SI I THIRRI MUHAMEDI, -SALALLAHU ALEJHI VE SELEM!, SHOKËT E TIJ NË BESIM?!

SI I THIRRI MUHAMEDI, -SALALLAHU ALEJHI VE SELEM!, SHOKËT E TIJ NË BESIM?!

0 1863

Nga Ebu Uakid el-Lejthi ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili ka thënë: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut ,- salallAhu alejhi ve selem!,- për në Hunejn dhe ne sapo e kishin braktisur mosbesimin. Mushrikët kishin një pemë tek e cila ishin të përkushtuar dhe varnin armët e tyre në të. Ata e quanin atë Dhat Enuat. Kaluam pranë një peme të tillë dhe thamë: “O i Dërguari i Allahut, na cakto edhe neve një Dhat Enuat ashtu siç kanë ata të tyren.” Kështu, i Dërguari i Allahut tha: “Allahu Ekber! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, vërtet keni thënë ashtu siç thanë Beni Israilët (Çifutët): “Na bëj dhe ne një të adhuruar ashtu siç kanë ata të adhuruarit e tyre.” Ai tha: “Vërtet ju jeni një popull injorant.” [1]

Ndërsa i Dërguari i Allahut,- salAllahu alejhi ue selem !, tha:
“Vërtet, ju do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush.”[2]

Transmetohet nga Xhabiri, -radijAllahu anhu!, se i Dërguari i Allahut, -salAllahu alejhi ue selem!, ka thënë: “Kushdo që e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë do të hyjë në Xhenet; dhe kushdo që e takon Allahun duke shoqëruar Atij dikë (apo diçka) do të hyjë në Zjarr.”[3]
Transmetohet Nga Muadh Ibn Xhebeli[4],- Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili ka thënë: “Isha duke ecur me gomar pas të Dërguarit të Allahut dhe ai më tha: “A e di se kush është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij dhe e drejta që ka robi tek Allahu?”
Unë thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
Ai tha: “E drejta e Allahut mbi robërit e Tij është se ata duhet ta adhurojnë Atë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë Atij asgjë; dhe e drejta që kanë robërit tek Allahu është që Ai të mos dënojë asnjërin prej nga ata që nuk i bëjnë Atij shok në adhurim.”
Unë thashë: “O i Dërguari i Allahut, a t’i lajmëroj njerëzit.”
Ai tha: “Mos i lajmëro ngase ata do të mbështeten tek kjo.”[5]

Nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut ,- salAllahu alejhi ue selem !,- ka thënë: “Kushdo që vdes duke iu lutur dikujt tjetër në vend të Allahut, do të hyjë në Zjarr.”[6]

Nga Ebu Musa el-Esh’ari,- Allahu qoftë i kënaqur me të !-, i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut,- salAllahu alejhi ue selem:

الْمَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ

“Njeriu është me atë që e do.”[7]
Transmetohet nga Ubade bin Samit[8], –radij-Allahu anhu!, i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut ,- salAllahu alejhi ue selem!,-  ka thënë: “Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë; dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij; dhe se Isa është rob dhe i Dërguari i Tij dhe Fjala e Tij që u vendos tek Merjemja; dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai; dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në Xhenet sipas veprat të tij.[9]

Transmetohet nga Ibn Abasi[10],- Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!,- se kur i Dërguari i Allahut,- salAllahu alejhi ue selem  e nisi Mu’adhin për në Jemen, i tha: “Ti po shkon tek një popull që janë nga Njerëzit e Librave të Mëparshëm (Ehlul-Kitab). Kështu që, le të jetë gjëja e parë ku do t’i thërrasësh ata dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut).

Dhe nëse të binden tek kjo, atëherë njoftoji se Allahu ua ka vënë detyrë faljen e pesë namazeve çdo ditë dhe natë. Dhe nëse të binden tek kjo, atëherë njoftoji se Allahu ua ka vënë detyrë dhënien e Zekatit që merret nga të pasurit dhe u jepet të varfërve. Dhe nëse të binden tek kjo, atëherë ruhu që të mos u marrësh gjërat më të shtrenjta që kanë ata dhe frikësoju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi sepse nuk ka perde (pengesë) midis lutjes së tij dhe Allahut.[11]

Përzgjodhi dhe përshati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kuran: A’raf, 138.

