SI I NDIHMOI IBN BAZI NEXHMEDIN ERBAKANIT?

SI I NDIHMOI IBN BAZI NEXHMEDIN ERBAKANIT?

0 3818
Dr. Sead Matar El-Utejbi pëcjellë një rast që ia kishte treguar hoxha i tij Abdullah El-Kaud. Ky i fundit tregon:
“Një ditë më mori në telefon shejh Abdulaziz b. Bazi pas namazit të ikindisë. Më tha: dua të vijsh tek unë, tani! U nisa drejt tij duke menduar më vete: a thua çka do shejhu në këtë kohë në të cilën ai zakonisht pushon?! Kur arrita te shtëpia e tij, e pashë duke më pritur dhe duke përcjellë ardhjen time. Në dorë kishte një zarf të mbyllur. Më shprehi mirëseardhjen pastaj më tha fshehurazi: o shejh Abdullah, biletën për në Pakistan e ke gati. Dua që këtë letër t’ia dorëzosh personalisht vëllait tonë Dijaulhak!.. Ma tregoi punën e zarfit shkurtimisht.. U mundova të arsyetohem se nuk mund të shkoja për shkak disa punëve të mija personale, mirëpo shejhu nuk më la hapsirë dhe më tha: me ndihmën e Allahut, nisu se vëllezërit të presin atje..!
U bëra gati dhe udhëtova për atje. Kur arrita në aeroportin e Islamabadit, pashë disa vëllezër që më pritshin. U nisëm për atje ku ishte presidenti Dijaulhak, Allahu e mëshiroftë, dhe e gjetëm duke na pritur në hyrje të ndërtesës. Na shprehu mirëseardhje të fuqishme, pastaj u ulëm ndërsa unë ia dorëzova letrën. E lexoi  pastaj tha: in sha Allah, in sha Allah  (dhashtë Zoti)! Kur u ngritëm për të shkuar, tha: selam bëji shejh Ibn Bazit… in sha Allah, do dëgjojë lajme të gëzueshme  (apo diçka të tillë).
El-Kaud thotë: shejh Ibn Bazi më pat thënë: kjo letër është një intervenim i veçantë për vëllanë tonë Nexhmedin Erbakan, ndoshta Allahu ia lehtëson daljen nga burgu. Në këtë kohë Nexhmedin Erbakani ishte burgosur me urdhërin e presidentit turk, gjeneral Kenan Evren, Allahu ja dhashtë atë që meriton!
E pyetëm shejh Abdullah El-Kaud: e ç’lidhje kishte Dijaulhak me këtë punë? Pse shejh Ibn Bazi iu drejtu atij me letër? Tha: e pata pyetur për këtë Ibn Bazin dhe më tha që kishte shoqëri të vjetër! Shpresojmë të ketë dobi… shpresojmë të ketë dobi – tha.
Pas kësaj e pyetëm të gjithë shejhun: a pat efekt ky intervenim? Shejhu u përgjigj: po, pak kohë kaloi dhe dëgjuam për lirimin e Nexhmedim Erbakanit dhe sapo doli nisi themelimim e partisë së tij islame me emër të ri.Nga arabishtja:
Agim Bekiri
Burimi: albislam.com