SI LIGJËRONTE I DËRGUARI I ALLAHUT HUTBEN E XHUMASË ?!

SI LIGJËRONTE I DËRGUARI I ALLAHUT HUTBEN E XHUMASË ?!

0 1167

Namazi i xhumasë është një prej riteve më të njohura islame, një tubim madhështor javor për muslimanët, një prej dëshmive më kryesore të unitetit, vëllazërisë në botën islame. Për këtë Allahu i Madhëruar obligoi për burrat që të prezentojnë, e nuk lejoi që të anashkalohet, përpos atij që ka arsye siç është udhëtimi, sëmundja, etj. Është e preferuar që të shkohet parakohe, të pastrohet, të vishet njeriu mirë, e të parfymoset.

Namazi i xhumasë është vendosur të falet me zë, njejtë edhe hutbeja, për çfarë edhe u ndërtuan mimberet, ku Allahu i Madhëruar urdhëroi që të ketë heshtje gjatë fjalimit të hatibit, për aq sa nuk lejohet as shoku shokut t’i thotë: Hesht! Me këtë ai humb shpërblimin e ditës së xhuma, njëjtë është me atë i cili numëron guralecat (humb vëmendjen me ndpnjë shkak). Andaj hutbeja e cila ka këtë rëndësi e përmban këtë shpërblim, meriton t’i kushtohet kujdes e vëmendje.

Yrneku i hatibëve, imami i thirrësve, mësuesi i njerëzimit, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, njeriu i përsosur në virtyte, sjellje, njohuri, e dije, prej tij përfituan të gjithë, në duar të tij morën dije imamët, dijetarët, hatibët. Të ndalesh në hutbet e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, në metodikën e tij në mënyrë të përgjithshme, studimin e karakteristikave, nxjerrjen e shembujve, yrnekut më të mirë për ne, në fjalët e tij gjatë ligjërimit, që është prej udhëzimeve profetike, i cili është edhe udhëzuesi më i mirë.

Në këtë shkrim do paraqesim udhëzimin profetik për hutben e xhumasë, qoftë fjalë a vepër, përshkrim për të dërguarin e Allahut si hatib.

Së pari: Udhëzimet e tija veprore gjatë hubtes:

Hadithet të cilat flasin për udhëzimin profetik gjatë hutbes përfshinë disa pika, të cilat mund t’i paraqesim në formë të shkurtër, prej tyre forma e ligjërimit:

  1. Ligjëronte në këmbë. Siç është transmetuat në hadithi e Xhabir ibn Semure, radijAllahu anhu, i cili është shënuar tek Muslimi dhe Ebu Davudi. Argumentuar me fjalën e Allahut: “Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty të qëndrosh.” Xhuma’ 11.
  2. Ligjëronte i hipur në mimber. Siç është vërtetuar se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në fillim të shpalljes ligjëronte i hipur në një cung të drurit të palmës, e më pas Ensarët ndërtuan një mimber i përbërë prej tre shkallëve, të cilin i dërguari i Allahut e morri si mimber për të ligjëruar.
  3. Ligjëronte dy hutbe, duke ndarë mes dyve me një ulje të shkurtër, siç është vërtetuar në hadithin e ibn Omerit, radijAllahu anhu, të shënuar tek Buhariu, Muslimi e të tjerë.
  4. Ndonjëherë e ngrite gishtin tregues, siç e tregon këtë hadithi i Amara ibn Ruvejb, radijAllahu anhu, shënuar nga Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Nesaiu.
  5. Kur ligjëronte skuqej, ngrite zërin, hidhërohej, sikur të jetë një udhëheqës ushtrie, siç ka shënuar Muslimi, Nesaiu nga Xhabiri, radijAllahu anhu: “Ai (sal-Allahu alejhi ve selem) kur përmendte ditën e Kiametit iu skuqeshin faqet, e ngrite zërin, i shtohej hidhërimi, po si të jetë një qortues ushtrie, e thoshte: “Mëngjes apo në mbrëmje (do ju vijë armiku).”
  6. Falte namazin më gjatë se koha e hutbes, siç transmetohet nga Xhabir ibn Semure që është shënuar tek Ebu Davudi, ku thuhet se u dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e zgjaste këshillën ditën e xhuma, por ishin ca fjalë të shkurtra. Në hadithin e Amarit, radijAllahu anhu, thuhet: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Me të vërtetë zgjatja e namazit nga hatibi dhe shkurtimi i hutbes tregon për drejtkuptimin e tij ndaj fesë, andaj shkurtoni Hutben e zgjatni namazin.” E shënon Muslimi. E në një trasnmetim tjetër tek Muslimi dhe Ebu Davudi nga Amari transmetohet të ketë thënë: “I dërguri i Allahut na urdhëronte të shkurtojmë hutben.”
  7. Fjalët e tija ishin të pakta, që nëse dikush dëshironte t’i numëronte do arrinte t’i numëron, sikur që në fjalët e tij kishte përsëritje, në mënyrë që të kuptohej.

