SI TË DISTANCOHEMI NGA ZJARRI DHE HIPOKRIZIA

SI TË DISTANCOHEMI NGA ZJARRI DHE HIPOKRIZIA

0 1552

Padyshim që përfitimi më i madh, shpërblimi më me vlerë që e arrin njeriu në jetën e tij është arritja, dhe fitimi i xhenetit, shpëtimi e distancimi nga zjarri, Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehenemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese”. Ali Imran, 185.

Sa njerëz në jetën e tyre orvaten që të pastrojnë veten e të shpëtojnë nga dështimet materiale, shoqërore, e të tjera. Harrojnë që të përkushtohen për rrugët e shpëtimit nga zjarri, këto rrugë të qarta për të cilat na udhëzoi dhe na porositi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, prej tyre është edhe hadithi që na e përcjell Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Kush falet dyzet ditë (në xhami) me xhemat, për hir të Allahut, duke arritur tekbirin fillestar, atij i garantohen dy distancime: Distancim nga zjarri dhe distancim nga hipokrizia”. Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerësoi hasen ( të mirë)

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porositi umetin e tij, me fjalët: “Kush falet dyzet ditë (në xhami) me xhemat, për hir të Allahut”, me besnikëri dhe sinqeritet, duke kërkuar vetëm kënaqësinë e Allahut, të falet për dyzet ditë, një pas një, pa ndërprerë, me xhemat, ky është numri i përcaktuar, që nëse njeriu nëse arrin të përkushtohet në adhurim për kaq kohë, adhurimi për të do bëhet zakon, e nuk do jetë vështirësi për të.

“duke arritur tekbirin fillestar”, pra tekbirin fillestar ta arrjë së bashku me imamin. Ibn Haxheri, thotë: “Arritja e tekbirit fillestar është sunet i fortë, kështu që të parëve nëse iu ikte tekbiri fillestar, ngushëllonin veten tre ditë me rradhë, e poqëse u ikte namazi me xhemat, ngushëllonin veten shtatë ditë”.

“i garantohen atij dy distancime, distacim nga zjarri”, pra shpëtim nga zjarri dhe dënimi i tij.

“distancim nga hipokrizia”, pra largon prej tij cilësinë e hipokrizisë. Imam Tibiu ka thënë: “e siguron në këtë botë nga veprimi i ndonjë vepre të hipokritëve, e mbarëson për veprimin e punëve të njerëzve të sinqëertë, e në botën tjetër e siguron atë nga dënimi i hipokritit, dëshmohet për të se nuk është prej hipokritëve, pra hipokritët kur ngriten për t’u falur ngriten me përtaci, e halli i tij ndryshon prej tyre”.

SI ARRIHET TEKBIRI FILLESTAR

Tekbiri fillestar arrihet me dy gjëra: Duke qëndruar në saf në momentin kur thërret ikameti, dhe ndjekjen e imamit gjatë tekbirit, disa dijetarë e përcaktojnë kohën e arritjes së tekbirit deri kur imami të fillojë të lexojë suren Fatiha.

Imam Neveviu ka thënë: Preferohet që jemi të kujdesshëm të arrijmë tekbirin fillestar së bashku me imamin, mënyra se si arrihet është në disa forma, më e sakta është të jetë prezent kur imami merr tekbirin fillestar, dhe menjëherë të hyjë në namaz pas imamit, e poqëse vonohet, nuk konsiderohet ta ketë zënë tekbirin fillestar.”

Ibn Rexhebi, ka thënë: “Imam Ahmedi potencon në transmetimin e Ibrahim ibnul Harithit, se nëse nuk e arrin tekbirin me imam, nuk e ke arritur tekbirin fillestar.”

PËRKUJDESI I SELEFIT PËR TEKBIRIN FILLESTAR

Janë përcjellur nga të parët tanë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, shumë raste që tregojnë për përkujdesin e tyre, dhe përkushtimit në arritjen e tekbirit fillestar, prej tyre; na përcjell Muxhahidi e thotë: kam dëgjuar një prej shokëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e di cili ishte, por e di që ishte prej atyre që prezentuan në Bedr, i thoshte djalit të tij: “A e arrite namazin me ne? Tha: Po. E pyeti: A e arrite tekbirin fillestar? Ai i tha: Jo! i tha: “Ajo që të ka ikur është më me vlerë se të kesh njëqind deve, që të gjitha me sy të zi”. E shënon Abdurrezaku, në “Musanef”.

Kanë përcjellur nga Said ibn Musejibi të ketë thënë: “Nuk më ka ikur tekbiri fillestar që prej pesëdhjetë vitesh”.

Vekiu ka thënë: “Eameshi ishte në vitet e shtatëdhjeta, nuk i ikte tekbiri fillestar, e shoqërova më tepër se dy vite, asnjëherë nuk kompensonte një rekat”.

HADITHI I NËNTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM