Si ta rrespektoj nënën time pas vdekjes së saj?

Si ta rrespektoj nënën time pas vdekjes së saj?

0 3109

Pyetje:

Si ta rrespektoj nënën time pas vdekjes së saj?

Përgjigje:

Transmetohet se njëri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam!,- duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet rrespekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu duke i thënë: ” Duaja për prindërit e tu, kërkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata, rrespektoi shokët e tyre dhe mbaji lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu.”

(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif (të dobët) në librin e tij: ” Daif ebi Davud: 1101).

Të gjitha këto që u cekën në hadithë janë prej rrespektit ndaj prindërve pas vdekjes së tyre, që t’i mund t’ua bësh atye.

Andaj, të këshilloj që të bësh dua për nënën tënde, kërkoi Allahut ta falë nënën tënde (t’i falë mëkatet), zbatoja amanetet (porositë e legjitimuara nga sheriati islam) që t’i ka lënë nëna, rrespektoja shoqet e saja, mbaj raportet me motrat dhe vëllezërit e saj dhe të gjithë të afërmit nga familja e nënës.

Allahu të forcoftë e t’i lehtësoftë çështjet tua, dhe na pranoftë veprat, lutjet ty ,neve dhe çdo muslimani. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalat Muteneuiah: 9/295.

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com