Dy: Udhëzimet e tija në të folurit:

  1. Është vërtetuar se ai, salAllahu alejhi ve selem, kur mbante hutben falënderonte Allahun, e madhëronte Atë, ashtu siç Ai meriton. Dhe atë me fjali të ndryshme, ndonjëherë thoshte: “Allahun e lavdërojmë dhe vetëm atë e falënderojmë, ashtu siç Ai meriton, Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe atë që e lajthit s’ka kush e udhëzon, fjala më e mirë është Libri i Allahut, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit gjërat më të këqija janë risitë, çdo risi është bidat, e çdo bidat është devijim, e çdo devijim shpie në zjarr. Më pas thoshte: Jam dërguar unë dhe Kiameti si këto dy (tregonte me gishtat e tija).” Etj.
  2. Lexonte Kuran gjatë hutbes. Siç trasnmetohet në hadithin e Xhabir ibn Semures dhe hadithin e Xhabir ibn Abdullahut tek Muslimi, e të tjerë, sei dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, lexonte ajete Kuranore me të cilat i përkujtonte njerëzit.

Tre: Tematika e hutbeve të tija:

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, mbante hutbe me tematikë të përgjithshme, e herë me tematikë të caktuar, e herë mbante hutbe të ngjashme si në ditët e xhumasë, e festat e Bajrameve, mbante hutbe si pasojë e ndonjë ndodhie e nevoje. Të gjitha hutbet e tija ishin thirrje në rrugën e Allahut, për në rrugën e drejtë, duke shpjeguar themelet e dobishme e veprat e mira, duke nxitur për gjitha llojet e veprave të mira, në bamirësi ndaj krijesave, duke tërhjekur vërejtje nga veprat e dëmshme e sjelljet e këqija. Në tërësi hutbet e tija ishin të shkurtra, për aq sa të bëhet e qartë ajo që synohet.

Këshillat e tija ishin dy llojësh: Lloji i parë, këshillonte njerëzit me këshilla të përgjithshme, duke nxit njerëzit për bamirësi, e duke kërcënuar nga veprat e këqija, duke ngjallë përmallim për atë që Allahu ka premtuar për ata që respektojnë Allahun, e duke i kërcënuar nga ajo që Allahu ka përgatitur për mëkatarët, që në zemrat të reflektojë imani.

Pra u sqaronte njerëzve në detaje atë që duhet të detajizohej.

Pra lloji i parë është këshillë, përkujtim. Ndërsa lloji i dytë: sqarim, mësim e detajizim.

Kishte parasysh kohën për gjërat që kishin nevojë njerëzit t’u shpjegohen, duke mos e tepruar me rimë e thellim në tematikë. I gjithë qëllimi i tij ishte të kumtonte kuptimet e dobishme me fjalë më të thjeshta e në mënyrë më të shkurtër. Atij i është dhënë aforizma, ndonjëherë përsëriste fjalët në kohë kur kishte nevojë të përsëriten. Në këtë është më primare të bazohet hatibi, por nuk ka gjë të keqe nëse njeriu bën përzgjedhjen e fjalëve pa teprim.

Sherif ibn Abdulaziz

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 284

0 1970