 ditët e shevalit, a e ka për obligim të agjëroj çdo vit 6 ditët e shevalit apo jo !?

Përgjigje:

عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ”

Nga Ejub el Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

“Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason agjërimin më gjashtë ditë të shevalit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjatë tërë vitit”.[1]

Ndërsa, këto ditë nuk janë të kufizuara, por i zgjedh nga i tërë muaji.

Nëse dëshiron, i agjëron në fillim të muajit, nëse do në fund, por edhe nëse do i ndan ditët, d.m.th.  si të përshtatet ty, nuk prish punë radhitja, sepse esenca dhe kryesorja është t’i agjërosh në muajin sheval të gjitha.

Porse, nëse ti i agjëron ditët një pas një atëherë kjo është më e mirë për ty, se në këtë mënyrë nxiton në kryerjen e veprave të mira në kohë të sigurt dhe shpejt.

Dhe në fund!

Nëse ti agjëron disa vite 6 ditët e muajit sheval e disa vite tjerë nuk agjëron,
themi se kjo nuk ka problem, sepse kjo vepër është me dëshirë e jo obligim.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 05.15.2013.

[1] Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
Ndërsa Hadithi është vlerësuar si Sahih.