[2] Ky hadithë transmetohet nga Ahmedi (Vëllimi. 5, fq. 228), Tirmidhiu (Kitabul-Fiten, nr. 2180, vëllimi 4, fq. 475) i cili e ka saktësuar, Abdur-Rrazaku (Vëllimi 11, nr. 329, fq. 20763), Ibn Xheriri (Vëllimi 9, fq. 45-46), Ibn Mundhir (shiko ed-Durrul-Menthur, vëllimi 3, fq. 533), Ibn Ebi Hatim (po aty) dhe Taberani (Vëllimi 3, fq. 275, n. 3290-3294).

[3] Transmeton Imam Muslimi (Kitabul-Iman, n. 151-152).

[4] Kush është Muadh ibn Xhebeli, – Allahu qoftë i kënaqur me të!-. Ai është Mu’adh bin Xhebel bin Amr bin Eus el-Ensari el-Hazrexhi, Ebu Abdur-Rrahman. Ai është një Sahab i famshëm i cili ka marrë pjesë në betejën e Bedrit dhe në betejat e tjera që u zhvilluan më pas. Ai ka qenë nga njerëzit më të dalluar për dijen dhe gjykimet e Kur’anit. Vdiq në vitin 18 Hixhri në Sham, gjatë kohës kur kishte plasur Epidemia e Murtajës së Emuas.

[5] Ky Hadithë është transmetuar nga Buhariu (Kitabul-Libas, nr. 5967), Muslimi (Kitabul-Iman, nr. 48-51, 53), Tirmidhiu (Kitabul-Iman, nr. 2643, v. 5, fq. 25), Ibn Maxheh (Kitabuz-Zuhd, nr. 4269, v. 12, fq. 1435) dhe Ahmedi (Vëllimi. 3, fq. 260-261).

[6] Transmetohet nga Buhariu. Kitabuz-Zekat, nr. 1395 dhe 1458.

[7] Mutefekun alejhi [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimiu].

[8] Ubade bin Samit el-Ensari ishte një prej Sahabëve që morën pjesë në besëlidhjen e Akabes (në të parën dhe të dytën) me të Dërguarin ,- salallAhu alejhi ve selem!,- dhe gjithashtu mori pjesë në betejat e tjera që u zhvilluan më pas me të Dërguarin ,- salallAhu alejhi ve selem!,- Ai ishte një dijetar i Kur’anit në Medine dhe pastaj në Sham. Vdiq në Jeruzalem në vitin 32 Hixhri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[9] Hadithi është transmetuar nga Buhariu(Kitabul-Enbija, nr. 3435), Muslimi (Kitabul-Iman, nr. 46 dhe 47) dhe Ahmedi (Vëllimi 5, fq. 314).

[10] Transmetuesi i këtij hadithi është Abdullah Ibn Abas Ibn Abdul-Mutalib el-Hashimi, djali i xhaxhait të të Dërguarit të Allahut ,- salAllahu alejhi ue selem!,-i njohur me nofkën el-Hibr (shqip ‘boja’) ose el-Bahr (shqip ‘deti’) për shkak të dijes së gjerë që kishte. Ishte një nga Sahabët që ka transmetuar një numër të madh të Haditheve, nga robërit e Allahut dhe një nga Fekihët [3] e Sahabëve. Vdiq në vitin 68 Hixhrij, Allahu qoftë i kënaqur me të.

[11] Hadithi është Transmetuar nga Buhariu (Kitabuz-Zekat, nr. 1395 dhe 1458), Muslimi (Kitabul-Iman, nr. 31), Nesaiu(Kitabuz-Zekat, vëllimi 5, fq. 3), Ibn Maxheh (Kitabuz-Zekat, nr. 1873, vëllimi 1, fq. 568), Darimiu (Kitabuz-Zekat, nr. 1662, vëllimi 1, fq. 318) dhe Ahmedi (Vëllimi 1, fq. 233).

GJITHASHTU NË ALBISLAM