SI TË ARRISH SHPËTIM NGA ZJARRI DHE NGA HIPOKRIZIA?

SI TË ARRISH SHPËTIM NGA ZJARRI DHE NGA HIPOKRIZIA?

0 94

Padyshim që fitimi më i madh, shpërblimi më i vyeshëm që mund ta arrijë njeriu në jetën e tij është arritja, fitimi i xhenetit dhe shpëtimi e largimi nga zjarri, Allahu i Lartmadhëruar në librin e Tij fisnik thotë: “dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese”. Ali Imran, 185.

Sa e sa njerëz orvaten në jetën e tyre që të largohen e të lirohen prej gjërave që janë shkatërruese, qofshin ato materiale apo shoqërore, etj, kështu duke haruar përkushtimin për rrugët që i shpëtojnë ata nga zjarri, këto rrugë të qarta për të cilat udhëzoi dhe tregoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sikur në hadithin që e transmeton Enes ib Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush falet dyzet ditë me xhemat (në xhami) duke arritur tekbirin e parë, atij i shkruhen dy largime: Largim nga zjarri dhe largim nga nifaku.” E shënon Tirmidhiu, ndërsa shejh Albani e vlerësoi të mirë (hasen).

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porosit umetin e tij dhe thotë: “Kush falet”. Pra, sinqerisht për Të, duke kërkuar kënaqësinë e Tij.

dyzet ditë me xhemat (në xhami)”. Dyzet ditë një pas një, pa ndërprerë, ky numër është i synuar në mënyrë figurative, pasi që njeriu nëse e arrinë këtë numër në vazhdueshmëri në adhurim, më pas adhurimi për të shndërrohet në adet, e nuk bëhet adhurimi gjë e vështirë për të.

duke arritur tekbirin e parë”. Pra, të jep tekbirin e parë së bashku me imamin. Ibn Haxheri ka thënë: “Arritja e tekbirit fillestar është sunet i fortë, të parët e umetit kur ju ikte tekbiri i parë, ngushëllonin veten për tri ditë, e nëse ju ikte namazi me xhemat ngushëllonin veten për shtatë ditë”.

atij i shkruhen dy largime: Largim nga zjarri”. Pra, shpëtim nga zjarri dhe dënimi i tij.

dhe largim nga nifaku”. Pra, pastron prej tij cilësinë e hipokrizisë, imam Tibiu ka thënë: “Nënkupton se, garantohet që të mos vepron vepra të hipokritëve në këtë botë, dhe e mbarëson që të veprojë vepra të sinqerta, e në ahiret i garanton shpëtim nga dënimi i hipokritëve, dhe dëshmohet për të se nuk është hipokrit, pra, hipokritët kur ngrihen për t’u falur ngrihen me përtaci, e gjendja e këtij dallon prej tyre”.

SI ARRIHET TEKBIRI FILLESTAR

Tekbiri fillestar arrihet në dy mënyra: duke qëndruar në saf në momentin kur këndohet ikameti, dhe me përcjellje të imamit gjatë tekbirit. E disa prej dijetarëve e përcaktojnë me fillimin e leximit të sures Fatiha nga imami.

Imam Neveviu ka thënë: “Preferohet që të përkushtohemi në arritjen e tekbirit fillestar me imamin, ndërsa mënyrat se si arrihet janë disa; më e sakta është të jetë prezent gjatë tekbirit të imamit, e para këtij tekbiri të jetë i përgatitur për hyrje në namaz, e që nëse vonohet nuk e ka arritur…”.

Imam ibn Rexhebi ka thënë: “Imam Ahmedi ka deklaruar, sipas tranmsetimit të Ibrahim ibnul Harith, se nëse nuk e ka arritur tekbirin së bashku me imamin, nuk e ka arritur tekbirin fillestar”.

PËRKUJDESI I SELEFIT PËR TË ARRITUR TEKBIRIN FILLESTAR

Janë përmendur tregime të shumta nga të parët tanë të mirë për përkujdesin dhe përkushtueshmërinë e tyre për arritjen e tekbirin fillestar, prej tyre; atë që e transmeton Muxhahidi, i cili ka thënë: “Kam dëgjuar një prej shokëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e di cili ishte, por ishte prej atyre që kishte prezentuar në luftën e Bedrit, i tha djalit të tij: “A e arrite namazin me ne? Tha: Po. E pyeti: A e arrite tekbirin fillestar? Tha: Jo. I tha: Të kanë ikur mirësi sa njëqind deve, që të gjtha syzezë”. E shënon Abdurrezaku në ‘Musanefin’ e tij.

Është përcjellur se Said ibnul Musejibi thënia e tij: “Nuk më ka ikur tekbiri fillestar që pesëdhjetë vite”.

Nga Veki’u përcillet të ketë thënë: “Ameshi i kishte diku shtatëdhjetë vite, e nuk i ikte tekbiri fillestar, e shoqërova për dy vite, e nuk e pash asnjëherë të kompensonte ndonjë reqat”.

Ibrahim Nehaiu ka thënë: “Nëse e sheh dikë që e anashkalon tekbirin fillestar, laji duart prej tij, -s’ka hajr në të-”.

Jahja ibn Maini ka thënë: “Kam dëgjuar Vekiun duke thënë: Kujt i ikë tekbiri fillestar, mos shpreso për të mirë”.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE
HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

Burimi: albislam.com

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

NUK KA KOMENTE

KOMENTO